Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashktië e vendit, të mbajtura më të dielën e 9 nëntorit, shënuan një pjesëmarrje të ulët të votuesve, vetëm 18.45%. Mati ishte bashkia që shënoi pjesëmarrjen më të lartë, ndërsa më të ulëtën Vlora. Sa i përket grupmoshave, ata që treguan interes më të lartë ishin mbi 65-vjeç ndërsa të rinjtë shumë pak.

Por cilat janë arsyet? Për këtë temë foli sociologia Entel Binjaku, e cila renditi disa arsye. Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, ajo tha se një pjesë e njerëzve deri në 65-vjeç janë aktivë në punë, ndërsa për ata mbi 65-vjeç ka disa arsye që sipas saj i çon drejt kutive të votimit. Sociologia tha se së pari është se kanë si “kulturë” që të votojnë, po ashtu e ndjejnë si detyrim që duhet të votojnë por edhe për faktin se kanë fëmijët e punësuar.

“Arsyet që kanë ushqyer këto grupmosha të shkojnë më shumë se të tjerët drejt kutive të votimit janë të lidhur me një pjesë e madhe e kësaj grup moshe janë aktivë për punë dhe si të tillë janë në një pjesë të madhe të tyre të punësuar kryesisht në sektorin publik dhe i ruhen vendit të tyre të punës, një ndryshim në status quo që për ata do të përbënte në një farë mënyrë rrezik. Ndërsa mosha mbi 65-vjeç ka disa arsye, përvec asaj tradicionale që janë të edukuar në breza që të jenë të devotshëm ndaj proceseve elektorale, për faktin se një pjesë e tyre e kuptojnë detyrimin qytetar ndaj kutive të votimit. Ata kanë dalë nga skema e punësimit dhe të themi nuk kërkojnë ndryshim, nuk i prek direkt zhvillimi në qeverisje dhe si të tillë, duan qetësinë, status quonë, mendojnë se një ndryshim sjell rrëmuja. Mendoj se këto janë arsyet, përvoja e mëparshme, fakti që e ndjejnë si detyrim që duhet të votojnë, duan të qëndrojnë siç janë dhe mendojnë se janë më të qetë nëse nuk ka rrëmujëra. Një faktor tjetër është edhe fakti se nëse kanë fëmijët të punësuar, janë të parët që shkojnë të votojnë. Ka edhe një pjesë tjetër që ndoshta para viteve ‘90 janë ndjerë pak të detyruar të shkojnë drejt proceseve të votimit. Kjo bëhet më shumë fjalë pët të zjgedhurit vendotr dhe mendohet se janë më afër nesh.”, u shpreh ajo.

Por pse të rinjtë po braktisin votimet? Ai tregoi se bëri edhe një sondazh të vogël me të rinjtë, ndërsa shtoi se në përgjithësi të rinjtë janë indiferentë ndaj politikës për shkak se nuk e shohin si një mundësi për të ndryshuar vendin.

“Kam zhvilluar dje një minisodnazh dhe kur bisedova me studnetët se si është e mundur që në një bashki të madhe, shkuan vetëm 18 mijë dhe këto i nxorrën nga shtëpitë tre forca politike.së pari nuk i pëlqenin kandidatët, së dyti më thanë se nuk do të jetojnë në qytetet e tyre dhe nuk e ndejnën  veten të lidhur me fatin e qytetit, një kategori më thanë se vota nuk sjell asnjë ndryshim, të tjerë më thanë se nuk ia vlen të bësh atë rrugë që të votosh një kandidat që në fund të fundit nuk kanë besim. Të tjerë thanë se kemi fjetur deri në 11. Një kategori tjetër më tha se diku në një nga këto bashki transporti ka qenë i siguruar. Por në përgjithësi të rinjtë janë tejet indiferentë ndaj politikës dhe e shikojnë si një gjë që i bën pis, jo si mision apo mundësi që i jepet vendit për të ndryshuar falë organizimir politik apo proceseve politike. “, tha ajo.