Feyenoord ka konfirmuar se trajneri Arne Slot do largohet nga ekipi. Holandezët janë në kërkim të një trajneri të ri, me Slot (45 vjeç) që e ka punën gati dhe as më pak e as më shumë por te Liverpool në Premier League.
Pas nëntë vitesh Jurgen Klopp do largohet nga të kuqtë dhe Liverpool ka gjetur akordin me Slot, i cili duket se ka zgjidhur gjithçka me Feyernoord edhe pasi ka paguar një shumë si dëmshpërblim për 12 muajt e mbetur në kontratë.
"Arne Slot zyrtarisht nënshkruan kontratën e tij si trajner i ri i Liverpool, të gjitha dokumentet janë në vend. Njoftimi zyrtar do të pasojë në kohën e duhur. Leja e punës është ende në pritje për disa nga anëtarët e stafit të tij dhe më pas do të vuloset e gjitha", thonë mediet në Britani.
Slot aktualisht do të përgatitet në ndeshjen e fundit si trajner i Feyenoord, me skuadrën e Eredivisie që do të përballet me rivalët e Roterdamit, Excelsior, këtë të diel. Para këtij dueli ai konfirmoi se nga sezoni i ri do jetë në krye të Liverpool.
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Slot në konferencën për shtyp.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë
24 Korrik, 21:18
-
Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City
22 Korrik, 20:08
-
Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
22 Korrik, 11:00
-
Refuzoi Shqipërinë, Brajan Grudën e duan në Premier League
16 Korrik, 18:31
-
Zyrtare/ Joshua Zirkzee, lojtar i ri i Manchester United
14 Korrik, 21:57
-
Zyrtare/ Chelsea prezanton sulmuesin e Barcelonës, kontratë 6-vjeçare për spanjollin
1 Korrik, 17:38
-
Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares
30 Qershor, 19:22
-
Liverpool largon 10 lojtarë, mes tyre dy veteranët Alcantara dhe Matip
6 Qershor, 22:54
-
Klubet e Premier League votojnë në favor të mbajtjes së VAR
6 Qershor, 15:18
-
Rritet interesi për Armando Brojën, tre klube evropiane pas sulmuesit kuqezi
30 Maj, 19:12
-
Chelsea gjen akordin, ul në stol ish-mesfushorin e Juventusit
29 Maj, 22:50
-
Southampton fiton 1-0 me Leeds, 'Shenjtorët' rikthehen në Premier League
26 Maj, 22:25