Një zjarr i madh ka rënë në një apartament në katin e parafundit të një pallati te zona e ish-Tregut Elektrik në kryeqytet.
Policia e Tiranës njofton se 2 persona janë dëmtuar por janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi” ka rënë zjarr në katin e 11-të të një pallati. Si pasojë e zjarrit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.