Diego Longo do jetë trajneri i Teutës për sezonin e ri. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka vendosur t'ia besojë stolin italianit Longo, që ka qenë më herët trajner i Kukësit në elitë. Pas aventurës disa mujore me Flamurtarin, aty ku nuk ia doli të ngjisë vlonjatët në elitë, Longo tanimë do jetë pjesë e Teutës.
"KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë", konfirmon Teuta.
Italiani është njohës i mirë i kampionatit tonë, teksa drejtoi Kukësin për 40 ndeshje në sezonin 2021-22, duke siguruar 1.55 pikë për ndeshje. Te Flamurtari, në gjashtë duele ai siguroi tre fitore, dy barazime dhe një humbje, duke u eliminuar në play-off e Superligës. Më herët ai ka qenë ndihmës trajner te Rapidi i Bukureshtit, PAOK, Al-Hilal apo edhe Dynamo Kiev. Vlen të përmendet se aventura e tij si trajner i parë i një ekipi, ishte te Kukësi në Superligë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kalendari i plotë/ Hidhet shorti i Superligës për edicionin 2024-25, në javën e parë spikat Partizani - Vllaznia! Ja kur luhen derbet mes Tiranës dhe Partizanit
15 Korrik, 12:16
-
Zyrtare/ AF Elbasani prezanton trajnerin e ri, italiani ka drejtuar edhe kombëtaren moldave
11 Korrik, 15:07
-
Superliga dhe Kategoria e Parë, FSHF zbardh datën kur mësohet kalendari i sezonit të ri
11 Korrik, 13:18
-
E kryer/ AF Elbasani zgjedh një trajner italian, ka drejtuar edhe kombëtaren moldave
9 Korrik, 17:25
-
Sezoni i ri i futbollit në vend/ Polemikat s'pijnë ujë, sezoni i ri i Superligës sërish me 'final-four'
9 Korrik, 15:52
-
Zyrtare/ Shpalli Tiranën kampione, Emmanuel Egbo rikthehet si trajner në Superligë
3 Korrik, 18:32
-
Zyrtare/ Lëvizje e papritur te AF Elbasani, Nevil Dede largohet nga stoli i skuadrës një muaj pas rinovimit
1 Korrik, 15:45
-
U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin
22 Qershor, 22:04
-
Zyrtare/ Erdenis Gurishta rikthehet te Vllaznia
12 Qershor, 15:06
-
Zyrtare/ Egnatia firmos me Regi Lushkjan dhe mbrojtësin azer
10 Qershor, 21:04
-
Disiplina dhe Etika i bllokojnë merkaton Skënderbeut, paralajmërohet Tirana
7 Qershor, 17:01
-
Zyrtare/ Ka luajtur në Champions League, Tirana emëron drejtor sportiv Agim Ibraimin
31 Maj, 21:44