Minutë pas minute
-
Kronikë
-
Kronikë
19:20
Ç’duhet bërë me 2800 ton mbetje të Kurum që mbahen në Porto Romano? Inxhinieri: Të gjendet destinacioni për t’u përdorur si lëndë e parë për zink
Teksa 2800 ton mbetje të rrezikshme të Kurum, që u kthyen para më shumë se një viti nga Tajlanda po mbahen në Porto Romano të Durrësit, inxhinieri Qerim Ismeni, ka thënë se këto mbetje duhet të gjejnë destinacion për t’u përdorur si lëndë e parë për zink.
-
Bota
19:16
Financial Times: Donald Trump është 'armiku' që po bashkon Europën
Sipas kësaj analize të publikuar nga Financial Times, presidenti Donald Trump po shfaqen si kërcënim për vlerat, sigurinë dhe aleancat tradicionale, por në të njëjtën kohë po shërben paradoksalisht si armiku i përbashkët që po bashkon Europën, po forcon identitetin e saj politik dhe po e shtyn BE-në drejt pavarësisë strategjike nga SHBA.
-
Bota
-
Shëndeti
-
Politikë
18:57
Erisa Xhixho takon kongresmenin amerikan Robert Aderholt: Partneriteti strategjik me SHBA-të është kyç
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhixho ngriti shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në vend, duke theksuar rëndësinë e rolit të SHBA-ve në mbështetje të luftës ndaj tyre.
-
Kronikë
-
Politikë
18:20
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pjesë e ceremonisë së 74-t të Mëngjesit të Lutjeve në SHBA
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit midis institucioneve parlamentare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Bota
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Politikë
17:57
Petro Koçi: Një përfaqësuese e Gjykatës Speciale denigroi luftën e UÇK-së duke folur në shkollat e Kosovës! Të shpallet ‘non grata’
Nisur nga disa lajme në mediat e Kosovës, ku një përfaqësuese e Gjykatës Speciale i ka bërë gjyqin luftës së UÇK-së në shkollat e Kosovës, Petro Koçi ka reaguar ashpër, duke kërkuar shpalljen non grata nga Prishtina të personit përgjegjës.
-
Lajme të mira
17:50
Tbilisi Waterfront arrin shitje totale në ditën e parë, me blerësit gjeorgjianë që kryesojnë kërkesën për një destinacion të ri ikonik
Alabbar, drejtues dhe themelues i Eagle Hills: “Reagimi ndaj Tbilisi Waterfront ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm dhe dëshmon për forcën e tregut të Gjeorgjisë dhe besimin e njerëzve të saj.
-
Kultura
17:46
‘Privati larg duart nga pasuritë e trashëgimisë kulturore’, Zhupa prezanton nismën te Ligjet: Të menaxhohen nga shteti! PS kundër
Mes debatesh mbi privatëve në administrimin trashëgimisë kulturore, Komisioni për Çështjet Ligjore rrëzoi në parim projektligjin e Ina Zhupës që kërkon ekskluzivitet të shtetit.
-
Sociale
17:37
Protestë kundër TID Durrës/ Banorët duan dialog të drejtpërdrejtë me bashkinë, kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor (VIDEO)
Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve theksuan se presin dialog të drejtpërdrejtë. Ata shprehën kundërshtimin ndaj zgjidhjeve që, sipas tyre, po orientohen drejt sistemimit në banesa sociale.
-
Sociale
-
Kosova & Rajoni
-
Sociale
17:17
Pjesë e Policisë së Shtetit që prej 2005, komisarja Enkela Deraj vlerësohet nga Ilir Proda me Certifikatën e Karrierës
Komisarja, e sprovuar me sfida e vështirësi në disa fusha të shërbimit, është kthyer në një shembull të mirë dhe frymëzues për të gjitha gratë dhe vajzat në Policinë e Shtetit. Pjesë e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen dhe inkurajimin e kolegeve.
-
Bota
17:05
Cila është loja e fuqive të mëdha pas krizës SHBA–Iran? Ish-ambasadori Bimo për Report TV: Pasojat e përshkallëzimit do të ndihen edhe në Shqipëri
Në analizën e tij për Report TV, ish ambasadori Roland Bimo thotë se përplasja SHBA–Iran po përdoret si një negociatë formale pa vullnet real për kompromis, ku presioni i aleatëve, sidomos i Izraelit, po shtyn Uashingtonin drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm që mund të sjellë luftë dhe pasoja të rënda ekonomike globale.
-
Politikë
17:15
Presidenti Begaj vizitë 2-ditore në Itali, merr pjesë krah liderëve botërorë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore
Presidenti Begaj do të niset sot për një vizitë dy-ditore në Itali, ku do të marrë pjesë krahas udhëheqësve botërorë në pritjen dhe ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
-
Kronikë
17:02
Merrnin deri në 7500 euro për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e krimeve në Tiranë dhe me nga 1 vit e gjysmë dy persona të tjerë
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite në total 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.
-
Opinion
-
Kronikë
-
Bota
-
Ekonomi
-
Bota
-
Politikë
16:32
Spiropali takim me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen
Elisa Spiropali ka takuar në SHBA kongresmenin Keith Self, iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës".
-
Opinion
-
Kronikë
-
Kronikë
16:18
Vranë babë e bir në 2012-ën, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Çapjan dhe xhaxhanë e tij, Ardian Çapja, që është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit.
-
Bota
16:10
Agjentët e kapën kur po shkonte në shkollë, 10-vjeçarja lirohet pas një muaji nga paraburgimi i ICE
Një vajzë 10-vjeçare nga Minesota, Elizabeth Zuna Caisaguano, u lirua bashkë me nënën e saj nga ndalimi i ICE në Teksas pas një muaji. Ajo dhe nëna e saj u ndaluan gjatë rrugës për në shkollë, pavarësisht se familja nga Ekuadori ka një çështje aktive për azil dhe kishte ndjekur procedurat ligjore.
-
Kronikë
16:13
‘Pse më sheh’- Henrik Hoxhaj ‘zbërthen’ zanafillën e sherrit me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja për hakmarrje! I gjuajtëm nga Renaulti, por Skerdit i ngeci arma
Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar disa detaje të... -
Sport
-
Kronikë
16:01
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: U gjet një kartë identiteti, nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit (VIDEO)
Kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj janë zhvilluar pa ndërprerje për 26 ditë rresht në shtratin e lumit dhe zonat përreth, por ende nuk ka ndonjë shenjë që të çojë në gjetjen e tij.
-
Kronikë
-
Bota
-
Kronikë
-
Bota
-
Kosova & Rajoni
15:41
Radio Europa e Lirë: Pse Osmani po paralajmëron ndjekje ligjore ndaj gazetarit të FAZ-it?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim që të “mbrojë integritetin” e Presidencës dhe shtetit, pas një përplasjeje virtuale me një gazetar të së përditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
-
Sport
-
Politikë
-
Kronikë
-
Kronikë
15:15
Abuzime me tenderët, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat për dy zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, pas hetimeve për abuzime me tenderët.
-
Politikë
-
Sport
-
Kultura
15:01
Gradishta, dëshmi me zë dhe foto të kampit të internimit! Tre artistë në gjurmët e kampit famëkeq të regjimit në Lushnjë
“Gradishta / Tempus Captum” është një instalacion artistik që ndërthur fotografinë dhe tingullin, për t’iu kushtuar një vendi me histori të rëndë: Gradishtës, kampit famëkeq të internimit nga regjimi i Enver Hoxhës.
-
Kronikë
15:11
Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine, pas dyshimeve se ai është mbytur në Lumin Vjosë.
-
Politikë
-
Bota
-
Sport
