Zjarret në vend, Niko Peleshi flet për Report Tv: Kemi 500 ushtarë në terren, kapacitetet i kemi të limituara! Do të ndërhyjnë 3 helikopterë, 2 i marrim nga privatët

VLORË-Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është parë serish sot në terren pas kritikave të shumta për neglizhencë në luftën me flakët që kanë 'pushtuar' vendin, sidomos në Qarkun e Vlorës.  Nga Dukati, ai foli në një intervistë edhe për Report Tv, ku u shpreh se strukturat e Ministrisë së Mbrojjes janë në terren dhe 500 trupa po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Sipas tij, përveç helikopterit të ushtrisë gjatë ditës së sotme do të ndihmojnë edhe 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët.

"Së pari dua tu kërkoj ndjesë sepse s'mund të bëjmë intervistë të gjatë por duke vlerësuar punën e televizionit tuaj jam i  gatshëm të bëjmë disa sqarime. S'mund të flasim për sipërfaqe të djegura sepse nuk bën sens sepse jemi ende në vatra zjarri, të djegura janë shkurre dhe barishte dhe ky nuk është një superlajm.

Kanë ardhur dhe 500 trupa që do ti bashkohen pjesës tjetër të trupave të armatosura. Këtu jemi në dukat, operacioni në 2 drejtime. Gjerdani i gjatë, gjatë natës është këputur në mes për shkak të trupave, e kanë ndarë në 2 pjesë gjerdanin kështu do të vazhdojmë operacionin për ta neutralizuar. Do kemi pas pak dhe 2 helikopterë të tjerë të marrë nga agjencia e mbrojtjes civile", tha Peleshi.

I pyetur nga gazetari i Report Tv për faktin që nuk është përgjigjur interesimit për dhënie informacioni, ministri Peleshi e mohon këtë.

"Skam pasur asnjë kontakt nga televizioni juaj, asnjë tentativë për kontakt skam pasur se do u isha përgjigjur. 0 kontakt. Sapo më thatë për një lidhje jam afruar sepse jam i detyruar të kafshoj dhe gjuhën por këtë s'mund ta pranoj skam pasur asnjë kontakt nga televizioni juaj dhe as nga një televizion tjetër", thotë Peleshi, edhe pse gazetari Andi Kapxhiu insistoi se nga studio e Report Tv live është kontaktuar disa herë dhe nuk është marrë asnjë përgjigje.

Peleshi tha se sigurisht që vendi i ka kapacitetet e limituara por puna po bëhet me përkushtim maksimal.

"Sa i përket forcave tona do tu lutesha të mos bëjmë spekulime, vatrat janë të decentralizuara janë qendra që lindin të shkurtra nga njëra tjetra dhe nuk avancojnë dot. Shtete më të fuqishme se ne nuk kanë pasur kapacitete të mjaftueshme, kanë shkuar në dëme në banesa humbje në njerëz, ne me ndihmën e zotit dhe me punën e pushtetit vendor dhe të FA nuk kemi dëme të tilla, po punojmë të shmangim kapërcimin e flakëve drejt Llogorasë. Kemi 3 helikopterë sot që flasim. Kemi kontaktuar të tjerë nga tregu. Me këta helikopterë do kombinohemi me forcat tokësore që të mos mbetet çështja te helikopteri. Kur u kërkua nga vendosmëri ndërhymë me kapacitette e limituara. Mirë do të ishte të kishim hydroplane sepse transportojnë më shumë ujë. Kam patur telefonatë me ministrin e mbrojtjes së Kroacisë kanë hidroplane. Kam kërkuar mbështetje dhe në Itali na kanë thënë se sapo të krijohet një hapësirë do na mbështesin", tha Peleshi, i cili i kërkoi gazetarëve që të ndihmojnë që të  sensibilizojmë edhe qytetarët pasi bashkëpunimi me ta është jashtëzakonisht i domosdoshëm.

Pas kësaj sipas ministrit mund të bëhen emisione ku të thuhet se sa mirë do ishte që kishim 1 mijë helikopterë.

VIDEO/ 31 korrik Ministri Peleshi nuk i hap telefonin interesimit te Report TV per zjarret ne vend

 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janullatos: 03/08/2021 15:07

    Alvania po digjet sepse ashtu deshiron zoti! Zoti e urren kete popull... N'a u dermuan gishtat duke komentuar ne cdo portal lajmesh qe ky vend nuk behet! Kush kerkon shpetim, te vi te ulet te prehri im dhe te falet ne gjuhen greke, sepse zoti nuk kupton shqip! Ju te tjeret ikni ne Gjermani sepse atje nuk ndodhin fatkeqesi natyrore...

    Përgjigju
    • Janullatos: 04/08/2021 08:51

      Gerti, u detyrova te angazhohem vete ne fushaten virtuale sepse grupi qe paguhet per ate pune me ka deshperuar me gabimet qe bejn. Ndonjehere harrojn te shtiren si shqiptar dhe zbulojn identitetin e tyre nga zonat minoritare te Vorio Epirit. Me e renda eshte se gabimin e bejn edhe kur perdorin profile me histori veprimi 10 vjecare, dhe ne hapsira ku kemi investuar shume kapital (cka demaskon fushaten). Po me turperojn... Ndaj zbrita vete ne terrenin virtual. Por une nuk dorezohem. Rroft helenizmi ne Vorio Epir!

    • Gerti: 03/08/2021 21:08

      Prape paske pire more?

  • Fiku: 03/08/2021 14:32

    Ky eshte mire te pergjigjet per pastrimin e parave qe ben me bizneset ne emrat e te tjereve...

    Përgjigju
    • Ra nga Fiku: 03/08/2021 16:15

      he more byrazer na thuaj ndonje gje qe nuk dime dhe neve ... sa kollaj ehste te grish lakra nga kompiyteri kudo qe je, ai te pakten ehste aty ne mes te zhurise se zjarrit dhe po mundohen mos e lere zjarrin te zbrese.

  • Çentrale: 03/08/2021 11:19

    Nënpunës shteti pa përgjegjësi. Ka dy javë që digjet e këta mezi lanë pushimet. Dalin në televizor e na tregojnë edhe përralla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët