Nuk ishin aspak të këndshme pamjet e disa zonjave politikane të opozitës, ndërsa përpiqeshin të hapnin zyrën e tyre për mbledhje rutinë në selinë e Partisë Demokratike. Me të drejtë dëshmuan para kamerave se kjo që po u ndodhte nuk ishte aspak dinjitoze. Deklarata dhe shqetësime që kanë mirëkuptimin e të gjithëve, me disa përjashtime thelbësore që znj. Albana Vokshi ndoshta me dashje apo pa dashje i harron.
Tashmë publikisht Zonja Vokshi dhe disa pasues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë shpallur idhtar dhe frymëzues të tyre zotin Sali Berisha, ish-kryeministrin e shpallur “non grata” nga SHBA-të me akuza tepër të rënda që të gjithë ne shqiptarët i dimë me kohë, por që Drejtësia e kapur e kohës së Berishës, ajo e korruptuara më pas, nuk i ka gjykuar asnjëherë dhe ende vazhdon t’i mbulojë.
Dihet nga të gjithë se Sali Berisha ka zyrën e tij luksoze, ku bën takime, pritje e përcjellje, fotografi, nga ku hyhet përmes një kontrolluesi me metaldetektor në kullën luksoze të një oligarku shumë të njohur siç është Bashkim Ulaj, i cili ja ka ofruar me siguri me shumë zemërgjerësi pas shumë vendimeve të zotit Berisha si kryeministër në favor të oligarkut për tendera dhe konçesione të njohura nga të gjithë. Kjo zyrë nuk është deklaruar asnjëherë në pasurinë e z. Berisha, asnjë qera nuk përmendet apo blerje e një ambjenti të tillë. I njëjti oligark që i ka shitur dhe shtëpinë të bijës dhe vetë Berishës pikërisht në kohën e vendimeve kryeministrore që favorizonin me dhjetëra punë publike të oligarkut në fjalë.
Bëni mirë që ju sot pretendoni aplikimin e ligjit dhe të drejtës për zyrën tuaj zonja e respektuar Albana Vokshi, por a e bëtë këtë për të mësuar se kush është dhe çfarë ka bërë Sali Berisha, dhëndrri dhe mbarë familja e tij, pas të cilëve ju me vetëdije jeni rreshtuar?
a.m./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor 2024, 22:48
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Qeveria i jep OK kompanisë greko-shqiptare për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Mes përfituesve, edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës
18 Dhjetor 2024, 18:22
-
Nga data 4 Janar 2025 autostrada Kashar-Thumanë bëhet me pagesë! Kompania 'Gener 2' njofton aplikimin e tarifës
13 Dhjetor 2024, 17:45
-
Dosja e SPAK për Ilir Metën/ Kryemadhi-Shatkut: Kujdes se Bashkimi të regjistron, Iliri e ka frikë! Mos i thuaj emrat tanë, shikoja letrat mirë...!
23 Tetor 2024, 19:05
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, shihni si dherat kanë bllokuar bypassin e ri drejt Orikumit! Investimi 56 mln euro u inaugurua 2 vite më parë! Punimet u kryen nga Gener 2
5 Tetor 2024, 09:43
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator 2024, 15:01
-
Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës
12 Shtator 2024, 12:07
-
Protestat në Thumanë-Kashar, përse Berisha nuk ia përmend fare emrin ndërtuesit, përfituesit dhe botuesit Bashkim Ulaj?
14 Gusht 2024, 15:53
-
Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?
23 Korrik 2024, 13:05
O Korab nga franca...I thashe malok I poshter sepse ky eshte I poshter...se ka malok te mire sa te duash..ashtu sic ka jugor te mire plot....
PërgjigjuTë gjithë duhet të përfundojnë në burg se e katandisën këtë vend si mos më keq njerzit i bënë hajduta vrasës drogaxhinj sepse s'kanë bukë të hanë dhe për vete si të babëzitur snngprn së vjedhur për t'u. Pasuriar
PërgjigjuI ka lene pasuri sheqerja dhe rame vicidoli....ptu..rrace e poshter....maloku...
PërgjigjuSheqerja ka qene pjeshke e mire ndaj la pasuri kete tarravole Berish
Ulaj eshte vertet pronari i ABA Center por jo prej Berishes por prej Rames, mikut te tij te shtrenjte!
PërgjigjuE kam me Floren! Etiketimi “malok” për Sali Berishen asht një lloj lavdrimi sepse nuk asht i ofenduar askush pse ashte nga Veriu, por asht mburrje. Sali Berishes mund ti thuash çfaredo epitetesh te kqiavse te gjitha i ka!
Po ulaj leket e saliut menaxhon, e gjithe godina dhe godinat e tjera te ulajt jan realisht te sales. Nk din gjerat akoma
Po,pra.Shtepine Sala ku e ka o Dono?.Tek pallati i bere nga Bashkimi,m'duket?Megjithate,Bashkimi eshte businessman, keshtu duhet me e pas mire me te gjthe,por kolpon e ngritjes si business me shume e ka nga Salia.
… Se harrova te te pyes,e di ti sa kohe ka Ulaj ne biznes zotni i dashur?
Ou?por perse nuk ka Rama ambjente ne ate godine por Berisha? Me jep dot nje shpjegim te besueshem?