Zhduket në shtëpinë e fqinjit! Vëllai në ’Pa Gjurme’: Nuk na hapën derën, diçka ndodhi në oborr...

Zhdukja e papritur e Arnold Shkozajt nga shtëpia e fqinjit më 31 korrik, të këtij viti ka ngritur dyshimet tek familjarët për një rrëmbim të mundshëm për arsye trafikimi, pa përjashtuar as pistën e vrasjes. 31-vjeçari nga fshati Topojan i Përmetit doli nga banesa e tij herët në mëngjes rreth orës 08:00 pa njoftuar askënd, për të shkuar tek familja Tartari. I ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, vëllai Ergers Shkozaj rrëfen detajet e ditës kur Arnoldi humbi gjurmët.

’Ai ka ikur në mëngjes atë ditë, ka qenë ditë e dielë. Ai shkoi tek shtëpia fqinjes por nuk lajmëroi askënd në familje. Gjithmonë shkonte atje, sepse kishte pasion makinat. Donte të rrinte me shumë njerëz se ishte njeri i dashur’. 

Fakti që fqinjët nuk u hapën derën prindërve që ishin në kërkim të  Arnoldit shton edhe më shumë dyshimet për familjarët.
Valbona nuk ka lajmëruar atë ditë që Arnoldi ndodhej aty. Ajo gjithmon njoftonte, por atë mëngjes nuk ka folur. Kur prindërit nuk po gjenin Arnoldin u merakosën dhe dolën të pyesnin në fshat, por Valbona nuk doli, madje nuk ua hapi as derën prindërve. 
Pas kërkimeve të bëra nga uniformat blu janë zbuluar gjurmët e fundit të 31-vjeçarit në shtëpinë e fqinjes së tij Valbona Tartarit, e cila është vënë nën hetim për zhdukjen e Arnoldit. Ajo është marr në pyetje për tri ditë me radhë.

’Valbona në polici ka pranuar se Arnoldi ka qenë në shtëpinë e saj atë mëngjes dhe se rreth orës 08:00-08:30 e ka përcjellë tek ish-fusha e futbollit në Topojan dhe ka ikur se kishte punët e saj. Nuk mendoj se ka dalë nga fshati. E diela është ditë pazari dhe ka shumë njerëz, duket e habitshme pse askush nuk e ka parë përveç Valbona. Policia e ka marrë në pyetje për 3 ditë. Prindërit dyshojnë për rrëmbim, për trafikim. Valbona i ndërron numrat shpesh. Unë dyshimet tek ajo i kam. E kërkuam si i humbur por nuk po gjendet. Unë mendoj se ka ndodhur dicka e keqe, me dashje pa dashje. Ajo nuk del nuk përgjigjet nuk thot ka qenë këtu e lam këtu. Prandaj unë dyshoj’.

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 31-vjeçarin Arnold Shkozaj ju lutemi të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778

Si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-17:00

Emisioni i plotë

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?