TIRANË- Për të tretën ditë radhazi, qytetarë e aktivistë në Tiranë po protestojnë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, një investim 4 miliardë euro. Tubimi nisi në 18:00 nga sheshi Skendërbej, për t’u zhvendosur më pas drejt ministrisë së Brendshme dhe para Kryeministrisë nga ku protestuesit kërkojnë anulim të projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama duke e akuzuar qeverinë se po u fal oligarkëve pronën, ndërsa investitorët se po zaptojnë tokën shtetërore.
Vetëm 2 orë para nisjes së protestës, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje protestuesve për dialog, duke u kërkuar atyre që të zgjedhin 20 përfaqësues, për të diskutuar mbi pretendimet apo kërkesat e tyre lidhur me projektin apo çfarëdo pakënaqësie tjetër që mund të lidhet me qeverisjen e tij.
Teksa ka vlerësoi qytetarët që kanë dalë në protestë, duke thënë se ata janë ‘më të freskët se mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares për 13 vite’, Rama deklaroi gjithashtu se nuk heq dorë nga plani për ndërtimin e resortit në Zvërnec.
“Çuna, Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua - ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës - dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.
Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik. Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?
Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni. Nëse doni, natyrisht. Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama.
Nga protesta poshtë kryeministrisë, protestuesit e refuzuan festën e Ramën për dialog dhe i kërkuan dorëheqjen.
“Jep dorëheqjen, s'ka dialog. Rama në burg, Berisha në burg”, thanë disa nga protestuesit.
Lajmi në përditësim....
Po mbahet dhe këtë të martë në Tiranë protesta e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë që janë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, protestuesit nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e planit për të ndërtuar një resort në Zvërnec.
Në mesin e thirrjeve për heqjen dorë nga investimi, disa protestues i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup përfaqësues prej tyre. "Nuk ka dialog" është përgjigjia në kor e disa prej të pranishmëve në tubim.
Komente










PO NUK E PRISHE PROJEKTIN PER ZVERNECIN DO TE VIJME NE ZYRE DHE DO TI SHKERDHEJME TURINJTE....
PërgjigjuKeshtu e mashtrove dhe Endri Shabanin ti ! Jep DORHEQJE !
Përgjigju