Liam Rosenior do jetë trajneri i ri i ChelseaPremier League e futbollit anglez. 41-vjeçarit i është besuar vendi i lënë bosh pas shkarkimit të Enzo Marescas. Detyra e Liam Rosenior do jetë loja e mirë dhe minimumi vendi i katërt në renditje.

Trajneri i ri ka nënshkruar deri në verën e vitit 2032, teksa është larguar pas 63 ndeshjeve nga francezët e RC Strasbourg Alsace. I lindur në Londër, Rosenior më herët ka drejtuar Hull City në Angli për t'u zhvendosur më pas në Francë.

Me klubin e Strasbourg Alsace, Rosenior ka qenë në stol për 63 ndeshje, nga të cilat 32 janë fitore, 14 humbje dhe 17 barazime. Sezonin e kaluar në Ligue I ai e ngjiti ekipin në pozitën e shtatë.

"Puna ime është të mbroj atë identitet dhe të krijoj një ekip që pasqyron këto vlera në çdo ndeshje që luajmë, ndërsa vazhdojmë të fitojmë trofe. Të më besohet ky rol do të thotë shumë për mua dhe dua të falenderoj të gjithë të përfshirët për mundësinë dhe besimin në ndërmarrjen e kësaj pune. Do të jap gjithçka për të sjellë suksesin që meriton ky klub", tha Rosenior në një prononcim të parë.