'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese

TIRANË- Koalicioni Meta-Berisha ka depozituar në mesnatë listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Lista për Bashkinë e Tiranës udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti, i cili mori pjesë në procesin e primareve për Bashkinë e Tiranës, si edhe nga Silva Caka e Partisë së Lirisë.

Në listën e këshilltarëve bashkiakë, vihet re se njerëzit e Metës dominojnë kreun e listës, pra pozicionet që kanë më shumë probabilitet për të qenë fitues. Të paktën në listën e Tiranës, pozicionet fituese janë të ndara në një raport rreth 50 me 50 mes Metës dhe Berishës. Në pozicionet e para, duket se Ilir Meta ka siguruar njerëzit e tij, mes tyre edhe më të besuarit, si Tedi Blushin, Endrit Barimllarin, Silva Cakën, Floida Kërpaçin, apo edhe të tjerë si Ana Azizaj.

Pjesë e listës është bërë edhe avokati Genc Gjokutaj, apo gazetarja Beti Njuma. Nga Rithemelimi spikasin, aktori Julian Deda dhe Adriana Kalaja, të cilët morën pjesë në garën e primareve për Bashkinë e Tiranës.

Berisha i mbetur pa parti është detyruar që të gjithë kandidatët për këshilltarë bashkiakë t’i regjistrojë në KQZ me vulën e Partisë së Lirisë të Ilir Metës. E njëjta metodë është përdorur edhe për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë, që janë regjistruar me vulën e Partisë së Lirisë, ndërsa dokumenti mban firmën e Endrit Barimllarit. Sipas marrëveshjes, Berisha ka marrë shumicën e kandidatëve në listat për këshilltarë bashkiakë, i ndjekur më pas nga Meta me 240 pozicione, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe Partia Demokristiane 6 pozicione kandidimi.

Ndërkohë, në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse janë depozituar edhe emrat për të gjitha bashkitë. Emrat për 11 bashkitë më të mëdha, i gjeni më poshtë. Ajo e Elbasanit vihet re që kryesohet nga kreu i Degës së Rithemelimit, Blendi Himci, Durrësi kryesohet nga Ardian Muka, i cili ishte pjesë e garës së Primareve. Në Fier lista kryesohet nga Ilia Fili dhe Eralda Gjino. Në Vlorë, Atird Hoxha dhe Anxhela Shenaj. Në Korçë udhëheq listën Devis Osmani dhe Suela Dinellari. Ndëkrkohë në mesnatë i ka depozituar listat edhe PD e Alibeajt, por emrat nuk janë publikë ende. 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Tiranë model PDF

 

 

Lista e plote e bashkisë Tiranë

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Elbasan

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Durres

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Korçë

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Lushnje

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Kamëz

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Shkoder

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:47
Nga Ilir Alimehmeti te Silva Caka, avokati Genc Gjokutaj e gazetarja Beti Njuma, ja lista e plotë e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë për Tiranën e koalicionit Meta-Berisha

1679982692_page.jpg

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë e koalicionit Meta-Berisha për Bashkinë e Tiranës. Lista udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti e Silva Caka e Partisë së Lirisë. Pjesë e listës janë edhe avokati Genc Gjokutaj e gazetarja Beti Njuma. Nga Partia e Lirisë pjesë e listave është bërë edhe sekretari i Përgjithshëm, Tendi Blushi, Floida Kërpaçi e Elona Guri.

Lista e plotë:

  1. Ilir Alihmehmeti 
  2. Silva Caka
  3. Endrit Braimllari 
  4. Beti Njuma
  5. Arben Tafaj
  6. Florida Kërpaçi
  7. Tedi Blushi
  8. Ilda Dhuri
  9. Dorjan Teliti
  10. Ana Azizaj
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano
  14. Eriona Bixha
  15. Genci Gjokutaj
  16. Keda Kaceli
  17. Fajton Bathorja
  18. Brunilda Paskali
  19. Blerdi Liçaj
  20. Endire Bushati
  21. Julian Deda
  22. Elona Dhima
  23. Luçian Qafoku 
  24. Adriana Kalaja
  25. Bledar Marku
  26. Elona Guri
  27. Ardian Elezi
  28. Festime Serjani
  29. Gentian Kaprata
  30. Nasilda Shyti
  31. Artur Alstafa 
  32. Ajshe Isha
  33. Artan Llanaj
  34. Esmeralda Demiraj
  35. Besmir Hoxha
  36. Rudina Kero
  37. Redhon Zefi
  38. Valdete Dashi
  39. Besford Dorezi
  40. Enkeleda Fejzo
  41. Emiljano Kapllani
  42. Brunilda Haxhiu
  43. Xhoel Nonaj 
  44. Dave Marku
  45. Endrit Memia
  46. Iva Çarçiu
  47. Enkelejd Doda
  48. Viola Vrana
  49. Nikolin Çali
  50. Elda Mustafa
  51. Ermand Bajrami
  52. Anisa Ibra
  53. Darius Vishkurti
  54. Brunilda Salaj
  55. Adan Kaba
  56. Eva Metaj
  57. Dorel Memoçi 
  58. Anxhela Lami
  59. Ergys Mollaymeri
  60. Enkeleda Hajderasi
  61. Artimis Peca
  62. Menada Bregu
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Përkundër gjasave, 10 milionë shqiptarë presin një rezultat pozitiv me Kroacinë

Eduard Zaloshnja: Përkundër gjasave, 10 milionë shqiptarë presin një rezultat pozitiv me Kroacinë