Një grup ligjvënësish amerikanë kanë bërë një propozim për të nominuar për Çmimin Nobël për Paqe dy kryeministrat ballkanikë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, si dhe ndërmjetësen e bisedimeve që çuan në një marrëveshje Kosovë-Serbi, Shefen Europiane të Politikës së Jashtme, baroneshën Catherine Ashton. Propozimi mund të kishte kaluar pa shumë komente sikur Kryeministri Thaçi, ai që edhe na intereson neve, të mos kishte bërë një reagim relativisht të gjatë në një prej rrjeteve sociale, në të cilin fundekrye i jepej merita popullit të Kosovës edhe pse bëhet fjalë për një çmim që jepet në mënyrë të adresuar.
“Thjeshtësia e tepërt është shenja themelore e mendjemadhësisë” ka thënë një shkrimtar i madh socrealist. Hashim Thaçi ka bërë kujdes të tregohet i thjeshtë përtej masës normale, duke shfrytëzuar faktin se politikanëve, jo europianë sigurisht, u shkojnë lustrat.
Nëse, fjala vjen, Hashim Thaçi do ta merrte çmimin e përmendur, në rend të parë do të ishte bash meritë e tij, për negociatat e vështira, lëshimet e mëdha me plot kundërshti të brendshme dhe në fund nënshkrimin e Marrëveshjes me 14 pika, Kosovë-Serbi, falë së cilës u zhvilluan zgjedhjet e para në të gjithë territorin e Kosovës dhe me shumë gjasa, vitin që po vjen, do të zhvillohen zgjedhjet e para politike, po ashtu në të gjithë territorin. Kjo do ta bënte Kosovën të funksionojë si një shtet unitar, -gjë që nuk ka ndodhur deri tani, megjithëse i kemi bërë qejfin vetes, duke thënë të kundërtën ,- pavarësisht qëndrimit të Serbisë në raport me njohjen zyrtare. Me siguri marrëveshja ka qenë ajo që i ka nxitur amerikanët për të stimuluar liderët e dy vendeve ballkanikë, akoma në armiqësi, për të nxitur më tej politikën ballkanike drejt hapave që vendosin njëherë e mirë paqen në rajon.
Thjeshtësia e tepërt e kryeministrit Thaçi komplikohet për faktin se amerikanët janë treguar shumë të kujdesshëm në propozimin e tyre ku përfshihet njëjtësisht edhe pala tjetër. Nëse Kryeministri serb Daçiç ka thënë të njëjtën gjë, pra se merita i takon popullit serb, atëhere i bie që Çmimin Nobël ta meritojë edhe populli serb, e kështu nuk merret vesh se kush në të vërtetë e ka meritën kryesore për paqe: serbët apo shqiptarët.
Ma do mendja se propozimi është thjeshtë për të nxitur paqen dhe se do duhej shumë kohë, me shumë zhvillime të tjera, që ky çmim të bëhej realitet, në kushtet kur nuk ka lidhje direkte e nuk është fare në dorë të amerikanëve. Deri tani çështja mbetet e reduktuar në kuadrin e një iniciative politike, inkurajuese. Megjithatë ky është një sinjal i mirë për politikanët e sotëm dhe të atyre që, në vijim, do të pasojnë dy kryeministrat e sotëm, përkatësisht të Kosovës dhe Serbisë, të cilët nuk janë të sigurtë se do të ruajnë mandatet kryeministrore në zgjedhjet më të para.
Por ajo që është më e rëndësishme dhe ja vlen të diskutohet gjatë, nuk ka lidhje me propozimin për nominime emrash, por me atë se sa është i përgatitur Ballkani Perëndimor për një paqe të sigurtë dhe të garantuar? Po flasim për dy popuj fqinj, armiq për një kohë të, në një moment kur plagët e shkaktuara nga një luftë e tmerrshme janë akoma të hapura. Për dy vende që nuk kanë arritur në një ndonjë marrëveshje përfundimtare, Marrëveshje të Madhe siç quhet, ku Serbia ta njohë Kosovën, kështu siç është, ose për një zgjidhje tjetër përfundimtare të arritur me marrëveshje dypalëshe. Marrëveshja e deritashme, është tranzitive, me plot ekuivoke, që lë hapur shumë gjëra. Askush nuk është i sigurtë se nesër, në të ardhmen e afërt, nuk do të kemi një tjetër konflikt, me përmasat e një lufte për Veriun e Kosovës, siç nuk do të kemi përpjekje për ta shkëputur këtë territor nga Kosova. Derisa kjo të ketë ndodhur, vështirë të besohet që propozimi i disa ligjvënësve amerikanë të ketë gjetur mbështetje konkrete në institucionet kompetente për çmimet Nobël për Paqe.
Para se të shpresohet vërtetë për meritat e shqiptarëve të Kosovës, siç thotë Thaçi, e në fakt më së pari ai popull do ta meritonte, e serbëve të Serbisë e Kosovës, siç mund të thoshte Daçiç, e në fakt populli serb nuk do ta meritonte fare, se ushtria, policia e militarët që vranë gjithë Ballkanin pjesë e rëndësishm e popullit serb ishin, u duhet dhën përgjigje disa pyetjeve.
A është arritur një paqe përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? A ka garanci që konflikti të mos përsëritet? A i ka Ballkani Perëndimor kushtet për ta justifkuar çmimin Nobël për Paqe?
Përgjigjet nuk janë të vështira. Rajoni ynë akoma nuk i ka të gjitha garancitë për të justifikuar një çmimin e madh për paqe, sepse ta themi troç, paqja nuk është arritur akoma përfundimisht. Kjo jo për shkak të shqiptarëve por për shkak të serbëve, që deritani, kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, kanë ndërtuar pushtete paralele, dhe kryesorja Serbia nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Në këtë këndvështrim nuk ka pse të diskutohet fare, më tej, individualisht.
Amerikanët kanë lëshuar një sinjal, duke bërë një gjest politik, që nuk duhet të entuziazmojë as shqiptarët as serbët, as Thaçin e as Daçic. Ky është inkurajimi më i mirë për të ecur drejt paqes. Edhe pse e ka një pikëpyetje. Është pak e besueshme që amerikanët të kenë të njëjtin vlerësim si për shqiptarët ashtu edhe për serbët kur vjen fjala për paqen në Ballkan. Propozimi është balancues dhe si i tillë, u kujton shqiptarëve se kanë fituar shumë, ndërsa serbëve se nëpërmjet një sjellje ndryshe mund të përfitojnë mbështetje euro-amerikane. Amerikanët kanë shpenzuar shumë për rajonin dhe kanë interesa të ndalin yryshin shqiptar, që mund të eksplorojë territore të tjera, por edhe kërshërinë serbe që mund të nxisë ndryshimin e hartës në rajon. Me sa duket akoma nuk nuk është koha.
Çmimi i madh për Kosovën e Serbinë, ose çmimi për Ballkanin, do të vinte në mënyrë të merituar vetëm në një rast: Në qoftë se Serbia do ta njihte Kosovën. Në një rast të tillë, me dhimbje por, do ta mbështesja dhënien e këtij çmimi edhe për Kryeministrin serb, kushdo të ishte ai, ndërsa për kryeministrin e Kosovës po e po. Sepse vetëm kështu, paqja në rajon do të ishte e garantuar dhe përfundimtare. Gjë që, tani për tani, thuajse nuk ka gjasa që të ndodhë pasi mbetet më shuëm në dorë të serbëve.
Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com