Vendi ynë vijon të jetë në 'luftë' me flakët edhe këtë të hënë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, Bashkia Pukë, ndërhyrja ka vijuar me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së sotme janë dislokuar edhe 40 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter për mbështetje nga ajri. Situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Prozhëm vijon aktive dhe po punohet për izolimin e saj.

Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa vatra në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje.

Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa vatrat në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe mbahen nën monitorim.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Ndërkohë Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, në një raport informon se nga zjarret në vendin tonë kanë shkrumbuar 9050 hektarë sipërfaqe pyjore

lajm ne perditesim...