Në një kohë që opozita e bashkuar ka djegur mandateve dhe ka bojkotuar '30 qershorin', Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e së hënës fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ndryshe nga e kaluara, në 30 qershor në garë në pjesën më të madhe të bashkive garojnë të vetëm kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE) dhe në një pjesë të vogël të tyre kandidatë nga Bindja Demokratike.
Kështu, për bashkinë e Tiranës numri një në fletën e votimit do të jetë Arben Skënderi i BD, e ndërsa numrin dy do ta mbajë kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj. Në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari e BD do të jetë e para dhe Valbona Sako e PS do të jetë nr.2. Një tjetër Bashki ku në garë do të jenë dy kandidatë është ajo e Korçës, ku sërish kandidati i Bindjes Demokratike, Leonard Olli do të jetë i pari në fletë e ndërsa Sotiraq Filo i PS i dyti. Sa i përket Vlorës, Leli do të ketë numrin 1, e ndërsa Valbona Mezini e BD numri 2.
Ndërkaq, në Bashkitë Fier, Lushnje, Elbasan, PS nuk ka një konkurrent. Armando Subashi i Fierit, Fatos Tushe i Lushnjes, Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Gledjan Llatja i Elbasanit nuk kanë një kundërshtarë përballë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Fleta e Votimit në Bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 qershorit
Bashkia Tiranë
1. Arben Skënderi (Bindja Demokratike)
2. Erion Veliaj (ASHE)
Bashkia Durrës
1. Valbona Sakollari (Bindja Demokratike)
2. Valbona Sako (ASHE)
Bashkia Korçë
1. Leonard Olli (Bindja Demokratike)
2. Sotiraq Filo (ASHE)
Bashkia Vlorë
1. Dritan Leli (ASHE)
2. Valbona Mezini e BD
Bashki me një kandidat
Bashkia Fier
Bashkia Lushnje
Bashkia Shkodër
Bashkia Elbasan
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
35.5%
-
Jo
60%
-
Deri diku
4.5%
Vota total: 290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhanë vendimin e 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për Fiona Papajorgjiin dhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese
26 Janar 2022, 10:27
-
KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt
17 Janar 2022, 13:28
-
Nga 'fati' i Metës në Kushtetuese, te akti final i 'betejës' në PD apo zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki! 5 ngjarjet 'e nxehta' që priten në arenën e politikës gjatë vitit 2022
2 Janar 2022, 14:32
-
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
9 Dhjetor 2021, 11:46
-
Skënder Minxhozi: Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon
7 Dhjetor 2021, 19:20
-
Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës
7 Dhjetor 2021, 17:11
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20
-
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
6 Dhjetor 2021, 13:16
-
Rrëzoi kërkesat për jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja zbardh vendimin: Nuk është në juridiksionin tonë! Voltana Ademi s'na vinte dot në lëvizje
2 Dhjetor 2021, 15:34
-
Po diskutoni për emër të ri Presidenti? PS: Meta është i shkarkuar nga Kuvendi por deri sa të shprehet Kushtetuesja është në detyrë
5 Nëntor 2021, 12:51
-
Skenari/ Meta pret Berishën të rrëzojë Bashën që të dekretojë zgjedhjet në 7 bashki?!
3 Nëntor 2021, 22:53
-
Ylli Pata: Çfarë parashikon shpallja e 'Venecias'-armik nga avokati i Ilir Metës?!
3 Nëntor 2021, 17:28