Minutë pas minute
-
Bota
-
Bota
12:21
20-vjeçarja triumfon ndaj Meta e Youtube, gjigantët e teknologjisë do t’i paguajnë 6 milionë dollarë dëmshpërblim për varësinë nga platformat
kata vendosi se Meta, e cila është pronare e Instagram, Facebook dhe WhatsApp, dhe Google, i YouTube, qëllimisht krijuan platforma sociale që shkaktonin varësi dhe dëmtuan shëndetin mendor të 20-vjeçares.
-
Sociale
12:15
Garancia Evropiane për Fëmijët, miratohet plani kombëtar 2026-2030 për uljen e varfërisë dhe akses të barabartë në shërbime bazë
Qeveria miratoi sot Planin Kombëtar të Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, që synon uljen e varfërisë dhe garantimin e aksesit të barabartë në shërbime bazë për çdo fëmijë, veçanërisht për ata në situata vulnerabël, përmes forcimit të politikave sociale dhe shërbimeve në nivel kombëtar dhe vendor.
-
Politikë
-
Receta
-
Kultura
-
Opinion
-
Sociale
12:01
Rafting në Drinin e Zi, përvoja e re unike në turizmin e aventurës në Shqipëri
Raftingu në Drini i Zi po kthehet në një nga shtesat më të reja të ofertës turistike në Dibër, duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj dhe duke i dhënë një shtysë zhvillimit të turizmit të aventurës në zonë.
-
Kronikë
-
Bota
-
Sociale
11:44
295 mijë njerëz vizituan Butrintin në vitin 2025, Gonxhja: Nuk është më vetëm një ndalesë, por një eksperiencë!
Butrinti po njeh një rritje të fortë të turizmit kulturor, ku sipas ministrit Blendi Gonxhja në vitin 2025 u vizitua nga 295 mijë turistë, kryesisht të huaj, si rezultat i një menaxhimi të ri dhe standardeve të përmirësuara që e kanë kthyer në një destinacion të afirmuar ndërkombëtarisht.
-
Opinion
-
Bota
-
Opinion
-
Receta
-
Receta
-
Kronikë
-
Kronikë
11:20
KLP mori në mbrojtje prokuroren e Korçës, Gjykata Administrative rrëzon vendimin dhe i jep të drejtë ILD-së për masën disiplinore
Gjykata Administrative ka rrëzuar të martën, vendimin e KLP-së e cila kishte refuzuar që prokurores Anjeza Kalanxhi t’i jepej masa e “vërejtjes publike”, ndonëse ajo, për të kundërshtuar një vendim të Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm, nuk kishte pritur Gjykatën e Lartë.
-
Kronikë
-
Opinion
-
Bota
-
Politikë
-
Politikë
10:47
Paketa e Maleve/ Demo: Në total 11 bashki kanë shpallur zonat prioritare! Gati 500 aplikime, qëllim zhvillimi ekonomik lokal
Ministri Demo thotë se Paketa e Maleve ka për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe si projekt. Për të fituar të drejtën për të investuar përmes Paketës së Maleve, aplikanti të paktën duhet ta ketë zotëruar territorin për 10 vite, ose pron që kërkon të shfrytëzojë të mos ketë asnjë pronar privat.
-
Politikë
10:37
1 javë vetëm në letër, mblidhet sot Bordi i Transparencës! Demo: Do të dalë me një vendimmarrje
1 javë nga vendimi në letër, Bordi i Transparencës do të mblidhet sot për të vendosur çmimin tavan të tregtimit të karburantit në Shqipëri, në kushtet kur nafta është shitur mes një çmimi të fiksuar prej 8 ditësh, nga 214-217 lekë për litër.
-
Politikë
-
Kronikë
-
VIP & Spektakël
-
Sport
-
Kronikë
09:50
Pritet mot i keq/ Anulohet lundrimi i tragetit Brindisi-Vlorë, mjetet e vogla s’lejohen në det
Anija pasagjere e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës ditën e sotme. Sipas parashikimit hidrometeorologjik, pritet që era sot të ketë shpejtësi 15-20 m/s dhe dallgët të jenë me lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra.
-
Politikë
09:39
‘Kësaj i thonë të kesh 2 b...’, Filip Çakuli ‘çmonton’ pretendimet e Berishës për Partizanin: Gaz i botës dhe dordolec, gënjeshtar patologjik mediokër!
Berisha pretendon se klubi është në pronësi të Olsi Ramës, ndërsa Çakuli thotë se pronar i tiji është biznesmeni Gazment Demi. Berisha gjithashtu ka kërkuar “hetim urgjent ndërkombëtar”, ndërsa Çakuli i ka kujtuar se ai vetë s'ka dhënë ende llogari për tjetërsimin e pronave të klubit.
-
Kronikë
-
Politikë
-
Bota
-
Kronikë
-
Sport
-
Bota
-
Bota
-
Dosje
08:12
'Në Klos vdiqën 5 anëtarët e një familje, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur, në Fushë-Bulqizë’! Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 - ‘80
Aksidentet tragjike, si dhe goditjet e njëpasnjëshme rrugore në këto tre muaj të parë të vitit në rrethe si Malësia e Madhe, Shkodra, Puka, Lezha, Tirana, Librazhdi, Elbasani, Lushnja e deri në Tepelenë, duket se janë kthyer në një “refren” apo një “rutinë” të frikshme
-
Bota
-
Bota
-
Bota
-
Sociale
-
Bota
-
Horoskopi
-
Sociale
07:01
E enjte ‘gri’, dielli ua lë vendin vranësirave, pasditja sjell reshje shiu (VIDEO)
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar.
-
Politikë
23:06
Shkarkimi i Spiropalit/ Kthupi: Erdhi pasi ish-ministrja zhvilloi takim të nivelit shumë të lartë, prezentë edhe shërbimet sekrete! Muça: Po kërkon të demokratizojë PS! Karaj: ‘Kurban’ i Ramës
Avokati Rezart Kthupi tha se kryeministri Rama vendosi për shkarkimin e Spiropalit, pasi u shqetësua nga një takim i rëndësishëm ndërkombëtar ku mori pjesë ish-ministrja, ku ishin prezentë edhe shërbimet sekrete.
-
Politikë
22:37
E quan kryetar 'në hije', Kokalari paralajmëron Shkëlzen Berishën: Po deformove garën për kreun e PD, do përfundosh në SPAK
Aktivistja shqiptaro-amerikane paralajmëron Shkëlzenin se nëse pengon dhe deformon procesin, "përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng".
-
Politikë
22:08
Dokumenti për dënimin e Irena Gjokës në Greqi, juristi Kthupi: Faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një vendim që s’ka rrjedhur nga një proces gjyqësor, por që është futur qëllimisht në arkiv
Pas kërkesës së SPAK për GJKKO, ku kërkonte pushimin e çështjes për Irena Gjokën, juristi Rezart Kthupi ka deklaruar se vendimi për dënimin e... -
Kosova & Rajoni
-
Politikë
21:45
SPAK kërkoi pushimin e çështjes për Gjokën, avokati: Vendimi për dënimin në Greqi i fabrikuar, dokumentin e solli Beleri për llogari të Berishës
Lidhur me vendimin e Gjykatës së Janinës për gjyqtaren Irena Gjoka, avokati Edmond Petraj tha se atë dokument e ka sjellë në Shqipëri eurodeputeti Fredi Beleri, për llogari të Sali Berishës.