Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe për të dytën ditë radhazi përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit. Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë mbi zhvillimet e planifikuara në zonë. Tubimi në Londër është pjesë e një serie protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në disa vende të Europës dhe Amerikës në mbështetje të kauzës për Zvërnecin.


Lajmi kryesor:

'Zvërneci' Me flamuj kuqezi dhe pankarta kundër 'shitjes së Shqipërisë', shqiptarët protestojnë në Bruksel e Londër