Rama për Report Tv: Bashkëpunoj me Bashën pas 25 prillit, me kushtin të ndahet nga Berisha e Meta! Kreu i PD e refuzon: S'do jesh kurrë pjesë e qeverisjes sonë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit megjithatë ka vetëm një kusht! Që Basha të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i ka cilësuar si të keqen e vendit. Megjithatë, Basha ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama.

Në intervistën për Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, Rama është ndalur të flasë edhe për punët e tij përgjatë qeverisjes, e pikërisht një prej këto është edhe Rruga e Arbrit, ku dhe u zhvillua kjo intervistë. Rama sqaroi se kjo rrugë do të jetë pa pagesë, dhe është shprehur i bindur se do të jetë sjellë një zhvillim ekonomik shumë të madh për vendin. 

Teksa ish-kryeministrin për Sali Berishën është shprehur se i ka sjellë vetëm të këqija vendin me filozofinë e tij të të qeverisurit, për Metën thotë se nuk e sheh aspak si kundërshtarin e tij politik, por si një personalitet të degraduar që ka bërë të njëjtën gjë edhe me institucionin që ai drejton, Presidencën. E nisur nga kjo, pavarësisht paralajmërimeve apo deklaratave të forta që ka bërë kreu i shtetit, të tipit “kush vjedh votën do i pritet dora” Rama tha se nuk i trembet aspak një skenari dhune pas 25 prillit. Frikë tha se ka vetëm nga Zaho, djali i tij i vogël dhe vetja.  

Intervista e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim pas 25 prillit, Rama: Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim

1618434332_1618412816rama.jpg

Menjëherë pas refuzimit të ftesës së kryedemokratit Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Sipas Ramës, ky refuzim është një tregues se ai e ka të vështirë që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo”, shkruan Rama.

\

Postimi i kryeministrit Edi Rama 
Ora 22:41
Rama i bëri ftesë në Report Tv për bashkëpunim pas 25 prillit, Basha: Ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë! Koha e tij ka mbaruar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama pas 25 prillit. Ai e ka refuzuar ftesën e këtij të fundit në Report Tv, duke thënë se “nuk do të jetë pjesë e qeverisjes sonë”, duke u shprehur kështu i bindur në fitoren e opozitës në 25 prill.

"Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë", shkruan Basha. 

Ora 16:21
Kandidatë të pastër në zgjedhje? Rama: Gjithmonë kam qenë dakord me Yuri Kim! Pas 25 prillit i kemi votat e mjaftueshme për të qeverisur

 

Me thirrjet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për kandidatë të pastër në zgjedhje, Kryeministri Rama thotë se gjithnjë ka rënë dakord me të.

"Patjetër që i kam dëgjuar dhe jam 100% dakord me ambasadoren amerikane dhe asnjëherë nuk kam pasur mosdakordësi", tha Rama.

Ndërkohë që në fund ka një fjalë për objektivin e PS-së kur thotë se PS do të ketë votat e mjaftueshme për të qeverisur.

"Ne nuk do të kemi asnjë detyrim për të zgjedhur të tjerë si rezultat i numrave. Do të kemi vota të mjaftueshme për të qeverisur. Ne do të marrim 74-78 mandate", përfundoi intervistën për Report Tv, Kryeministri Rama.

Ora 16:15
Pandemia/  Rama: Hapje totale është fjalë e madhe, por sezoni turistik do jetë shumë i lehtësuar

 

Kryeministri Rama nuk premton dot një hapje totale në këtë verë por garanton një sezon turistik shumë të lehtësuar për shkak të vaksinimit.

"Ne do të arrijmë në gjysmë milioni brenda majit dhe pastaj do të vijojmë intensivisht. Hapje totale është fjalë e madhe por e sigurt që do të kemi sezon turistik më të lehtësuar. Ne punojmë çdo ditë-natë në të katra anët, në të gjitha kontinentet për vaksinat", tha ai.

Kryeministri shprehet se qytetarët e dinë vështirësinë e mandatit të tij të dytë qeverisës.

"Unë mendoj se shqiptarët janë të vetëdijshëm se ne as nuk i zgjodhëm por edhe as nuk i shmangëm 2 goditjet e mëdha që morëm. Mandati i dyti ishte më shumë mandat lufte sesa qeverisës. Na pengoi pa çuar deri në fund punë të rëndësishme.  Por sa të kalojmë këtë sfidë të madhe të pandemisë ta bëjmë Shqipërinë ëndrrën e të gjithëve për të punuar të gjithë së bashku për rritje ekonomike për të gjithë", tha Rama në intervistën për Report Tv.  

Ora 16:05
Rama: Jam i gatshëm që të bashkëpunoj me Bashën pas 25 prillit, me një kusht

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë pas 25 prillit me Lulzim Bashën, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik,  të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndalhet plotësisht prej tyre", tha Rama. 

Ora 16:03
Rama i kujton Bashës 3 momentet kulmore të karrierës së tij shtetërore

 

Në intervistën për gazetarin Denis Minga, Kryeministri Rama duke folur për retorikën e tij e shpjegoi në këtë mënyrë: "Nuk kemi ne asnjë konkurrencë të mundshme në etikë për retorikën. Unë nuk shaj, fyej, akuzoj. Unë sigurisht satirizoj në momente të caktuara fenomene që duhen nxjerrë në sytë e njerëzve, sidomos kur bëhet fjalë në kohë fushate'.

Ndërkohë që i pyetur pse përmend më shumë Ilir Metën dhe Sali Berisha dhe se a trembet ai nga kjo, Rama i kujtoi Bashës gabimet.

"Nuk është çështje trembeje, 2është çështje e një të vërtetë të madhe. Basha është një kukull, një dhëndër i zbukuruar për të dalë në fushatë dhe tërësisht i kontrolluar nga këta të dy. Këta ta dy janë kërcënimi real Basha sa herë është provuar ka treguar se është i paaftë të qeverisë. Shpesh ne tallemi me lapsuse që të bëjmë për të qeshur, për në fakt nuk të bën për të qeshur kur firmos një marrëveshje dhe humb territorin, kur rri në krye të dikasterit dhe vriten 4 njerëz në bulevard dhe del në krye të dikasterit tjetër dhe humbin qindra milionë euro. Nuk ia vlen të humbasim kohë më tutje. Nuk ia vlen të merremi kaq shumë", tha Rama.

Ora 15:58
Rama: Për mandatin e tretë do kemi paketën më të madhe të investimeve në histori

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse vendi nuk do kishte përjetuar tërmetin dhe pandemisë, do të kishte shumë kantiere të hapura të aeroporteve dhe porteve të reja.

“Goditja e rëndë e tërmetit dhe pandemia na bëri që të bllokohet procesi i aeroportit të Vlorës që sot do ishim duke parë fundin e punës, ai i Sarandës do ishte në kantier dhe porti i Durrësit dhe i Vlorës të vonohen, për mandatin e tretë do kemi paketën më të madhe të investimeve në histori. Impakti në ekonomi do jetë shumë i fuqishëm në ekonominë e  gjithsecilit, dielli i këtij vendi duhet të ngrohë çdo familje dhe kjo është rruga ku ne do të vazhdojmë me shumë mund”, tha Rama.

Ora 15:53
Rama për Rrugën e Arbrit: Tregues se duhet të kemi besim te kompanitë shqiptare! Do jetë pa pagesë, jemi totalisht brenda afatit

 

Në intervistën e dhënë për Report Tv nga tuneli i Rrugës së Arbrit, Kryeministri Rama tha se kjo është një punë shumë komplekse që të bën të kesh besim te kompanitë shqiptarë.

"Është një punë komplekse, është përdorur një teknologji e kohës së fundit. Kjo është një arsye shumë e fortë për të besuar të kompanitë shqiptare që deri më tani kanë arritur një nivel ndërkombëtar", tha Rama.

Pyetjes se a është vonë puna për këtë rrugë, Rama tha se kompania është totalisht brenda afatit.

'Ne e nisëm me një proces të mbartur, me negociata me kinezët, negociatat nuk përfunduan me sukses për shkak të kushteve dhe pastaj hymë në një proces tjetër. Gjithnjë punët publike, sidomos në vepra kaq komplekse, kanë gjithmonë vonat e tyre. Por kompania është brenda afatit totalisht. Madje edhe në rast se përfundon brenda verës përsëri është brenda afatit', vijoi ai.

Kryeministri premtoi se rruga do të jetë pa pages  për të gjithë qytetarët.

'Kjo është një rrugë e cila bëhet me PPP për 2 arsye, së pari pasi në rast se do të shfrytëzonin buxhetin tonë do të ishte e pamundur dhe do të na duhej të spostonim shumë para nga të tjera programe të rëndësishme. Ose do të prisnim 13 vite për të bërë rrugë ose e bëjmë rrugën dhe e shlyejmë për 13 vite. Dhe arsye e dytë është se rruga do të jetë pa pagesë për njerëzit dhe mirëmbajtja do të kryhet nga kompania. Pra ne do të japim financim edhe për mirëmbajtje dhe njerëzit do ta kenë pa pagesë. Dhe autostrada Milot-Fier, e kombinuar me Milot-Muriqan, do të jetë me pagesë. Sigurisht e koordinuar me rrugë të tjera alternative", tha Rama.

Rama tha se Rruga e Arbrit do të sjellë një zhvillim fantastik.

"Kjo rrugë dhe ajo e lumit të Vlorës janë dy akse fantastike të një Shqipërie që nuk e njohim, kam zbuluar këtë zonë, që për 99% e shqiptarëve do jetë një parajsë tokësore ku ka varfëri se ka pasur izolim të madh dhe ku mrekullitë e natyrës mund të kthehen në një aset fantastik për të zhvilluar turizmit. Pogromet zhvillimorë të këtyre zonave janë të hapura, ne do të kemi 5000 euro për çdo emigrant që investon në shtëpinë e babës apo gjyshit", u shpreh Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppsh: 15/04/2021 01:48

    Pse jo ppsh??

    Përgjigju
  • Loni: 14/04/2021 18:50

    Hahaha sa e bukur kjo! Uaaaaa cfare maskarade!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike