‘Kompeticioni’ ekonomik, diplomatët e SHBA-ve dhe BE-së theksojnë nevojën për bashkëpunim me Kinën
3 Dhjetor 2021, 02:05
Lidhja e ngushtë e SHBA-ve me BE-në duket se i ka lëshuar fuqtë e ndikimit në Kinë. Nga samiti i fundit SHBA-Kinë ku u duk se ishte nisja e një aleance, SHBA ka nisur të gjejë gjuhën e përbashkët duke e theksuar edhe me shumë këtë aleancë.

Banka Botërore miraton ndihmën e ngrirë prej 280 mln dollarësh për Afganistanin për të shmangur krizën humanitare
3 Dhjetor 2021, 00:34
Me talebanët në listën e grupeve të sanksionuara ndërkombëtarisht, kapja e tyre e kryeqytetit të Afganistanit Kabul në gusht të këtij viti i shtyu donatorët e huaj të ndalonin dhe të tërhiqnin fondet nga vendi.

Nesër vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, drejtësia e re para një prove të fortë, SHBA-BE po monitorojnë
2 Dhjetor 2021, 19:03
Drejtësia e re do të vendosë nesër për fatin e një prej dosjeve më të ‘nxehta’ të viteve të fundit. Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite, nesër në 3 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit do të dalë me një vendim për dënimin ose jo të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazit.

Kim: Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku! Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Tiranë
2 Dhjetor 2021, 16:53
Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-të kanë qenë partnerë, të cilët e kanë mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, ajo nuk është e shqetësuar mbi ndikime të mundshme nga Rusia dhe Kina.

Rama niset nesër për në SHBA, pritet të marrë çmim nga Hillary Clinton për strehimin e afganëve në Shqipëri
2 Dhjetor 2021, 13:19
Me ftesë të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton, kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA/ Akuzohej për vjedhje, polici vret 61-vjeçarin në karrocë! Momenti i ekzekutimit (VIDEO)
2 Dhjetor 2021, 08:12
61-vjeçari u vra teksa lëvizte me karrocë, ndërsa shefi i policisë i cili publikoi edhe videon, tha se ka filluar procesi i shkarkimit të oficerit Rayan Remington.

Zbulohet rasti i parë me variantin Omicron në SHBA, Fauci: E dinim se ishte thjeshtë çështje kohe para se të zbulohej
2 Dhjetor 2021, 07:44
Në Kaliforni, një person i vaksinuar për COVID-19, u bë i pari në Shteteve të Bashkuara i diagnostikuar me variantin Omicron. Personi i diagnostikuar me Omicron kishte qenë në Afrikën e Jugut dhe ishte kthyer në SHBA më 22 nëntor.

Turqia dhe SHBA diskutojnë zhvillimet në Ukrainë, Siri dhe Kaukaz
2 Dhjetor 2021, 03:15
Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu diskutoi të mërkurën për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Letonisë Riga.

Vrau kolegen në sheshxhirim, Alec Baldwin me lot në sy: Është gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur në jetë
1 Dhjetor 2021, 21:32
Vrasja në sheshxhirim e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldëin ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Hollyëood-in, po edhe vetë aktorin. Në një intervistë me lot në sy Baldëin tha se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që i kishte ndodhur në jetë, ndërsa mohon të ketë qëlluar duke thënë që arma u shkrep në mënyrë të pashpjegueshme në momentin që e mori në dorë.

Rihapet debati për abortin në Shtetet e Bashkuara
1 Dhjetor 2021, 16:00
Në pikëpyetje po vihet vendimi historik i Gjykatës së Lartë të vitit 1973, në atë që njihet Roe kundër Wade, ku thuhet se gratë gëzojnë të drejtën kushtetuese për të ndërperë shtatzëninë në gjashtë muajt e parë