Zv.ambasadori i SHBA: Reforma në drejtësi po jep rezultate

Pavarësia e magjistratëve, reforma në drejtësi është fokusi i konferencës të zhvilluar ditën e sotme nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Në këtë takim janë të pranishëm përfaqësues të Inspektorateve të Drejtësisë të vendeve të BE-së, konkretisht Belgjikës, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës, si edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zv.ambasadori amerikan në vendin tonë, Demian Smith.

Smith tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve. Sipas Smith, reforma në drejtësi është në hapat e para dhe ka ende shumë punë për të bërë, duke theksuar se është e nevojshme që drejtësia të përdoret për llogari të qytetarëve shqiptarë.

"Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund t’i shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim. Ky është një fillim dhe më shumë duhet bërë, është po kaq e rëndësishme që ta përdorni për llogari të qytetareve tuaj. SHBA ju inkurajojnë që të vazhdoni me punën pavarësisht pengesave që hasni.”, tha Demian Smith.

Smith tha se procesi i vettingu i ka dhënë efektet duke nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë ata gjyqtarë e prokurorë  të korruptuar, apo ata që nuk përmbushnin kriterin e pastërtinë së figurës.

“Ju takon juve të përdorni këto mjete për të vijuar atë që vettingu ka filluar për të siguruar një sistem të drejtë të pavarur drejtësie. Po shohim efektin e një sistemi më të pastër drejtësie e prokurorëve e hetuesve të dedikuar kundër korrupsionit. Varet nga vigjilenca juaj e përkushtimi i institucioneve si ILD për të siguruar dhe ruajtur integritetin e sistemit gjyqësor”, u shpreh zyrtari amerikan.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë