ZYRTARE/ Dështimi në Botëror, Sergio Busquets vendim drastik për të ardhmen

ZYRTARE/ Dështimi në Botëror, Sergio Busquets vendim drastik për të ardhmen

Sergio Busquets

Sergio Busquets ka njoftuar se nuk do jetë më pjesë e kombëtares së Spanjës, duke hequr dorë nga futbolli ndërkombëtar pas dështimit në "Katar 2022". 34-vjeçari i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren spanjolle pas 13 viteve të luajtura, pasi kishte debutuar në vitin 2009. Busquets ka zhvilluar 143 ndeshje me Spanjën ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë në 11,301 minuta lojë. Mesfushori spanjoll ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në 2012 me 'La Roya'.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Barcelona, me kapitenin e katalanasve që tanimë do fokusohet vetëm në aktivitetin me klubin. Busquets bëri debutimin me Spanjën në prill 2009 në një fitore 2-1 kundër Turqisë.  Mesfushori ka luajtur në 17 ndeshje në katër Kupat e Botës (2010, 2014, 2018, 2022), duke barazuar rekordin spanjoll të mbajtur nga Ramos dhe Casillas.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit