Bylisi ka konfirmuar largimet e 13 futbollistëve në këtë fund sezoni. Rrëzimi në Kategorinë e Parë dhe largimi nga elita e vendit ka bërë që nga Ballshi të largohen 13 emrat e parë, teksa pritet një revolucion në ekip.
Emra si Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesë mallakastriotëve, me klubet e tjera që janë të interesuar për ta.
"Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë! Nga sot kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesë e jona. Klubi ynë i falenderon për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në vijimin e karrierës së tyre! Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin", njofton Bylis.
Kujtojmë se skuadra e Shensojit u rendit në vendin e nëntë në Superligë dhe edicionin e ri do luajë në Kategorinë e Parë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.7%
-
Jo
72.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 823
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Lushnja e 'bën sefte' këtë sezon, Bylis fiton me përmbysje dhe merr kreun! Tri pikë për Tomorin dhe Korabin (Renditja)
23 Shtator, 17:30
-
Kategoria e Parë/ Lushnja s'njeh turp, Elbasani e mposht sërish! Vora tripletë Burrelit
18 Shtator, 18:08
-
Edhe vdekja di të jetë e bukur!
17 Shtator, 10:07
-
E rëndë në Ballsh/ Pranë varrit të bashkëshortes, mësuesi i jep fund jetës me medikamente
16 Shtator, 20:16
-
Kategoria e Parë/ Pesë gola, dy kartona të kuq dhe tre penallti! Elbasani mund Vorën pas 100 minutave lojë (VIDEO)
14 Shtator, 21:10
-
Elbasani s'e përligj investimin, ndalet nga Kastrioti! Apolonia fiton derbin me Lushnjën në Kategorinë e Parë
4 Shtator, 16:40
-
VIDEO/ Vora 'shkërmoq' Besën dhe hedh kandidaturën për elitën, 6 gola në ndeshjen e Kategorisë së Parë
2 Shtator, 17:04
-
Shumë pretendentë për elitën, fillon sot Kategoria e Parë (NDESHJET)
2 Shtator, 09:33
-
VIDEO/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Vlorës, zgjatet kontrata për administrimin e Klubit të Futbollit Flamurtari
31 Gusht, 13:38
-
Zyrtare/ E kërkonte gjithë Superliga, Flamurtari 'godet' në fundin e merkatos dhe afron një sulmues
30 Gusht, 15:49
-
'Filizat e shkulur'! Vllaznia largon talentin e ekipit, firmos në Vlorë
9 Gusht, 12:27
-
Zyrtare/ Bruno Telushi dhe Ardit Hoxhaj firmosin në Kategorinë e Parë
4 Gusht, 14:06