/ATSH/- Në kushtet kur qeveria e ka shpallur bujqësinë një sektor prioritar, një pjesë e shërbimeve, si kullimi dhe vaditja e tokave bujqësore do të kalojnë si kompetencë e vendorëve, në përpjekje për t'iu shërbyer më mirë fermerëve.
Në një intervistë për median, Zv. Ministri i Bujqësisë Alban Zusi shpjegon këtë proces.
"Duke qenë se do kemi njësi më të madhe ne do të delegojmë këtë shërbim të hapjes, dhe mirëmbajtjes së kanaleve ujitëse drejtpërdrejt tek pushteti lokal, në mënyrë që ky shërbim të jetë sa më efektiv.
Besoj se ky delegim do të ndikojë për të rritur përgjegjshmërinë e të zgjedhurve lokal ndaj komuniteteve të tyre. Me këtë reformë ne duam të zgjidhim këtë problem, ta çojmë shërbimin sa më pranë banorëve, fermerëve, sa më pranë njerëzve të cilët kanë nevojë për këtë shërbim dhe këtë përgjegjësi ta kenë njerëzit e zgjedhur drejtpërdrejt prej tyre. Ne po e shohim gjatë kësaj fushatë elektorale në zonat fermere, fshatare, kandidatët e partive politike nuk po ballafaqohen me asgjë tjetër, vetëm me hapjen e kanaleve kulluese, hapjen e kanaleve vaditëse", tha Alban Zusi.
Në përpjekje për të zhvilluar bujqësinë, qeveria ka shpallur së fundmi edhe nismën e krijimit të fondit të garancisë për kreditë që fermerët do të marrin. Një masë kjo që, sipas zv.ministrit Zusi, do të ulë normat e interesit. "Përmes këtij fondi garancie do të zgjidhim problemin e mungesës së kolateralëve dhe do të ulim ndjeshëm normën e interesit me të cilin është financuar fermeri shqiptarë.
Numri dy i dikasterit të Bujqësisë ka bëre të ditur gjithashtu se përmbytjet e fillimivitit nuk kanë dhënë efekt në bujqësi dhe se tregjet nuk do të ndjejnë mungesën e prodhimit vendas këtë sezon".
/Shqiptarja.com