-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
Prokuroria e Durrësit nis procedurat e sekuestrimit të 102 kontejnerëve të anijes 'Moliva' që ka sjellë mbrapsht 2100 tonelata me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme. Anija mbërriti në Durrës sot rreth orës 07:30 dhe ende ndodhet në raderin e jashtëm. Akoma nuk është planifikuar se kur do hyjë në port. Do kontrollohen kodet e plumbçet!
28 Tetor 2024, 07:39 -
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria: Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania Kurum në Portin e Durrësit
Prokuroria pretendon se sasitë e mbetjeve që u eksportuan nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë trasportuar nga kompania Kurum nga Elbasani deri në Portin e Durrësit
24 Shtator 2024, 13:10 -
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelance, ku në fillim thërret ministren e infrastrukturës për të dhënë llogari mbi aksin Thumanë-Kashar, për të cilën prej muajsh po protestojnë banorët e zonës
3 Shtator 2024, 17:28 -
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
Lidhur me hetimet që po kryhen për transportin jashtë vendit tonë të 816 ton mbetje nga prodhimi i çelikut në kombinatin e Elbasanit në pronësi të kompanisë Kurum, bëhet me dije se grupi hetimor që merret me këtë çështje ka marrë mostra të mbetjeve në mjediset e kombinatit në Elbasan, por edhe nga ato që konsiderohen mbeturina të ngarkesës në portin detar të Durrësit në kalatën lindore
3 Shtator 2024, 17:06 -
Skandali i mbetjeve toksike të KURUM, a e dinte kompania 'Maersk' çfarë kishin kontejnerët? BAN kërkon hetim, edhe 'Candor' fiku për shumë ditë GPS
Media investiguese e lajmeve industriale “ManifoldTimes” në Singapor dhe organizata BAN zbulojnë se të dyja mjetet lundruese e kanë fikur sinjalin për më shumë se çfarë duhet. Madje ekuipazhi ka mbajtur kontakte me Shqipërinë. Çfarë ndodhi gjatë këtij “errësimi”? Kompania “Maersk” i quan “lajme të pasakta”: Ngarkesat u kthyen
3 Shtator 2024, 09:08 -
Trafiku i “Kurum” në duart e motrave Pemati! Gjovana e Olizana, mbretëreshat e trafikut të mbetjeve toksike, në skenë turku Serdar Can Hakliol dhe linja Kroaci-Durrës
Në 4 korrik 2024 dy anijet “Compton” dhe “Candor”, të ngarkuara me 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme toksike, u nisën nga porti i Durrësit për në Tajlandë. Operacioni i ngarkimit të tyre drejtohej nga dy gra të reja rreth të dyzetave, Gjovana dhe Olizana.
2 Shtator 2024, 15:50 -
Mbetjet toksike të KURUM dhe 'Sokolajt', PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në Parlament! Tre pikat dhe akuzat
Kryetari i grupit, Gazment Bardhi, njoftoi sot se dorëzoi kërkesën në Kuvend dhe kërkon llogari nga ekzekutivi. Publikon ehde shifrën 1600 tonë të ngarkesës që po kthehet nga Kina dhe Singapori: Aktivitet i mirëfillte kriminal dhe cenim i sigurisë kombëtare!
30 Gusht 2024, 12:45 -
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
Zbardhet i plotë itinerari i anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furra e çelikut të KURUM dhe që tregtohej nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës. “Thestraitstimes” raporton se “Compton” dhe “Condor” përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.
29 Gusht 2024, 13:39 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht 2024, 12:25 -
Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF.
27 Gusht 2024, 19:18 -
KURUM lë 500 punëtorë në rrugë 'për vështirësi ekonomike', por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë
Lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit cilësohen veprimet e KURUM që nxori në rrugë 500 punonjës gjoja për shkak të vështirësive financiare. Nga verifikimi i Report Tv rezulton se vetëm vitin 2023 fitimi i KURUM ishte 44 miliard lekë të vjetra.
27 Gusht 2024, 17:20 -
'Kurum' mbyll uzinën e çelikut: Kemi ndërprerë punën nga vështirësitë ekonomike, s’ka lidhje me mbetjet toksike! Punonjësit do paguhen edhe 3 muaj
Kurum ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Përmes një deklarate shoqëria ‘Kurum’ thotë se shkak për mbylljen janë bërë vështir&
26 Gusht 2024, 15:46 -
Mbyllet Kurum, 500 të papunë! Konfederata e Sindikatave: Ka bërë investime të fryra për përfitimet të padrejta! KSSH në anën e punonjësve
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar për situatën e punonjësve të KURUM, ku pas mbylljes rreth 500 punonjës mbetën të papunë.Përmes një deklaratë për media, presidenti i Asamble
26 Gusht 2024, 15:40 -
Skandali me mbetjet toksike, Report Tv tek zyrat e KURUM! Mbyllet Uzina e Çelikut, punëtorët në rrugë! Kompania: Kemi vështirësi ekonomike, u japim 3 muaj pagë
Përveç hetimeve mbi mbetjet toksike, autoritetet kanë mbërritur në dyert e KURUM për nxjerrjen në rrugë të qindra punëtorëve pas mbylljes së fabrikave të prodhimit. KURUM thotë se largimet erdhën me marrëveshje, por Report Tv mëson se u negociua me krye-sindikalistin e shkarkuar, Taf Koleci, i cili thotë se në nëntor te ish-Metalurgjiku do vijë një firmë kineze për të marrë në dorë rikthimin e prodhimit
26 Gusht 2024, 15:00 -
Anijet me mbetje toksike u ankoruan në Singapor, e para mbërrin në fund të shtatorit në Itali, e dyta më vonë! Do kthehen në Shqipëri
Agjencia “Bloomberg” raporton se pasi Tajlanda refuzoi ngarkesën e 2 anijeve të “Maersk”, zbarkimi u bë në Singapor. Theksohet se nuk dihet se çfarë lënde kimike ka brenda, por po kthehen pas, me të njëjtin itinerar. “Basel Network” po ndjek situatën
26 Gusht 2024, 14:37 -
Mafiozët e mbetjeve toksike! Dritëhijet e një bashkëpunimi pozitë-opozitë, në skenë Breçani e Mulleti i Shkëlzenit! Të gjithë në këmbët e turqve të 'Kurum'
Manovra me falimentin, emra, lidhje dhe disa fakte për SPAK-un/ Skandali i mbetjeve toksike i ka përfshirë të gjithë. Të gjithë akuzojnë të gjithë. Në fund, të gjithë bashkë do t'a mbyllin gojën dhe skandalin. ‘Kurum’ si një çorbë turko-shqiptare. Skandali i Falimentimit me ligj të porositur për Qeverinë dhe Opozitën. Si e miratoi IFC ligjin për falimentimin, dhe 'Rilindja' e Kurum.
26 Gusht 2024, 12:47 -
Kurum mbyll dyert pas skandalit me mbetjet, ish-ministri Malaj: Kërcënon të lërë qindra familje pa punë, kriminale! Qeveria të mos e tolerojë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar sërish lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Në një postim në Facebook, Malaj ka ndarë reagimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili thotë se Kurum po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore pasi pezulloi aktivitetin.
25 Gusht 2024, 21:46 -
Mero Baze: A po shantazhon vërtet 'Kurum'-i, apo po bëhet gati të ikë?
Paralelisht me lajmet rreth skandalit të mbetjeve të mundshme toksike eksportuar drejt Tajlandës, me origjinë nga kompania “Kurum”, kompania njoftoi se do të pushojë 500 punëtorë për shkak të remontit të furrnaltave.
25 Gusht 2024, 21:29 -
Anijet me mbetje toksike, Meta: Skandal që dëmton imazhin e Shqipërisë, do kërkojmë hetim parlamentar
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për anijet me 816 mbetje toksike. Në një deklaratë për mediat, Meta e quajti një skandal, ndërsa theksoi se do të kërkojnë hetim parlamentar.Meta u shpreh se deputetët e PL do të bashkohen me ligjvënësit e tjerë
25 Gusht 2024, 16:25 -
Pas skandalit me mbetjet KURUM mbyll uzinën! Braçe i ashpër: Po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore! Të mos tolerohet më
Pas skandalit të mbetjeve toksike, kompania 'Kurum' ku punojnë 500 punëtorë mbylli dyert dhe pezulloi aktivitetin për një javë. Për deputetin socialist, Erion Braçe ky është një shantazh që kompania turke po bën ndaj qeverisë dhe kërkon që të mos tolerohet më. Kompania turke jo zyrtarisht deklaroi dje se puna u ndërpre për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut.
25 Gusht 2024, 13:07
