Zogu deshi të eliminonte Shefqet Verlacin. Pasi u bë president, kishte kohë që donte të gjente rastin të tërhiqej nga një martesë që e parashikonin të gjithë mes tij dhe vajzës së Shefqet Vërlacit, pasi kishte kohë që ishte shpallur fejesa dhe për më tepër të rinjtë ishin pleksur thellë në aventura erotike. Për prishjen e kësaj fejese, Zogu u nxitua edhe nga miku dhe kunati i tij Ceno bej Kryeziu, pasi një martesë e tillë, po të realizohej, do të rriste ndikimin italian në Shqipëri, ndërsa Vërlaci ishte filo-italian, siç ishte kryeziu filojugosllav. Ceno Kryeziun e eliminoi vetë Zogolli, duke nxitur një vrasës nga Elbasani, krahinë ku Shefqet Vërlaci konsiderohej si mbret i pakurorëzuar.
Duke qenë se prishja e fejesës përfundonte me hakmarrje, sipas së drejtës zakonore, që kishte pushtet të pakufizuar në atë kohë, Zogu vendosi të godiste i pari, duke vrarë me një gurë dy zogj, duke zgjedhë dhe problemin e martesës dhe të “shpagimit për vrasjen e Ceno Kryeziut”, që e kishte vrarë vetë.
Antentati për eliminimin e Vërlacit nuk pati sukses dhe menjëherë pas hapjes së lajmit se Vërlaci kishte shpëtuar për mrekulli nga atentati, Zogun dhe familjen e tij i zuri paniku. Tashmë Zogu i frikësuar prej kësaj disfate, filloi goditjen për heqjen qafe të gjithë kundërshtarëve. Zogu vendosi ta eliminonte Cenon edhe pse e kishte kunat, edhe pse e kishte ndihmuar fuqimisht të vendoste legjitimitetin e legalitetit, edhe pse Cenoja si ministër i brendshëm i kishte inskenuar e larë duart me gjak kundërshtarësh politikë, armiq të betuar të Ahmetit.
Zogu e dinte mirë se Cenoja kur kishte qenë ministër ishte përfshirë në një komplot kundër tij, i nxitur nga Beogradi, në kohën kur Zogu mori një kthesë 360 gradë në drejtim të Italisë. Në vitin 1927 Zogu e emëroi Cenon ministër fuqiplotë (ambasador) në Jugosllavi dhe pa vonuar shumë, me 14 tetor 1927, e transferon në të njëjtën detyrë në Pragë. Pas pak kohësh Ceno bej Kryeziu u plagos dhe vdiq nga kjo plagë e një studenti nga Elbasani (Alqi Bebi). Në procesin gjyqësor i pandehuri pranoi se kishte vrarë Ceno Begun sipas një urdhri të një komiteti të fshehtë, anëtar i së cilit ishte.
Përpara se Bebi të vazhdonte më tej shpjegimet e tij, Azis Vuçiterna u ngrit nga mesi i sallës se gjyqit dhe vrau të pandehurin Bebi, të cilit i mbeti rrëfimi në buzë. Zogu kishte urdhëruar vrasjen e kunatit, pasi Cenoja konsiderohej njëri prej rivalëve më të rrezikshëm që kishte tentuar ta përmbyste, ndërsa vrasësi i Cenos u eliminua të mos dëshmonte te vërtetën në sallën e gjyqit. Çatin Saraçi, ambasador i Zogut në Vjenë, duke kujtuar këtë ngjarje ka shkruar: ”të nesërmen në mëngjes shkova të shoh trupin e Cenos tok me vëllamë e vogël që kishte ardhur nga Beogradi. Aty para kufomës ai më tha: “Zogu ka për të ma paguar një ditë”(Çetin Saraçi, “Zogu i shqiptarëve”, kujtime, fq 107).
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com