Shtyrje e datës? Glover e OSBE-së: S'jap sugjerime! S'më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhje pa opozitën!

TIRANE-Drejtuesja e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri, ambasadorja Audrey Glover paraqiti sot në një konferencë shtypi planin e punës. E pyetur nga gazetarët nëse janë sipas standardeve zgjedhjet pa opozitën dhe mundësinë që data e zgjedhjeve të shtyhet, Glover deklaroi se nuk i ka ndodhur që të vëzhgojë zgjedhje në ndonjë vend ku opozita nuk ka marrë pjesë, por shtoi se nuk mund të japë sugjerime për shtyrjen e datës.

"Në fakt nuk më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhjet në ndonjë vend ku opozita nuk ka marrë pjesë. Ne do të raportonim atë që do të shihnim, do të kishim një ditë pas zgjedhjeve raportin tonë të parë me konstatimet me atë që do të shihnim" tha ajo.

Shtyrje e datës së zgjedhjeve? "Nuk është puna jonë që të ndërhyjmë për sugjerime të tilla, ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet, nuk na takon të japim sugjerime, pasi do të ishte ndërhyrje. Do të kemi sytë hapur për të parë fenomenet e blerjes së votës apo parregullsi të tjera. Po të kishim më shumë vëzhgues do të ishte më mirë, por në botë zhvillohen zgjedhje edhe në vende të tjera'.

Por a ka shkelur ligjin KQZ-ja për faktin se nuk pranoi komisionerët e PD-së dhe LSI-në në KZAZ-të? "Ne do të duhet të vëzhgonim të gjithë procesin për hapa apo veprime të caktuara dhe pastaj do të raportonim por është ende herët pa e parë procesin. Nuk përmendim parregullsitë kur i shohim presim të dalim me një raport për të dhënë vlerësimin tonë".

Glover është një njohëse e mirë e zgjedhjeve në Shqipëri pasi ka qenë për herë të parë në vitin 1996 në kryesimin e misionit afatgjatë të vëzhgimit. Ajo u pyet nga gazetarët për problemet e zgjedhjeve të '96 që nuk u njohën, por tha se "Nuk mbaj mend zgjedhjet e 1996. Përqendrohemi në këto zgjedhje e të mos shqetësohemi për të shkuarën. Cdo palë zgjedhje është e ndryshme".

Përsa i përket procesit të monitorimit ajo u shpreh se misioni do të ketë 10 vëzhgues bërthamë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër. "Zgjedhjet nuk janë vetëm një ditë. Ajo cka vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme sa ajo që ndodh ditën e zgjedhjeve. Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE vëzhgon në këtë vend. Kemi pasur kënaqësinë që të kemi pasur bashkëpunim të mirë me të gjithë aktorët. Jemi pritur nga ministria e Jashtme dhe KQZ, do ti falenderoja për bashkëpunimin.

Anëtarët janë 10-të dhe janë ekspertë ligjore, analistë politikë dhe për zgjedhjet. Do të kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë dhe do të dërgohen në të gjithë vendin. Direkt para zgjedhjeve shpresojmë që të kemi 250 vëzhgues afatshkurtër. Inkurajoj të shikojmë me prioritet, pasi afati për aplikimin për vëzhguesit afat shkurtër është 10 ditë nga sot. Kemi ardhur pa ndonjë ide apo axhendë të fiksuar. Ne do të lëmë faktet që të flasin. Administrimi i zgjedhje do të jetë në fokus të punës sonë.

Do të shikojmë sa janë zbatuar rekomandimet nga misionet e kaluara. Do të shikojmë edhe pjesëmarrjen e grave dhe pakicave, regjistrimin e votuesve dhe kandidatëve, median, financimin e fushatës dhe mënyrën si zgjidhen ankesat dhe apelimit. Misioni do të dalë me një raport para zgjedhjeve, do të ketë konferencë ditën pas zgjedhjeve për konstatimet paraprake.

Raporti përfundimtar do të publikohet tetë javë pas zgjedhjeve. Ne nuk jemi as policia dhe as politikanë, por profesionistë të zgjedhjeve. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të votojnë në mënyrë reale. Duhet të zgjedhin mes kandidatëve që duhet të bëjnë fushatë në kushte të barabarta
" tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim