Zoti Basha, nuk je më ministër i Brendshëm

Zoti Basha, nuk je më ministër i Brendshëm

Kryetari Partisë Demokratike, partisë së vetme opozitariste, ka publikuar sërish një tjetër “surprizë të këndshme” lidhur me të tjera videopërgjime, apo superhetime që kanë të bëjnë kësaj here me “pastrimin e parave të trafikut”. Duket se kjo ishte “bomba” e korrikut, të cilën thuhej se do ta plaste Ervini “kur të vinte koha”.

Pasi e ka paralajmëruar në Parlament, duket se zoti Basha ka marrë sërish përsipër të bëjë rolin e ministrit të Brëndshëm, (pas videopërgjimit me Babalen) duke paranjoftuar publikisht “mbërritjen e 5 milion eurove nga jashtë me dy automjete tip “Tojota Yaris” si para trafiku droge”.

Mbetet e habitshme dhe e pashpjegueshme, se si një kryetar partie, një politikan që ka marrë përsipër të bëjë opozitarin dhe që pretendon që një ditë të marrë edhe pushtetin, nuk ndjek rrugën ligjore të denoncimit por sillet si ministër i Brendshëm.

Gjithashtu mbetet e mistershme, se si një kryetar partie paralajmëron 5-6 ditë para, “mbërritjen në portin e Durrësit të 4.5 milion eurove me automjete “Tojota Yaris” por ama nuk jep emrat e dërguesve dhe pritësve të tyre. Pra, kryetari PD, përcakton shumën e parave, dhe tipin e automjeteve me të cilat do të mbërrinin paratë nga jashtë shtetit.

Madje të hënën në mesditë zoti Basha, e ka marrë sërish përsipër të bëjë rolin e ministrit të Brëndshëm, duke deklaruar dje nga selia e tij se “paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive kryesisht në Elbasan, por gjithë Shqipërinë, e dyta Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar”. Pyetja e parë që i lind fare natyrshëm çdo shqiptari të majtë apo të djathtë, është se “ku dhe si e dinte zoti Basha se në portin e Durrësit do të vinin 2 “Tojota Yaris” me 5 milion euro nga jashtë shtetit, cila është dijenia e tij lidhur me këtë vlerë kaq të madhe parash, që sipas deklaratave të tij “qenkan të trafikut të drogës”?

Nga i ka siguruar informacionet zoti Basha, duke e ditur se sot është vetëm një kryetar partie, lidhur me emrat e “pritësve të parave në portin e Durrësit”, përse nuk ka bashkëpunuar institucionalisht me organet hetimore, por mjaftohet me deklarata mediatike nga selia e partisë tij?

Policia Shtetit ka sot një lidhje dhe një bashkëpunim briland me policitë e vendeve fqinje dhe ato të Bashkimit Europian, dhe çdo aksion i saj natyrisht bashkërendohet me strukturat homologe. Çdo qasje, çdo aksion dhe çdo hetim që lidhet me rrjetet e trafikut të drogave dhe qenieve njerëzore, ka gjithmonë në qendër të saj bashkëpunimin institucional. Dhe kjo është provuar si në kapjen e 630 kg kokainë në portin e Durrësit, ashtu edhe në zbulimin dhe sekuestrimin tani të 5 milion eurove që tentuan të hynin në Shqipëri nga dy automjete të ardhura nga jashtë shtetit.

Tashmë ky aksion i finalizuar mban vulën e Policisë Shtetit, dhe mbetet në duart e Prokurorisë hetimi i mëtejshëm i këtij aksioni policor. Çdo detaj dhe çdo emër i deklaruar nga zoti Basha, si kryetar partie (dhe jo në rolin e ministrit të Brëndshëm) duhet të jetë një dëshmi e regjistruar nga Prokuroria e Durrësit dhe prokurori çështjes Sokol Nishani, pavarsisht se ato janë bërë nga selia e PD. Zoti Basha, ju nuk jeni më minister i Brendshëm, por jeni kryetari Partisë Demokratike, ndaj çdo deklaratë, çdo informacion dhe çdo dëshmi tjetër duhet ta bëni vetëm në rrugë institucionale, duhet ta bëni në Prokurori apo Policinë e Shtetit, në të kundërt çdo veprim tjetër nuk ka vlerë ligjore.

Nuk kanë vlerë ligjore as akuzat dhe denoncimet, nuk kanë vlerë ligjore as deklaratat dhe aludimet e tjera, që për PD është kthyer në traditë tashmë. Bashkëpunimi dhe denoncimi vetëm në organet e drejtësisë, mbetet detyrim ligjor i çdo qytetari dhe aq më tepër i çdo kryetari partie politike, gjë e cila rrit dhe forcon bindshëm respektin, rëndësinë dhe rolin e shtetit ligjor.

Në qoftë se je për shtetin ligjor, në qofte se je për respektimin e pavarsisë së organeve të drejtësisë, bashkëpuno me strukturat e tyre, duke u dhënë shembullin e mirë edhe atyre që bëre deputetë me listën tënde, dhe që fatkeqësisht po ecin në gjurmët e gardës së vjetër politike në PD.

Ka ikur koha, kur nga selia e partisë së demokratëve, bëheshin akuza, bëheshin denoncime, dhe lloj-lloj aludimesh të tjera me shënjestrim politik ndaj çdo kundërshtari, duke injoruar dhe përgojuar kur duhej edhe organet e drejtësisë, apo duke marrë në mbrojtje individë të molepsur hapur me afera korruptive, që kanë mbaruar kursin e Plepave, dhe që deri tani kanë qenë ushtarë të bindur të PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 27/06/2018 02:38

    I pari qe duhet te therritet ne prokurori duhet te jete Basha.

    Përgjigju
  • XXX: 26/06/2018 21:06

    Ik o hajdut si ste vjen turp pse je kaq idjot po kush te beson ty o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë