-
Policia njofton se rreth orëve të mëngjesit ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Shpëtim Metoli, 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
7 Prill 2022, 07:56 -
Banorët e Baldushkut kundërshtojnë projektin e Rindërtimit: Kanë zgjeruar projektin, po na marrin edhe tokën e varrezave
6 Prill 2022, 12:20Procesi i rindërtimit pas tërmetit vijon ende në disa zona të prekura edhe në qytetin e Tiranës. Në njësinë Administrative Baldushk në fshatin Mustafa Koç, banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e rindërtimit, pasi pretendojnë se po zgjerohet në kundërshtim me projektin e parë që ishte paraqitur, e madje, po u merr edhe tokën e varrezave e fshatit
-
Hiqej si pacient dhe u vidhte të sëmurëve në urgjencën e QSUT sendet me vlerë, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet 1 mln lekë
6 Prill 2022, 10:47Një 38-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në pranga përfundoi Arion Gjergo, i cili hiqej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.
-
‘Do vij për 10 minuta të rregulloj rubinetin e çezmës’, i riu rreh hidraulikun në mes të kafenesë: Kishte 10 ditë që më gënjente
5 Prill 2022, 18:44Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi në fytyrë.
-
Po udhëtonte me makinë, aksidentohet Armina Mevlani, e përplas kamioni
5 Prill 2022, 17:59Armina Mevlani është përfshirë pasditen e sotme në një aksident rrugor.
-
-
I mori 5 mijë euro familjes për ekstradimin e një personi nga Italia, SPAK dërgon për gjykim avokatin Lavdosh Shehu
5 Prill 2022, 16:11I mori 5 mijë euro familjes për ekstradimin e një personi nga Italia, SPAK dërgon për gjykim avokatin Lavdosh Shehu
-
I dënuar për prodhim lëndësh narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
5 Prill 2022, 12:05Një 40-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi ishte dënuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike
-
Atentati te Kthesa e Rinasit/ Zbardhet itinerari i Iljaz Çalit para se të ekzekutohej, u vra me 1 plumb! Borxhliu: I kam 350 mijë €, jo 1 mln euro, s’jam autori
5 Prill 2022, 11:3810 persona janë marrë në pyetje nga policia për vrasjen e 37 vjeçarit Iljaz Çali ndërsa nuk ka ende asnjë autor për ngjarjen. Në pyetje është marrë edhe 50 vjeçari Rrahim Dedja për të cilin familjarët thonë se i ka 1 milionë euro borxh. Ai pranon se i ka 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë por thotë se s’ka lidhje me vrasjen.
-
Ishte në kërkim ndërkombëtar pasi kishte përfituar 10 milionë lekë me anë të mashtrimit, arrestohet 54-vjeçari shqiptar në Itali
5 Prill 2022, 09:48Renato Numani, 54-vjeç, është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte mashtruar duke përfituar 10 milionë lekë
-
-
Alqi Bllako u dorëhoq, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos
4 Prill 2022, 16:17Alqi Bllako u dorëhoq, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos
-
Kishte valixhen plot me euro, por nuk i deklaroi, kapet ‘mat’ 26-vjeçari maqedonas në Rinas
4 Prill 2022, 15:45Policia sekuestroi 16.930 euro dhe nisi hetimin ndaj një 26-vjeçari, pasi nuk deklaroi shumë e parave që kishte me vete teksa po përpiqej të kalonte kufirin në Rinas.
-
Tiranës i shtohen edhe dy terrene sportive, fushë e re basketbolli dhe volejbolli në bllokun 'Shefqet Musaraj'
4 Prill 2022, 14:15Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rehabilitojë ish-fushën e vjetër të basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj” duke i rikthyer të gjithë parametrat.
-
Veliaj me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin e rindërtuar “Sami Frashëri”: Shkollën e përurojmë këtë vit në shtator
4 Prill 2022, 14:00“Sami Frashëri”, një prej shkollave ikonike të Tiranës, në 60-vjetorin e saj, do të jete gati të presë ceremoninë e diplomimit për maturantët e këtij viti në godinën e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Së bashku me nxënës, mësues dhe drejtues të kësaj shkolle, që pritet të rinisë zyrtarisht procesin mësimor në shtator, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës për ringritjen e godinës, e cila, siç tha ai, është edhe më e bukur se në renderat 3D.
-
Blinin kartëmonedha false në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim, pranga 5 adoleshentëve në Tiranë
4 Prill 2022, 13:505 adoleshentë janë vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim duke i përdorur nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.
-
-
Ekzekutimi i Iljaz Çalit, eksperti i kriminalistikës: Autorët nuk dogjën automjetin, kanë përfituar nga errësira! Stakimi i energjisë si masë kursimi i nxituar, do nxisë kriminalitetin
4 Prill 2022, 13:04Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi komentoi në një intervistë për Report Tv ekzekutimin e mbrëmjes së djeshme të Iljaz Çalit pranë kthesës së Rinasit. Ai tha se ajo që i bëri përshtypjen më shumë ishte fati që autorët nuk dogjën mjetin dhe sipas tij kjo mund të ketë ardhur si rezultat i errësirës në rrugë, ku autorët kanë qenë të sigurt që nuk janë parë dhe nuk kanë lënë prova pas.
-
-
Ekzekutimi i Iljaz Çalit, autorët i dolën paralel dhe e qëlluan me kallashnikov
4 Prill 2022, 11:10