-
-
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptari me precedentë arrestohet për herë të dytë në pak muaj! I dyshuar dhe për tentativë vrasjeje të një efektivi
I kishte shpëtuar ndjekjes policore pas vjedhjes më 31 Maj 2024, ku u kapën 3 miqtë e tij. U arrestua në Tetor për një episod kriminal, por pas lirimit gjurmët dhe provat e reja zbuluan se edhe ai ishte pjesë e vjedhjes së shtatë muajve më parë
11 Dhjetor 2024, 21:43 -
Greqi/ Atentat 25-vjeçarit shqiptar të sapoliruar nga burgu, plagoset në bark! Autori e ndoqi me motor në rrugët e Selanikut (EMRI)
Ngjarja ndodhi në zonën e Selanikut dhe i plagosur nga sulmi mbeti një 25-vjeçar, që sipas burimeve policore dhe mediave të vendit fqinj, është me origjinë nga Elbasani. Person me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu, i dënuar për vjedhje më 2021
11 Dhjetor 2024, 20:20 -
Asti/ Shqiptari dhe italiani kapen me 20 kg drogë, hodhën 18 mijë euro që të hutonin policët! U gjenden telefon antipërgjim dhe kasafortë me gjurmë gishti
Operacioni në "Piazza Roma" dhe rrethinat e qytetit, të kthyera në sheshe të shitjes së drogës. I pari u kap shqiptari dhe më pas italiani. Sekuestrohet kokainë e cilësisë së lartë dhe marijuanë, njëri hodhi çantën me valutë për të shpëtuar
10 Dhjetor 2024, 20:45 -
Vrau gruan me çekiç dhe e fsheu një javë në papafingo, mbetet në burg 39-vjeçari shqiptar! Qan dhe shpreh pendesë: Më kapi paniku kur mësova se vdiq
Gjatë kërkimit të faljes për krimin në familje, Kastriot Cenko shfaqet i prekur dhe penduar. Rrëfen detajet e krimit dhe pse gënjeu fëmijët e mitur. Dyshonte për tradhtinë bashkëshortore të 32-vjeçares
10 Dhjetor 2024, 17:20 -
Romë/ Ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur italiane në autobus, arrestohet 37-vjeçari shqiptar!
Pothuajse çdo ditë, në të njëjtën ndalesë dhe orë, i dyshuari hipte në autobusin e linjës urbane në Casalotti, të mbushur me nxënës dhe studentë. Vajza i tregoi nënës dhe më pas denoncuan. Agjentët civilë e ndoqën dhe kapën shqiptarin në flagrancë teksa po përsëriste aktin
8 Dhjetor 2024, 10:19 -
Itali/ Shiste kokainë afër bizneseve, arrestohet 33-vjeçari shqiptar! Operacion në 33 bashki kundër ‘skifterëve’ dhe shpërndarësve të drogës
Operacioni në rajonin e Ascoli, 16 patrulla në terren, 215 persona të kontrolluar dhe 5 të arrestuar. Shqiptari u kap në zonën e bizneseve në Riviera
5 Dhjetor 2024, 15:04 -
Itali/ Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike pas sherrit në lokal, kapet në arrati 32-vjeçari maroken
I arrestuari është një shtetas maroken, 32-vjeçar, i bllokuar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia dhe u dërgua në burg në “Via Burla”. Ngjarja ka ndodhur më 18 Tetor të këtij viti, në ambientet e një lokali
4 Dhjetor 2024, 18:06 -
Itali/ Ndjekje si në filma, banda e ‘skifterëve’ braktis makinën dhe arratiset! Kapet nëpër fusha një nga shqiptarët, ‘viktimë’ e vjedhjes edhe pastiçieri i njohur
Grupi po bënte ‘namin’ në banesat e rajonit në Cassino, qytetarët pikasën hajdutët. Policët në ndjekje kapën më të ngadaltin e grupit, që u izolua në paraburgim. Të tjerët lanë mjetin “Opel” dhe humbën gjurmët
4 Dhjetor 2024, 16:25 -
Greqi/ Gjendet i vdekur në burg 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti
Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Sw bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38 vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.
2 Dhjetor 2024, 20:52 -
Itali/ I dënuar me 2,4 vite burgim për vjedhje dhe përplasje me Policinë në Milano, shqiptari arrestohet pasi vuan dënimin në Zvicër
Ndaj 31-vjeçarit kishte urdhër ndalimi nga Prokuroria e Peruxhias, pasi figuronte në arrati prej vitit të kaluar dhe duhet të vuante dënimin e dhënë për dy akuza. Ishte arrestuar dhe dënuar ndërkohë me 11 muaj burg në Zvicër
1 Dhjetor 2024, 22:54 -
Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019
Ngjarja në vendin fqinj, teksa shqiptari po vuante izolimin prej gjashtë vitesh në Burgun “Agios Stefanos”, i ngrihet akuzë e re. Nuk u kthye brenda afatit 6 ditor, ishte dënuar edhe me 50 mijë euro gjobë nga Apeli i Janinës
28 Nëntor 2024, 17:55 -
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
Operacioni nga Guardia di Finanza nisi orët e vona të së mërkurës midis Leçes dhe Brindisit, qentë antidrogë zbuluan 15 pakot e fshehura me zgjuarsi në mjetin “Alfa Romeo”. Shqiptari prangoset, pas tij dyshohet se fshihet një organizatë narkotrafiku
28 Nëntor 2024, 13:46 -
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
Karabinierët gjetën të traumatizuar dhe me shenja dhune 40-vjeçaren, e cila edhe më herët kishte denoncuar të dyshuarin për abuzim fizik. Tentoi arratisjen, shkak kërkesa për ndarje e partneres. Dëshmia: Isha e frikësuar
27 Nëntor 2024, 16:28 -
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
Policia e Maceratas lokalizoi të riun që banonte në Romë, duke e arrestuar. I skeduar më parë për krime. Akuzohej për shfrytëzim prostitucioni gjatë periudhës 2013-2015
27 Nëntor 2024, 16:08 -
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
Shqiptari u has me një makinë të madhe në zonën e argjendarive të Firences, refuzoi të ndalonte derisa u aksidentua dhe u largua në këmbë. Agjentët e prangosën dhe rezultoi se kishte thyer urdhrin e Gjykatës, e cila e kishte kaluar shërbim prove për pjesën e mbetur të dënimit për vrasje. I ngrihen dhe akuza të reja
26 Nëntor 2024, 16:11 -
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
Takimet e dyshimta tradhtuan shqiptarin, teksa bënte “dy punë” në Imola. Fillimisht iu zbuluan rreth 1 mijë euro dhe 5 gramë kokainë, kurse në banesë u zbulua baza me 1200 euro dhe mbi 250 gramë marijuanë. Një çelës garazhi i çoi karabinierët tek baza ku mbante materialet e vjedhura dhe pajisjet. Droga fshihej në kavanoz embëlsirash
24 Nëntor 2024, 21:24 -
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
Policia italiane lokalizoi të riun në zonën e Lambratit, teksa iu kapën doza hashashi dhe 200 euro, kurse në banesë u zbulua një minilaborator droge, me sasi të tjera hashashi dhe kokaine, peshore, pajisje dhe valutë
24 Nëntor 2024, 21:09 -
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
Krimi më 11 Korrik të vitit të kaluar, në Padova. I moshuari u sulmua në gjumë nga 2 persona, që e kërcënuan dhe goditën që ë tregonte paratë. Gjurmët dhe provat e mbledhura çuan te një nga shqiptarët, që kishte hedhur xhaketën gjatë arratisë. Ekzekutohet urdhri i Gjykatës
22 Nëntor 2024, 21:02
