Muharrem bajraktari, fillimisht kishte qenë oficer në ushtrinë serbe, të cilin e kishte thirrur Zogu në Shqipëri në vitin 1922, për ta ndihmuar në organizimin e xhandarmërisë, në vitin 24. Bajraktari u bashkua me Zogun në Beograd për të përmbysur peshkopin nga pushteti, ndonëse gjysmë analfabet, për këtë u shpërblye me postin e perfektit dhe me gradën e majorit.
Bajraktari kontribuoi gjithë devocion për shtypjen kryengritjes se Dukagjinit në vitin 1926 dhe udhëhoqi bandat e mercenarëve të Lumës për të terrorizuar mizorisht popullsinë civile të Dukagjinit. Muharrem Bajraktari falë arrogancës dhe guximit të pa fre në Shqipërinë e veriut filloi të sillej si pasha i vërtetë, zhvati të holla dhe forcoi së tepërmi pushtetin e tij personal mes bajraktarëve të veriut.
Zogu nuk i pa me sy të mirë veprimet arbitrare të bajraktarit, prandaj dhelpërisht për të pasur më afër dhe nen kontroll e thirri në Tiranë dhe e emëroi komandant të përgjithshëm të xhandarmërisë, ndonëse me zor shkruante emrin dhe firmën e vet, Muharremi në vitin 1934 i pohoi Zogut se kishte zbuluar një komplot qe po i përgatiste një oficer i gradës kombëtare mbretit me syrin e eliminimit fizik. Muharremi kryekobure pa e bërë të gjatë e kishte kapur të dyshuarin dhe e kishte çuar përpara mbretit që t’i jepte dënimin e merituar. Zogu, për çudinë e bajraktarit të Lumës e liroi të ndaluarin duke thënë se ai nuk kishte pasur në mend të kryente një vepër të tillë.
Muharremi i fyer në sedër i kërkoi leje mbretit dhe u kthye në lumë. Në tetor të vitit 1934 vdes nëna mbretëreshë. Zogu e thirri bajraktarin në Tiranë, por ai refuzoi, pasi sipas tij në pallatin mbretëror ishte përgatitur një komplot për ta eliminuar. Bajraktari dhe Zogu e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin, prandaj kishin arsye të forta të mos i zinin besë njeri-tjetrit dhe t’u druheshin pabesive të njëri- tjetrit.
Në tiranë, ky akt i Muharremit u interpretua sikur ky ishte arratisur në male dhe po përgatiste një kryengritje të armatosur kundër regjimit. Musa Juka, si gjithnjë i gatshëm për reprezalje, mobilizoi dy batalione këmbësorie dhe i dërgoi në mbështetje të 150 xhandarëve në lumë. “kumbara” i vjetër Muharrem, përpara një situate të tillë u detyrua të arratisej në Jugosllavi. Ky veprim i dha fund marrëzisë së Musa Jukës dhe aventurës së tij në shërbim të Ahmetit, i cili sa më shumë ditë që kalonin aq më shumë e shtonte numrin e armiqve të vet.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com