-
Në kërkim për djegien e makinës së personazhit të ‘Tik Tok’-ut, Kleviol Ahmetaj i njohur për përplasjet e tij me reperin Noizy
Kleviol Ahmeti, 37 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia për djegien e makinës luksoze tip “GLE Benz” në pronësi të personazhit të njohur të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi.
16 Dhjetor 2023, 13:20 -
Zbardhet ngjarja ku u dogj makina e personazhit të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi! Arrestohen 2 autorët! Në kërkim Kleviol Ahmeti, pagoi 1500 euro për krimin
Në pranga për ngjarjen kanë rënë, Dorian Limushaj 40 vjeç dhe Markelino Laho 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ndërsa në kërkim si porositës i ngjarjes, është shpallur Kleviol Ahmeti i cili dyshohet se i ka paguar 2 autorët me shumën prej 1500 eurosh për të djegur makinën luksoze tip “GLE Benz” me vlerë rreth 50 mijë euro.
16 Dhjetor 2023, 12:41 -
E Bukura e Festave nga DigitAlb, me superofertë e program festiv për të gjithë familjen
Në ditët më të bukura të vitit përjetoni programin më spektakolar në shtëpitë tuaja me programet e përzgjedhura me shumë dashuri për ditët dhe netët festive me sport, filma, seriale, dokumentarë, spektakël, argëtim e programe fantastike për të gjithë familjen. Edhe për festa, futbolli në SuperSport nuk ndalet me ndeshjet live në buqetën e një programacioni special me momentet kulmore të vitit që lëmë pas.
16 Dhjetor 2023, 11:23 -
Sot asfaltimi në Unazën Lindore të Tiranës, rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe, i bllokuar deri në orën 22:00! Çfarë duhet të dinë drejtuesit e mjeteve
Ditën e sotme (16 dhjetor), nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes do të bllokohet qarkullimi në aksin nga Rrethi i Shkozës tek Xhamia në Farkë për shkak se do të hidhet asfalti në rrugë.
16 Dhjetor 2023, 08:34 -
Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: Tirana po jeton ditët e saj më të mira! Vetëm bashkë mund t’i çojmë gjërat përpara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi dje në një darkë krerët e besimeve fetare, diplomatë dhe njerëz të shquar të fushave të artit, kulturës e politikës, për t’i uruar gëzuar festat.
15 Dhjetor 2023, 23:01 -
-
Lëvizje në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit nr.1 transferohet në Librazhd! Ja kush e zëvendëson! Ndryshime edhe në policinë kufitare (EMRAT)
Një valë e re lëvizjesh ka nisur këtë mes dhjetori në Policinë e Shtetit, e cila synon të krijojë impulse të reja në hetimin e ngjarjeve kriminale dhe të rrisë nivelin e sigurisë në 12 qarqet e vendit. Report Tv ka mundur të zbardh ndryshimet e para të cilat tashmë janë firmosur dhe mjafton vetëm nisja nga puna.
15 Dhjetor 2023, 20:12 -
Tiranë/ Atentati në ‘Don Bosko’, autori në kërkim, 5 mijë Є kush jep informacion! Qëlloi drejt mjetit me 3 persona, dyshohet se ngatërroi shënjestër
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentati në ‘Don Bosko’. Është shpallur në kërkim Andrea Bregasi dhe policia ofron 5 mijë € shpërblim kush jep informacion për autorin.
15 Dhjetor 2023, 14:16 -
23 vjeçarja nga Tirana u gjet e përdhunuar në Pejë, Zëdhënësi i prokurorisë për Report Tv tregon si ra 'pre' e abuzuesve, po verifikohen kamerat
Zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" Report Tv zbuloi sot se ka persona të tjerë që po hetohen në lidhje me përdhunimin e 23 vjeçares nga Tirana. Detaje si 23 vjeçarja u gjend në Pejë dhe ku ndodhet aktualisht. Ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim të rëndë.
15 Dhjetor 2023, 14:06 -
Të shtënat me armë dje në Pezë Helmës, kush janë babë e bir që u vunë në pranga
Gëzim dhe Orjent Hysa, përkatësisht 58 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, iu gjet armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.
15 Dhjetor 2023, 13:03 -
Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive , pranga 2 administratorëve të Call Center-it në Tiranë! Në hetim 7 punonjësit
Një tjetër skemë mashtrimi është zbuluar nga policia përmes bursave fiktive. Në pranga kanë rënë 2 administratorët e një Call Centeri në Tiranë, ndërsa janë vënë në hetim 7 operatorët.
15 Dhjetor 2023, 12:08 -
Tiranë/ Të shtënat me armë në Pezë-Helmës, arrestohen babë e bir: Donin të na grabisnin prandaj qëlluam! U sekuestrohet kallashi që mbanin që prej ‘97
Report Tv zbardh dinamikën e ngjarjes së mbrëmjes së të enjtes në Pezë Helmës. Burime bëjnë me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia, babë e bir, të cilët njoftuan blutë për të shtënat.
15 Dhjetor 2023, 11:13 -
-
EMRAT/ Antidroga e Tiranës bastis lokalin në Kashar, 4 të arrestuar! Zbulohen qindra doza kokaine, drogë xhelatinoze, shkopa bejsbolli dhe maska (VIDEO)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona të cilët shisnin drogë në një lokal në Kashar. Sipas policisë te arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e Ardit Hajdarit
15 Dhjetor 2023, 10:23 -
Veliaj nxjerr blof opozitën: “Nuk jam shprehur në emër të Qarkut, kryebashkiakët e Kavajës dhe Vorës janë përgjigjur vetë; Saliu dhe Iliri kanë halle të mëdha
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxjerr bllof opozitën duke hedhur poshtë me fakte të gjitha akuzat e ngritura prej saj në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Në intervistën në “Real Story” për Sokol Ballën, ai ka shpjegu
14 Dhjetor 2023, 23:41 -
Veliaj: Studimi për trajtimin e mbetjeve në kryeqytet u bë nga Basha dhe IFC; Bashkia nuk ka marrë asnjë iniciativë të tillë
Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se nisma për landfillin e Sharrës nuk ka qenë iniciativë e Bashkisë së Tiranës e drejtuar prej tij. Duke folur në “Real Story” me Sokol Ballën, ku sqaroi me detaje të gjithë procedurën, Veliaj hodhi poshtë akuzat e opozitës duke theksuar se studimi i IFC është k&eu
14 Dhjetor 2023, 23:38 -
DOKUMENTI/ Bie pretendimi i opozitës për pronësinë e landfillit të Sharrës, Veliaj: 'S'ka qenë asnjëherë në pronësi të bashkisë, shkresa e 2012 e Jorida Tabakut e vërteton këtë
Toka e landfillit të Sharrës nuk ka qenë asnjëherë pronë e Bashkisë së Tiranës, por vetëm është administruar prej saj. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar se kjo pronë ka qenë e Ministrisë e Punëve Publike dhe Transportit dhe kjo e fundit ia ka kaluar për administrim pushtetit vendor, por jo si pronë.
14 Dhjetor 2023, 23:33 -
-
Produktet 'Made in Albania' zgjojnë interesin te qytetarët! 'Zhduket' prodhimtaria e lodrave dhe shisheve te qelqit
Ekspozita “Made in Albania” risolli në kalanë e Tiranës 600 produkte vendase të periudhës së viteve 1920 deri në 2020. Interesi i qytetarëve për të mësuar më shumë rreth produkteve të prodhuara në kohën e komunizmit është i madh, ndërsa lodrat apo shishet e qelqit nuk prodhohen më në vendin tonë.
14 Dhjetor 2023, 16:54 -
