Zyra Federale Kriminale Gjermane shpreh besim dhe mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Shtetit, dhuron 5 automjete, ja sa është vlera e tyre

Zyra Federale Kriminale Gjermane shpreh besim dhe mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Shtetit, dhuron 5 automjete, ja sa është vlera e tyre

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Ambasadoreja Gjermane Susanne Schütz duke nënshkruar marveshjen

Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task Forcës Qëndrore në Departamentin e Policisë Krimnale në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu falënderoi Ambasadoren e Gjermanisë Susanne Schütz për ndihëm e vazhdueshme dhe serioze të Policisë Gjermane, dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy policie janë mjaft të mira. Policia e Shtetit është e angazhuar në operacionin “Forca e Ligjit”, me qëllim goditjen e grupeve kriminale duke bashkëpunuar ngushtësisht me partneërt për këtë qëllim.

Susanne Schütz theksoi se kjo nuk është vetëm ndihmë në vlerë materiale, por është tregues i qartë i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit.

Në vijim Ambasadorja Schütz shprehu bindjen e saj se rezultatet në të ardhmen do të jenë akoma më pozitive në saj të bashkëpunimit të ndërsjellët dhe ndihmës së vazhdueshme nga Gjermania, pasi Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i këtij shteti.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të asistencës që BKA ka dhënë për Task Forcën, në kuadër të kësaj asistence, ishte dhe dhurimi i 5 automjete, me një vlerë totale 70.000 Euro.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë