Basha: Le ta zgjedhin shqiptarët çfarë sistemi të duan, por nuk ndan krimin nga politika...Ikja e Ramës jo më kusht për zgjedhjet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është i hapur për çdo ndryshim sistemi, me argumentin se ky nuk është problemi i krizës poltike, e ndërsa foli për zgjedhje të parakohshme nuk ka përmendur si kusht largimin e kryeministrit Edi Rama, i artikuluar më herët nga selia blu. Në bashkëbisedimin me gazetarët, pas rikthimit nga Italia, kryedemokrati tha se do të ishte dakord për një sistem maxhoritar të pastër, jo propocional rajonal siç e kemi tani, megjithatë theksoi se këtë ia lë në dorë qytetarëve, madje dhe vetë kreut të qeverisë ta vendosë.

Në vijim të këtij qëndrimi, Basha shprehet i bindur se asnjë sistem zgjedhor nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa politika, më konkretisht Rama, është i lidhur me krimin dhe ky, theksoi kryeopozitari, është prioritet i PD-së. 

"Prioriteti nr. 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garanci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë. (...)Unë jam dakord për sistemin maxhoritar i pastër, por edhe ai do dështojë nëse nuk ndajmë politikën nga krimi, nëse nuk ndëshkojmë krimin elektoral. Nuk kam asnjë problem me sistemi, por është gjëja më e gabuar që diskutimi për ndarjen e politikës nga krimi, nderi më i madh që i bëhet Ramës kriminelëve të tij në parlament dhe Bashki", tha Basha. 

Nga ana tjetër, Basha është shprehur se opozita është në pritje të përgjigjes nga ana e Partisë Socialiste nëse është dakord ose jo me propozimet e bëra për Reformën Zgjedhore, por vuri theksin se kjo pritje nuk do të zgjasë pafund. Duke thënë se do të marrë çdo vendim dhe çdo veprim për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme, Basha nuk shpjegoi rrugën që do të ndjekin, por përjashtoi uljen në tryezë me kryeministrin Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Vrasja me Snajper në Rrëshen/ Basha: Përgjegjësi e qeverisë, 2020 'vendimtare' për të ardhmen e Ramës

1578758959_Screenshot5.jpg

Kryedemokrati Basha ka komentuar edhe vrasjet e ndodhura në fillim të viti 2020, së fundit në Rrëshen ku autori qëlloi snajper. Për këtë bëri, fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama.

"Askush nga këta nuk merr përgjegjësi, e kujt është përgjegjësia që kryebashkiakët dalin me krim , me korrupsion? E Ramës, jo e opozitës apo qytetarëve. E vetmja mënyrë e zgjidhjes politike është përmes zgjedhjeve. Ta harrojë Rama se 2020 do të jetë një zvarritje e të pashmangshme. Përgjegjësitë tona i kemi marrë si opozitë", tha Basha.

Ora 17:19
Basha: Shitblerja e votës dhe koncesionet, dy testet e SPAK! Nëse s’bëni këto hetime, do jeni hije e së shkuarës (VIDEO)

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK që të marrin në dorë dy dosje, që ai i ka quajtur kryesore shitblerja e votës dhe Hetimi i koncesioneve. Duke u bërë thirrje prokurorëve të mos humbasin kohë, Basha tha se nëse nuk nisin hetimet, do jenë vetëm hije e atyre që kanë qenë.

"Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.

Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.

Ora 17:13
Basha kundër donacioneve të huaja: Pse duhet të presim paratë e turqve...shteti i Ramës doli lakuriq nga tërmeti (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka treguar minimumin e përgjegjësisë sa i përket përballimit të situatë  pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Pse do presim paratë e turqve, se nuk do preken paratë e oligarkëve. Se po të ishin prekur ato paratë, po të kishin minumumin e përgjegjësisë do kishim minimumi një kontenier që bën 1500-2000 euro, do kishte një zgjidhje për banorët e zonave urbane. As faturën nuk e kemi gati. Shteti është lakuriq, shteti  Ramës është më i shemburi nga tërmeti i 26 nëntorit", tha Basha.

Ora 17:07
Basha: I hapur për ndryshim sistemi, por nuk është ky problemi! S'do presim më PS-në, s'do e lëmë vendin pa Reformën (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka bërë të qartë se në propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

"Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik. Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë, harrojeni se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi. 4 kryebashkiak janë vërtetuar se kanë lidhje me krimin, sistemi i ka vendosur këto, jo. Unë jam dakord për sistemin maxhoritar i pastër, por edhe ai do dështojë nëse nuk ndajmë politikën nga krimi, nëse nuk ndëshkojmë krimin elektoral. Nuk kam asnjë problem me sistemi, por është gjëja më e gabuar që diskutimi për ndarjen e politikës nga krimi, nderi më i madh që i bëhet Ramës kriminelëve të tij në parlament dhe Bashki. Prioriteti numëri 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garamci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 12/01/2020 14:19

    Te dy doshet duhet te hetohen nga SPAKu por se pari te gjehet prokurori qe dorezoi dojen hetimore per militantuzem politik si dhe te behet hetimxi plote dhe per aneyaret e LSI dhe PD sidomos kur Mul Noka i drejton pistoleten anetarit te PS si dhe largimi me dhune ndaj ndalimit nga policia e dibres..CD jane gjysmake dhe jo te plota prandaj duhet te kete hetim te plote te pergjimeve .Vetem atehere do denohen ata qe shkelen ligjin.Prokurori i dorezoi PD vetem pergjimet per PS dhe msgehu ato per PD dhe LSI.Te shkoj ne burg prokurori politikes.

    Përgjigju
  • Likja: 12/01/2020 10:51

    Po un kam dyshime per kete njeri ska personalisht e mbush mire ...,.se kur flet duhet te dish cfar ke bere vrare vjedhur ne mezi presim te ta zere buken ne fyt spaku ti do te behesh k .m po as shkolle ke ato me lart qe shkrova po po kush voton per ty o qyq un dua te bej rama zgjedhje .....dhe ta mbyllesh bucen plere

    Përgjigju
  • PD-ja: 12/01/2020 08:34

    Ah e mjera PD sa poshte ka rene e po bie. Ky eshte problemi me i madh qe Shqiperia ska opozite te forte dhe krahu tjeter ben cte doje.

    Përgjigju
  • Labi: 12/01/2020 06:14

    Ore ale t iki rama rt sta jep kur voten Populi shqiptar

    Përgjigju
  • Tironci: 11/01/2020 22:31

    Por rrugen e kombit,per vrasjet mes bulevardit me duar ne xhepa,per faljen e deti,per shkaterrimin e mbikalimin tek zogu i zi kur do meret spak me ket mashtruesu.

    Përgjigju
  • ERP: 11/01/2020 18:19

    bashke me vjedhjen e Durres Kukes, 21 Janarin, CEZ, Gerdec etj

    Përgjigju
  • gje e trashe: 11/01/2020 18:02

    vrasja me snajper ne rreshen thot ky kafsha na qenka pergjegjesi e qeveris,,,,o kafshe/./.?? o kafshe me syze po ata qe vrave ne mes te bulevardit me snajper pergjegjesi e kujt ishte??/ hapu dhe hapu,do dali dhe ai kafsha qe do te behet njeri ketu dhe do thote qe ky adashi i tij ka te drejte.ah moj shqiperi cfare kafsheri mban mbi vete

    Përgjigju
  • Beni: 11/01/2020 17:55

    Hahaha,akoma se keni kuptuar qe Luli eshte defiçent.Nuk duhet te ishte ky kurre kryetar PD-je.Exemplar fare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/01/2020 17:36

    Sa i pa skrupullt,ke kerkon te mashtroshe more farabutto....ke fytyre te zeshe me gojen tende te qelbur organet e reja te drejtesise.....ata janë te popullit dhe do te punojne vetem ne interese e mbrojte te tije nga farabuttet e veshur me pushtete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois