-
Mjeshtri i Madh i humorit, aktori Paulin Preka, do të përcillet sot për në banesën e fundit me nderimet që i takojnë. Pasi trupi i tij i pajetë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Italia, homazhet kanë nisur në Teatrin “Migjeni", teksa aktorët e tjerë të humorit në Shkodër e në të gjithë vendin me dhimbje dhe lot në sy i kanë dhënë lamtumirën e fundit.
8 Shtator 2021, 12:39 -
Sherri për tokën në Shkodër plagos dy vëllezërit, njëri prej të cilëve u qëllua me armë zjarri! Identifikohet autori
8 Shtator 2021, 09:35Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Pas sherrit për një tokë bujqësore Xhevahi Fikaj ka plagosur me sende të forta Lad Grudën, 34 vjeç dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri vëllain e të lënduarit, Igli Grudën, 41 vjeç.
-
Zhvillonin lojëra fati të paligjshme në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, nën hetim 9 të tjerë
7 Shtator 2021, 16:443 persona janë arrestuar në Shkodër dhe 9 të tjerë janë ndjekur penalisht pasi zhvillonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme në një lokal
-
Shkodër/Gjendjen dy predha në lumin Buna nga një grup italianësh, pritet shpërthimi në nga forcat e XHENIO-s
7 Shtator 2021, 15:11Dy predha janë gjetur në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve të deritanishme një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.
-
Grabitën një shumë parash nën kërcënimin e armëve, arrestohet i riu në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori i tij
7 Shtator 2021, 09:18Në një kohë kur puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim vijon, policia e Shkodrës ka vënë në pranga 1 person, ndërkohë që është në kërkim të një tjetri.
-
Atentati ku mbeti i plagosur ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, reagon Nard Ndoka: 30 vite kundërshtar politik, por pa konflikte e inate! Ngjarje e rëndë kriminale, të zbardhet sa më shpejt
5 Shtator 2021, 16:36Nard Ndoka e konsideron një ngjarje të rëndë kriminale atentatin ndaj Hubës, ndërsa bën thirrje për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes. Ai thotë se prej 30 vitesh ka qenë përballë Hubës si kundërshtar politik, por shton se kurrë nuk ka patur probleme mes tyre, duke theksuar se Huba është një njeri gjithmonë i qeshur dhe i dashur me të gjithë.
-
Të rinjtë sherr me thika në Shkodër, plagoset 30-vjeçari! Policia prangos menjëherë autorin
5 Shtator 2021, 08:24Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sherri mes të rinjve mbrëmjen e kaluar në Shkodër.
-
-
-
-
Shuhet në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka! Meta dhe Basha shprehin ngushëllimet
4 Shtator 2021, 14:00Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarë shqiptarë, Paulin Preka. Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij
-
-
-
Atentat ish-kreut të PS në Vaun e Dejës: Dy persona në motor me skafandër më qëlluan sapo dola nga kafja, s'më thanë asgjë! S'e di kush janë! Identifikohet autori
4 Shtator 2021, 10:42Ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, Nikolin Huba ka rënë pre e një atentati mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër. Në mes të ditës, 2 persona në motor me skafandër, kanë shkuar në drejtim të tij duke e qëlluar sapo doli nga kafja, e duke e lënë të plagosur. E gjitha kjo skemë është ndërtuar mbi bazën e dëshmisë së vetë të plagosurit.
-
50 pacientë të pavaksinuar çdo ditë shfaqen në spital e Shkodrës, mjeku: Gjatë sezonit nuk u respektua asnjë masë antiCOVID! Qytetarët duhet të vaksinohen
3 Shtator 2021, 16:19Çdo ditë ka mbi 150 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Shkodrës, ku 50 prej tyre paraqiten për t’u vizituar në spital. Drejtori Ardian Dajti bën thirrje për vaksinim pasi ka rezultuar se personat e vaksinuar e kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta.
-
-
Nga Tuzi drejtonte 'rrjetin' e drogës në Michigan, 40 ditë burg për shqiptarin e arrestuar në Han të Hotit! Erdhi në Shqipëri për turizëm, i sekuestrohen 50 mijë euro në Audi! Pritet ekstradimi në SHBA
3 Shtator 2021, 10:51Gjykata e Tiranës i dha 40 ditë kohë një 41-vjeçari malazez deri në vendimin për ekstradimin në SHBA, ku kërkohet për trafik droge dhe pastrim parash. Aleks Vukaj hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare në Malësi të Madhe, dhe në momentin e arrestimit deklaroi se kishte ardhur për turizëm.
-
2600 euro dhe 71 mijë lekë shqiptare false në 'Benzi-in' e tij, arrestohet shkodrani! I gjenden në dyqan lëndë plasëse
31 Gusht 2021, 12:44Një sasi e konsiderueshme parash të falsifikuara janë kapur në Shkodër, të cilat i kishte në zotërim Mark Cumrakut në Shkodër. Atij sot iu vunë prangat teksa po udhëtonte në 'Benzin' e tij, ku iu gjetën plot 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pa falsifikuar. Burime zyrtare i thanë Report Tv se gjatë kontrollit në dyqanin e tij u gjetën edhe lëndë plasëse.
-
Aksident me vdekje në aksin Koplik-Hot, ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari
30 Gusht 2021, 08:07Dy makina janë përplasur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar
-
Shkodër/ E përplasi me makinë dhe më pas e plagosi më armën e gjahut pas sherrit për burimin e ujit, arrestohet autori
28 Gusht 2021, 17:01Një sherr për burimin e ujit në Shllak të SHkodrës ka përfunduar deri në përdorimin e armëve e për pasojë edhe një të plagosur. 31-vjeçari Frederik Kola pas debateve që ka pasur me 72-vjeçaritn, Zef Pjetri ka marrë makinën e ka përplasur dhe më pas sikur kjo të mos mjaftonte e ka qëlluar edhe me armë gjahu, duke i lënë plagë në trup.
