Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike

Jennifer Aniston

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka njoftuar ndjekësit e saj se cilin kandidat ka votuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka deklaruar hapur mbështetjen e saj për kandidaten demokrate Kamala Harris.

“Sot votova jo vetëm për aksesin në kujdesin shëndetësor, për lirinë riprodhuese, për të drejta të barabarta, për shkolla të sigurta dhe për një ekonomi të drejtë, por edhe për ARSYEN dhe DINJITETIN NJERËZOR.

Mos harroni, kushdo që jeni, kudo që jetoni, zëri juaj ka rëndësi. VOTA juaj ka rëndësi.

E di që nuk jemi dakord për çdo gjë, dhe kjo është bukuria e këtij vendi, por O Zot, a nuk jeni lodhur nga kjo atmosferë negative mes nesh? Nga bullizmi dhe kërcënimet e vazhdueshme tek ata që nuk mendojnë njësoj si tjetri?

Le t’i japim fund kësaj epoke frike, kaosi dhe sulmesh ndaj demokracisë sonë – dhe të votojmë për dikë që do të na bashkojë dhe nuk do të vazhdojë të kërcënojë ndarjen.

Me shumë krenari votova për Kamala Harris dhe Tim Walz, shkruan ajo në postim.

Më tek aktorja thekson se  këto zgjedhje janë në duart tona.

"Jemi shumë me fat që kemi të drejtën e VOTIMIT, dhe këto zgjedhje janë në duart tona! Na ka mbetur vetëm një javë deri në ditën e zgjedhjeve, ndaj bisedoni me miqtë tuaj, familjen tuaj, fqinjët tuaj dhe le të gjejmë rrugën e kthimit tek njëri-tjetri me respekt, qëllim të përbashkët dhe DASHURI”, përfundon shkrimi.

1730407118_jeniferanston.jpg

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot