Zgjedhjet në Gjermani, liberalët dhe të Gjelbrit thelbësor në krijimin e koalicionit të ri! Çfarë i ndan dhe i bashkon këto dy parti?

Zgjedhjet e të dielës në Gjermani, prodhuan rezultatin më të ngushtë që nga viti 2005, Social Demokratët mundën ngushtë CDU-CSU me vetëm 1.6%. Megjithatë, asnjë parti nuk ka vende të mjaftueshme për të krijuar një shumicë dhe tre parti ka të ngjarë të jenë të nevojshme për të formuar një koalicion.

Dhe të Gjelbrit dhe FDP do të vendosin se cila parti do ta ketë kancelarin dhe pa këto parti, vështirë se mund të formohet një qeveri. CDU/CSU kanë nevojë për të dyja, dhe SPD ka nevojë për to. Kjo tregon edhe trendin që po merr politika gjermane , ku votuesit po largohen nga dy partitë kryesore drejt partive më të vogla. Tani janë pesë parti politike me nga 10 në 25 përqind të votave, duke e bërë krijimin e koalicionit shumë më të vështirë dhe "fitorja e ngushtë" e SPD nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të qeverisë.

Duke qenë se Të Gjelbrit dhe Liberalët do të jenë vendimtar në përcaktimin e Koalicionit të ri qeverisë janë ngritur shumë pikëpyetje sesa mund të funksionojnë së bashku e gjelbra dhe e verdha

Ku ndryshojnë dhe ku ngjasojnë Liberalët dhe të Gjelbrit?

  1. Politika e Taksave

FDP e përjashton ngritjen e taksave dhe bën thirrje për uljen e tyre. Të Gjelbrit duan të rrisin normën maksimale tatimore dhe të rrisin edhe taksën e trashëgimisë për shtetin.

  1. Drejtësia Sociale

Të Gjelbrit kërkojnë vendosjen e një pagë minimale ligjore, më shumë ndihmë për të ardhurat bazë për punëkërkuesit, një sigurim bazë shtetëror për fëmijët.  FDP nuk do t'i mbështesë të gjitha këto propozime madje kërkon ta zbusë mbrojtjen nga pushimi nga puna.

  1. Klima

Të dyja partitë janë në favor të politikave klimaterike, por ndryshojnë mënyrat e bërjes. Të Gjelbrit duan ta arrijnë këtë me fondet shtetërore dhe të ndalojnë disa gjëra në të ardhmen, për shembull motorët me djegie. FDP mbështetet në inovacionin dhe iniciativën e vetë industrisë.

  1. Digjitalizimi

FDP dhe të Gjelbrit  bien dakord se digjitalizimi mund të nënkuptojë gjithashtu një cenim të të drejtave qytetare dhe se gjithashtu duhet të ketë mekanizma mbrojtës në këtë fushë.

  1. Martesa

Ata mbështesin të gjitha martesat dhe janë në favor të abortit.

  1. Politika e jashtme

Të dy duan më shumë kontakte me Rusinë, por lidhjet e Gjermanisë me Perëndimin duhet të ruhen me çdo kusht.

  1. Emigracioni

Për imigrimin, të dyja palët bëjnë thirrje për një marrje më të lehtë të nënshtetësisë,  FDP duke parë përfitimet në aspektin ekonomik ndërsa Të Gjelbërit duan nënshtetësi të dyfishtë dhe të drejtën lokale të votës për emigrantët.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit