-
Avokati i Selim Çekaj, Maks Haxhia vijon të hedh akuza ndaj Gjykatës së Posaçme të Apelit se gjyqtarët e çështjes po shkelin të gjitha procedurat duke mbajtur në burg Selim Çekajn, ndërkohë që vetë prokurori i çështjes kërkon lirimin e tij. Ai ka kërkuar largimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, pasi sipas Haxhisë ai e ka personale me familjen Çekaj dhe nuk mund të jap një gjykim të drejtë. Selim Çekaj, 72-vjeç, është arrestuar pasi në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.
25 Gusht 2021, 10:04 -
Çudirat s'kanë të sosur! Grupi i vajzave bllokojnë trafikun në Astir për të bërë video në TikTok! Para një 'Benz-i' të bardhë nisin kërcimin, 'shpërthejnë' boritë e makinave
24 Gusht 2021, 18:30Kjo javë nuk ka mjaftuar për të parë skena nga më të çuditshmet në Shqipëri. Një dasmor që pasi mori nusen ia lëshoi breshërisë së kallashnikovit, një gjest që nuk e justifikon dot askush e asgjë, më pas ishte grupi i dasmorëve që bllokoi aksin Lezhë-Mamurras, te mbikalimi i Patokut, duke kërcyer, por "nuk paskemi parë asgjë".
-
Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:59Pritja e rreth 3 mijë afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë
-
Rriten shifrat e COVID, sot 800 raste të reja, 2 humbje jete! Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç!
24 Gusht 2021, 17:475018 testime, 800 raste të reja, 2 humbje jete dhe 157 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i COVID gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht te Infektivi janë të shtruar 90 nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit. Nga ana tjetër, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
-
26-vjeçari përplas makinën e policisë, tre të plagosur në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:10Një 26-vjeçar ka goditur makinën e policisë në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, ku shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç
-
Iu gjet heroinë në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe pasagjeri në Tiranë, në pranga edhe një tjetër plagosi me thikë 32-vjeçarin
24 Gusht 2021, 14:19Teksa puna për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.
-
Rama dhe Veliaj në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet, deri në fund të vitit pret 300 familjet e para
24 Gusht 2021, 14:07Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet
-
Manastirliu: Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç! Në vjeshtë dhe dimër mund të përballemi me një tjetër valë të virusit
24 Gusht 2021, 13:51Muaji shtator do të jetë muaj i hapur vaksinimi kundër koronavirusit, për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen, duke shtuar se vjeshta dhe dimri mund të na sjellin një valë tjetër të COVID. Për situatën me pandeminë, ministrja u shpreh se numri i rasteve të reja të infeksionit është rritur me 5 herë.
-
-
Kryeqyteti ‘vishet’ me ngjyra dhe artë, zbukurohet nga piktorë shqiptarë dhe të huaj
24 Gusht 2021, 12:41Muret gri të pallateve të kryeqytetit janë veshur me ngjyra dhe art nga artisti shqiptar Helidon Haliti dhe grupi i piktorëve të huaj që kanë ardhur ne Tiranë enkas për festivalin “Mural”.
-
Qarkullonte me armë zjarri, kapet në një lokal të Tiranës 48-vjeçari, në pranga edhe një tjetër për moskallëzim
24 Gusht 2021, 10:41Teksa kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete vijon policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona.
-
2 muaj më parë u emërua zv/ministre e Punëve të Jashtme, vajza e Bashkim Finos i jep fund beqarisë! Kryebashkiaku Veliaj celebron çiftin më të ri në Tiranë
23 Gusht 2021, 20:03Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë.
-
Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, policia gjobit gjatë fundjavës 4.519 shoferë dhe pezullon 198 patenta! Bien në pranga 40 drejtues mjetesh
23 Gusht 2021, 16:44Vetëm përgjatë fundjavës janë arrestuar 40 shoferë, ku 28 prej tyre po udhëtonin nën efektin e alkoolit dhe 12 të tjerë po drejtonin mjetin pa patentë. Sakaq, 198 shoferëve iu është pezulluar patenta, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Bëhet me dije se bën me dije se 4.519 shoferë janë gjobitur pasi kanë shkelur rregullat.
-
Librat e shitjeve dhe të blerjeve/ Tatimet apel biznesit: Afati i dorëzimit dhe procedurat që duhet të ndiqni
23 Gusht 2021, 16:03Adiministrata Tatimore iu ka bërë thirrje tatimpaguesve subjekt të TVSH-së, se dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021.
-
-
-
U zunë për një vend parkimi në qendër tregtare në Tiranë, polici qëllon me armë rojen e sigurisë! Efektivi nuk ishte në shërbim, shpallet në kërkim i vëllai! SHÇBA nis hetimet
23 Gusht 2021, 09:28Një sherr banal, për një vend parkimi i ka kushtuar lirinë dhe karrierën, efektivit 35-vjeçar Drilon Toska. Bëhet fjalë për një sherr të ndodhur ndodhur në një prej qendrave tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, tek e cili qëlloi me armë efektivi i policisë Drilon Toska. E gjitha ka ndodhur për shkak të një konflikti banal për parkimin e një makine.
-
Këto 2 rrugë në Tiranë nesër do të mbeten pa drita për 8 orë
22 Gusht 2021, 18:32Dy rrugë në Tiranë do të mbeten pa drita ditën e nesërme.
-
Ulet lehtë numri i të prekurve më COVID! Sot 534 të prekur, 1 viktimë! Infektivi me 81 pacientë të shtruar
22 Gusht 2021, 17:18Kjo e diel ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve ditore me COVID-19, ndonëse ajo që është vënë re është se në javët e fundit ka pasur një rritje të numrit të personave pozitiv, kjo edhe për shkak të variantit Delta. Sot, si rezultat i 4262 testimeve janë konfirmuar me COVID, 534 qytetarë, teksa fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Viktima është një 65- vjeçar nga Vlora, e ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste në 24 orët e fundit.
-
Zjarr në Qerret të Kavajës, digjen kullota
21 Gusht 2021, 20:44Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fshatrave turistikë në Kavajë
