Për analistin Seladin Xhezairi, rezultati i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilët u mbajtën të dielën e 19 tetorit, nuk është përfundimtar. Në një lidhje me emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, tha se duhet pritur rezultati i balotazhit për folur për fituesit dhe humbësit.
“Ky rezultat nuk është përfundimtar. Kujtoj që për të ardhmen e zotit Ahmetit, duhet të pritur balotazhi i 2 nëntor dhe ku do të ndahet shapi nga sheqeri. Në momentin që po flasim, po të shikohet vota popullore, diferenca mes Aleancës Kombëtare për Integrim dhe Vlen është diku tek mbi 20 mijë vota. Kjo mbase më jep të drejtë të them që duhet pritur rezultati i balotazhit për folur për fituesit dhe humbësit. Përsëri po them se është herët, për shkak se Ali Ahmeti, për nga vota shqiptare i ikën VLEN me diku 20 mijë vota.”, u shpreh ai
Ndërsa ish-ambasadori Arben Çejku tha se roli i shqiptarëve në Maqedoni tregon se ka një rënie. Ndërsa më tej Çejku tha se humbja e komunës së Kërçovës nuk mund të krahasohet me fitoren në Çashkë.
“Është për të ardhur keq, që roli i shqiptarëve në Maqedoni tregon se ka një rënie. Humbja e komunës së Kërçovës, nuk mund të barazohet me fitoren e komunës së Çashkës. Komuna e Çashkës është fituar për herë të parë nga një shqiptar, por nuk mund të bëhet një balancë, mes rëndëisë që ka Kërçova dhe Çashka. Në Çashkë VLEN nuk nxori kandidati dhe la vetëm një shqiptar dhe ai fitoi. Në Kërçovë kandidati maqedonas fitoi për shkak të përçarjes së faktorit politik shqiptar”, tha ai.
Gjithashtu Çeku deklaroi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti duhet të lexojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Ndërkohë që VLEN ishte më i unifikuar përballë BDI. Ideja e një referendumi ishte aty. Pra VLEN i duheshin votat që të dëshmonte fuqinë e vet dhe për të justifikuar qeverisjen e me VMPO, nga ana tjetër BDI-së i duhej një rezistencë për të mos shkuar më poshtë. Më ka bërë përshtypje gara në Çair. Kandidati dhe zv.,kryeministri Mexhiti hoqi kostumin e zyrtarit dhe zbriti në përditshmërinë e Çairit që e njeh shumë mirë, kurse kandidati i BDI-së mbeti në kompleksin e zyrtarit. Unë mendoj që zoti Ahmeti duhet të lexojë rezultatet e zgjedhjeve, pasi mund të ishte më keq. Nuk mund të fitohet me mbështetjet e Tiranës”, tha Ceku.
Gazetari Elton Metaj, tha Maqedonia e Veriut mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se kryeministri Mickoski, do të kërkojë konsolidimin e mazhorancës së tij.
“Mund të kemi zgjedhje të parakohshme, jo për shkak se zoti Ali Ahmeti pati sukses, po për arsye kryesisht të tjera. Zoti Mickoski mund te jetë më i fuqishëm më shumë se kurrë sot dhe mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme për të forcuar mazhorancën e tij. Në këto zgjedhje, hapët një cikël jo i favorshëm për BDI-në. Në rast se BDI do të mbajë këtë rrugë, do të futet në një cikël rëniesh dhe do të jetë e vështirë që të ndërrojë marrsh.
Komente











