-
Një grup qytetarësh shkodran protestuan ditën e sotme duke kundër rritjes së energjisë elektrike, ushqimeve si dhe për rritjen qesharake siç e cilësojnë ata të pensioneve. Kjo protestë u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dega Shkodër në sheshin para bashkisë Shkodër
5 Tetor 2021, 13:41 -
-
Report Tv në Vermosh ku u rrëzua avioni i dyshimtë! Piloti me 2 persona dyshohet se u larguan drejt Malit të Zi! Banori: S'kishin dialekt verior! I pashë me dylbi, po transportonin diçka drejt makinës
5 Tetor 2021, 09:57Report Tv ka udhëtuar drejt Vermoshit, aty ku u rrëzua avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikuese me pilotin ende të paidentifikuar. Mësohet se ai dhe personat që ndihmuan me fuoristradë të bardhë u larguan drejt Malit të Zi, ndërsa një bari i zonës ka dëshmuar se asnjëri nuk kishte dialekt veriu dhe po transportonin dicka. Se çfarë kanë qenë duke transportuar, bariu nuk di ta thotë me siguri.
-
'Qilimi shqiptar' në Shirokën e bukur fiton çmimin e Loop Design Awards: E frymëzuar nga ODA tradicionale! Rama: Rroku vlerësimin për imazhin unik
3 Tetor 2021, 08:32'Qilimi shqiptar' në Shirokën e bukur ka fituar çmimin nga prestigjiozja Loop Design Awards, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës. Marrja e këtij vlerësimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.
-
Mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës, kreu i FRPD-së në Shkodër në ‘Pa protokoll’: Nuk kemi pasur presion nga Basha për organizimin
2 Tetor 2021, 07:55Kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili mori pjesë në takim, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se 70% e kryesisë së PD ishin në të pranishëm. Sipas Bushatit ato nuk kanë pasur mesazhe nga Basha, apo presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës
-
-
-
Denoncon PD: Shkolla në Theth nuk është hapur ende, të gjendet zgjidhja sa më parë
1 Tetor 2021, 18:16Megjithëse ka një javë që ka nisur mësimi zyrtarisht, Partia Demokratike thotë se shkolla në Theth nuk është hapur ende. Deputetja e rrethit të Shkodrës, Greta Bardelli në një reagim bën thirrje që të zgjidhet sa më parë problemi dhe mos të ketë justifikimet për mbylljen e saj
-
Deputetët e Shkodrës braktisin ‘Foltoren’, nuk i shkon as Topalli, por i çon të bijën! Berisha kundër komisionit hetimor të PD për 25 prillin: S’vërtetoi vjedhjen e votave, tani gënjen njerëzit
1 Tetor 2021, 18:12Sali Berisha vijon të lëviz me ‘Foltoren’ e tij nga qyteti në qytet për të mbledhur demokratët për t’i bindur që kreu i PD-së, Lulizm Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Në bastionin e demokratëve, Berisha u braktis nga të gjithë deputetët e PD në Shkodër të zgjedhur më 25 prill dhe figurat kyçe demokrate, ndërsa krah tij u shfaqën mbështetësit e përhershëm nga Tirana si Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.
-
Tingujt festivë e jaret tradicionale ‘ndezin’ Shkodrën
30 Shtator 2021, 19:24Qytetarët shkodranë shijuan mbrëmjen e së mërkurës ‘Ahengun shkodran’ që solli jaret tradicionale të muzikës qytetare. Koncerti u zhvillua në oborrin e muzeut “Oso Kuka” në një atmosferë festive.
-
-
Dita e parë e shkollës! Vlorë, Fier dhe Korçë, mësim me dy turne, bie numri i regjistrimeve në klasë të parë
27 Shtator 2021, 20:07Me shqetësim shihet ulja e numrit të nxënësve në klasat e para, për pasojë se disa shkolla në fshatra janë mbyllur, ndërsa në Kukës shumë familje kanë emigruar. Në qytetet e mëdha si Vlora, Fieri e Korça mësimi do të zhvillohet me turne, çka është kundërshtuar nga prindërit.
-
Iu gjet kallashnikov dhe kanabis në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër
26 Shtator 2021, 15:22Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 33-vjeçar Saimir Mali i cili u kap me 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
-
Grabitje në Malësinë e Madhe, denoncimi i familjarëve: U futën në shtëpi e na thanë jemi policë, morën para dhe telefonat e ikën në këmbë
24 Shtator 2021, 14:40Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Malësisë së Madhe. Sipas denoncimit të kryer nga familjarët grabitësit janë futur në shtëpi me armë dhe të maskuar
-
‘Goditet’ grupi kriminal në Shkodër! Shpërndanin kokainë, në pranga 8 persona, shpallet në kërkim infermieri që i siguronte metadon
24 Shtator 2021, 12:028 persona janë arrestuar, ndërsa 1 është shpallur në kërkim, pas finalizimit të operacionit policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
-
Akuzat e PD-së për punësime elektorale në bashkinë e Vaut të Dejës gjatë fushatës, gjykata e Apelit në Shkodër detyron prokurorinë të nisë hetimet
24 Shtator 2021, 09:51Në vendimin e Gjykatës së Apelit kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë në organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale. Ka qenë përfaqësuesi ligjore i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykatës së Apelit.
-
-
Debate në mbledhjen e socialistëve në Shkodër: 50% e drejtorëve dhe të administratës janë njerëzit e Tom Doshit
23 Shtator 2021, 13:40Mbledhja e socialistëve në Shkodër, gjatë prezantimit të drejtueses politike, Edona Bilali është shoqëruar me debate. Kjo jo për emërimin e saj, por akuzat të cilat vijnë nga kryetarët e Bashkive të Pukës dhe të Fusha Arrëzit kanë hedhur akuza se aleati i PS-së, Tom Doshi ka rreth 50% të punësimeve të drejtorëve dhe të administratës.
-
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen 2 makina, 4 të plagosur (FOTO-VIDEO)
21 Shtator 2021, 15:51Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Hani i Hotit–Shkodër në afërsi të fshatit Omaraj. 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 4 persona
-
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, shuhet familja Gjoka! Pas dy motrave dhe mamasë, humb jetën edhe djali 12-vjeçar
20 Shtator 2021, 14:19Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.
