Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)

Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)

Partia Demokratike

Pas Tiranës, Partia Demokratike cakton grupet e punës për disa qarqe të tjera në vend, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme të 11 Majit, të dekretuara sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Me firmë të kryetarit të saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit me vendim të GJKKO, janë përzgjedhur edhe emrat për grupet e punës në qarqet Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, si dhe për Kavajën dhe Rrogozhinën.

Bie në sy fakti se në Durrës është caktuar ish-deputeti Gent Strazimiri për zonat e Fushë-Krujës dhe Krujës.

Për qarkun e Elbasanit ku drejtues është Tomor Alizoti, grupi i punës do të përbëhet nga 24 persona, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa.

Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj.

Kurse në Berat drejtuesi Eno Bozdo, mbështetet nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë.

Kurse në degët Kavajë dhe Rrogozhinë Fisnik Qosja do ndihmohet nga Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.
Qarku i fundit ku është përzgjedhur shtabi për zgjedhjet e 2025 është i Kukësit, me drejtues deputetin Flamur Hoxha dhe ndihmës Isuf Çelën, Miftar Dautin, Nazlie Laçin dhe Besa Manajn.

Caktimi i drejtuesve dhe listës së ndihmësve në qarqe:
Qarku Durrës,
Oerd Bylykbashi  drejtues
-Gent Strazimiri për Krujë, Fushë-Krujë
 Ardian Muka
Artjon Bajrami
Bislim Ahmetaj
Dritan Burgia
Eda Harizi
Emri Vata
Erzen Laçi
Fatbardha Kadiu
Floriana Garo
Igli Cara
Ilirjana Kucana
Jola Hysaj
Manjola Luku
Qarku Berat
-Eno Bozdo, drejtues
-Afërdita Pushi
-Ardit Bënja
-Kasëm Mahmutaj
-Kozeta Protoduari
-Zija Ismaili
Degët Kavajë dhe Rrogozhinë
-Fisnik Qosja, drejtues grupi
-Shkëlqim Hoxha
-Hekuran Xhani
-Rudin Hylviu
Qarku Kukës
-Flamur Hoxha, drejtues
-Besa Manaj
-Isuf Çela
-Miftar Dauti
-Nazlie Laçi
Qarku Lezhë
-Agron Gjekmarkaj, drejtues
-Albert Melyshi
-Albina Deda
-Aleksandër Kovaçi
-Elda Hoti
-Kastriot Piroli
-Lindita Metaliaj
-Maksim Kola
-Mariglen Doci
-Marjana Brunga
-Salvador Kaçaj
-Ylvina Ndoj
-Zyrafete Kulli
Qarku Elbasan
-Tomor Alizoti, kryesues
-Alesia Balliu
-Arben Elezi
-Arbjola Halimi
-Ardian Turku
-Ardit Shehu
-Aurel Bylykbashi
-Bedri Qypi
-Bjanka Çopja
-Blerim Tafani
-Daniela Shyti
-Dashnor Sula
-Doris Madhi
-Gani Cani
-Hasim Çekrezi
-Lefter Gështenja
-Megi Balliu
-Mirela Kina
-Qani Xhafa
-Sabri Sallaku
-Servet Duzha
-Shefki Çota
-Silvi Bardhi
-Zheni Gjergji

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik