Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ: Deri në orën 12:00 pjesëmarrja është rreth 22,68%, kanë votuar 5135 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditësoi rezultatet e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e pjesshme të Himarës.

Njoftohet se pjesëmarrja deri në orën 12:00 është rritur me 4% brenda orës, e krahasuar me atë të 11:00 dhe me trend në vijim.

KQZ bën me dije se deri në mesditë kanë votuar 22.68%, ose 5135 votues, të raportuara këto prej 34 nga 36 qendra votimi në total.

E krahasuar me ato të 14 Majit 2023, vijon të ruhet trendi rritës në këto zgjedhje, me një diferencë prej 3%. KQZ ka njoftuar se në Himarë janë regjistruar mbi 23 mijë votues.

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

Himara zgjedh sot kryetarin e ri, pjesëmarrja deri në 14:00 mbi 28 %, pak më lart se vitin e kaluar! Votuesit me ID të skaduar kthehen mbrapsht! Celibashi: Në lista janë 6 mijë të tillë


A.Q/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

‘Festa e Lakrorit’ bën bashkë korçarët në Polenë! Një ditë për promovimin e kulinarisë së pasur

‘Festa e Lakrorit’ bën bashkë korçarët në Polenë! Një ditë për promovimin e kulinarisë së pasur