Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi dhe avokati Edmond Petraj, kanë komentuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, mbi ecurinë e protestave që po zhvillohën prej ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec.
Muçi gjatë fjalës së tij shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama do detyrohej nga protestat e vazhdueshme që të jepte dorëheqjen.
Sipas tij, kryeministri Rama është sot në një presion të madh ndërkombëtar. Deputeti Muçi tha se tashmë mediat ndërkombëtare nuk flasin vetëm për flamingot dhe Zvërnecin, por edhe për problemet që prekin shqiptarët, që kanë të bëjnë me sistemin 35-vjeçar.
“Mua më duket që Rama gjithë këto ditë të protestës ka qenë i paaftë që të japë një përgjigje politike serioze për atë që po ndodh. Kështu që kemi lloj e soj armiqsh të mundshëm... Ramës, për shumë shqiptarë i ka ardhur fundi. Është një fabul që Rama ka qenë i paaftë për t’i dhënë një përgjigje politike. Kam bindjen që shumë shpejtë Rama do detyrohet të japë dorëheqjen dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Edi Rama është në një presion më të madh se çdo herë tjetër sot, edhe nga vetë ndërkombëtarët. Po ta keni vënë re, ndryshimi në retorikën e mediave ndërkombëtare në pasqyrimin e situatës, tashmë nuk flasin vetëm për flamingot dhe Ivanka Trump, por për problemet për të cilat protestojnë realisht shqiptarët, që kanë të bëjnë me sistemin 35-vjeçar. Nga ana tjetër, është thirrur në interpelancë ministri i Financave të Holandës, për të dhënë llogari për kompanitë guaska që janë në Holandë dhe për aksionerët anonimë shqiptarë që janë aty dhe që janë të lidhur me trafikun e drogës. Çështja ka marrë përmasa ndërkombëtare, përtej Zvërnecit, por e lidhur drejtpërdrejtë me qeverisjen e Ramës dhe imazhin e tij. Prandaj po them që ai çdo ditë e më tepër është në një situatë të vështirë. Sa i përket listës së gjatë të gjërave që duhet të ndryshojnë në Shqipëri, ka një kërkesë thelbësore parësore që është e panegociueshme, që është dorëheqja e Ramës. Kur Rama të jap dorëheqjen, bëhet e mundur hapja e lojës”, tha mes të tjerash Muçi.
Nga ana tjetër, avokati Petraj deklaroi se protesta sot po e humbet qartësinë dhe rrezikon të ‘shuhet’.
Gjatë fjalës së tij, Petraj tha se në krye të tubimeve, pas gati 3 javësh protesta, duhet të ishte zgjedhur një lider.
Ai shtoi se nëse kjo protestë do të ‘shuhet’, do të ketë një zhgënjim të madh te shqiptarët.
Më tej avokati Petraj komentoi edhe heqjen e gardhit rrethues në Plazhin e Kakomesë, që sipas tij, është një akt që bie ndesh me shtetin ligjor, pasi toka rezulton të ketë një pronar.
Por Petraj pranoi se në Shqipëri ka probleme të shumta me grabitjen e pronave dhe kostot e jetesës, që sipas tij janë motive që qytetarët të protestojnë.
Lidhur me kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Petraj tha se edhe në rast se kjo ndodh, ka shumë gjasa që PS të fitojë sërish në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Unë e kam mbështetur fillimisht protestën, kam shkuar 4 herë. Unë duke qenë avokat s’mund ta pranoj që Kakomeja të mund të prishet ashtu, sepse është pronë private. Ka një pronar, një kompani turizmi. Shteti ka ligje, ka Kushtetutë. Edhe Hamallaj është vjedhur, edhe Lalëzi është vjedhur. Unë jam avokat i Zvërnecit. Edhe ata 3 autobusët që thoshin se erdhën me grekë, nuk kanë ardhur me grekë ata. Ata janë banorë të Zvërnecit, nipër, mbesa dhe erdhën të gjithë aty. Unë bie dakord që ka pasur grabitje pronash nga bandat kriminale. Por ka kaluar dita 20 e protestës dhe ende nuk ka asnjë kokë. Nëse kjo protestë dështon, a e dini se çfarë zhgënjimi kanë shqiptarët? Sot ka dalë Berisha dhe thotë ‘nëse heq unë militatët e PD-së nga aty, protesta ngelet me 1000 vetë’. Unë e di shumë mirë pse bëhet ajo protestë. Kemi kosto të lartë të jetesës, kemi emigracion. Këto janë probleme. Pikërisht pse janë këto probleme, u nis gabim. Ai ka mazhorancën, shpërndan parlamentin, futet në zgjedhje të reja dhe fiton prapë”, tha mes të tjerash Petraj.
Komente








Muç hajduti a i degjove nderkombetaret se çfar thone ? Distancohen nga protestat , Edi Rama u prit si pasha sot ne france .Ooo qylaxhin nuk e rezoni dot qeverine , perveç se me vote .
PërgjigjuRri o emigrante aty ku je e merru me shtetin tend atje or teeeejjjjj
Po mire o Muc kam 2 pyetje Rama jep doreheqjen kush do ta zevendesoje? Ti, Llapa, Qorri apo hajduti Shehaj? Edhe nese jep doreheqjen edhe i fiton zgjedhjet me thelle si i behet? Do ta durojme deri ne 2031? Se te gjithe ju qe sju pjerdh asnjeri dini shume per Ramen
Përgjigju