-
Kiara i ankohet Luizit për sjelljen ndaj saj: Je bërë si fëmijë, sikur të kanë rënë 1 mijë halle në kokë
Prej ditësh, tashmë çifti më i famshëm i momentit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë distancuar prej njëri tjetrit. Mosmarrëveshjet mes tyre nisën nga një lojë ku Kiara tha se u ndje keq nga reagimi i Luizit i cili për të fituar lojën e bllokoi në një hapësirë të ngushtë pa i dhënë mundësi të lëvizte.
4 Mars 2023, 17:58 -
-
VIDEO/ Momenti kur Kiara dhe Luizi pajtohen dhe përloten krah njëri-tjetrit
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin pas disa ditësh. Të ulur në oborr, ata kanë qëndruar larg banorëve të tjerë për tu sqaruar. Teksa flisnin, në sfond u vunë këngë që i përlotën të dy.
3 Mars 2023, 08:39 -
Kiara dhe Luizi pajtohen me njëri-tjetrin
Vetëm ata të dy, ballë për ballë me njëri-tjetrin kanë sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet e tyre. Kiara i ka kërkuar që të ketë më shumë kujdes me sjelljen e tij në vazhdim, ndërsa Luizi të cilit i shkëlqenin sytë është shprehur se pas asaj që kaluan as nuk e çon ndër mend diçka të tillë më
2 Mars 2023, 22:15 -
-
Luizi kërkon një mision sekret për të ‘rrezikuar’ këtë banor, por s’na qenka Olta
Këngëtari Luiz Ejlli është shprehur ditën e sotme dëshirën për të pasur një mision sekret që t’i heqë imunitetin Shpatit. Teksa ndodhej në oborr së bashku me Nitën, Oltën dhe Armaldon, ai tha se do bënte çdo mision për t’i hequr imunitetin banorit më të ri të shtëpisë së “Big Brother VIP”.
2 Mars 2023, 16:06 -
Luizi i kërkon falje Kiarës: Më fal me gjithë shpirt! Nuk mund të rri pa ty
Në spektaklin e të martës Luizi me Kiarën nuk e sqaruan konfliktin që kishin me njëri-tjetrin, e madje as në ditët më pas. Por, mbrëmjen e djeshme Luizi i shkoi Kiarës te krevati dhe i kërkoi falje. Luizi i tha asaj se nuk do të donte ta vinte kurrë në atë pozitë dhe se është personi i fundit që do i bënte keq.
2 Mars 2023, 11:37 -
-
Kiara i paska lënë një 'shije të keqe' Ermionës: Ti dhe Olta jeni e njëta kategori
Ermiona Lekbello ka reaguar sërish pas përjashtimit të saj nga “Big Brother Vip” mëngjesin e sotëm. Ish-miss-i me anë të një postimi tjetër në Instagram, ka falenderuar të gjithë ata që ia bënë më të bukur dhe të lehtë qëndrimin e saj në shtëpi.
1 Mars 2023, 22:51 -
Luizi debaton sërish me Kiarën: Si banore s’të llogaris hiç!
Sapo u largua Eva Alikaj, menjëherë filluan diskutimet brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Luizi po bisedonte me Kristin dhe Dean për debatin që ai pati me Evën, kur në atë moment, në kuzhinë u fut Kiara. Aty rifilloi edhe një herë debati mes çiftit.
1 Mars 2023, 22:10 -
Fansat e Luizit kundër Kiarës! Moderatorja humb mijëra ndjekës në pak orë
Fansat e Luiz Ejllit kanë “kryqëzuar” Kiara Titon, pasi sipas tyre ajo nuk duhet të kërcente me balenerinët që Big Brother i bëri surprizë të gjitha vajzave. Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Por, sjelljet e Kiarës janë gjykuar më së shumti nga ndjekësit në rrjete sociale, madje kanë arritur edhe në ofendime ndaj saj.
1 Mars 2023, 15:08 -
Ermiona ‘sulmon’ Kiarën, Oltën dhe Maestron: Ajo po ju përdor, është hipokrite! Jeni bërë si gore
Mbrëmja nuk kaloi e qetë në ‘Big Brother VIP Albania’. Ermiona nuk dëshironte të dëgjonte bisedat mes Oltës, Maestros dhe Kiarës, të cilët ishin shtrirë pranë saj. Gjatë natës me tone të larta, ajo kërkoi nga tre banorët që t’i linin këto biseda, madje iu drejtua Maestros duke i thënë se nuk është as Kiara as Olta, duke i kërkuar që t’i fliste mirë
1 Mars 2023, 08:59 -
Efi reagon për situatën në krizë të marrëdhënies Luiz-Kiara: Ishte e tepruar sjellja e tij
Efi ka reaguar lidhur me situatën Kiara-Luiz që ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Në spektaklin e sotëm një pjesë e banorëve dhe opinionistët e cilësuan si dhunë bllokimin e Kiarës nga Luizi në mes të dy lavamanëve
28 Shkurt 2023, 22:47 -
Lidhja me Luizin në krizë, Olta 'duartroket' Kiarën: Më ka pëlqyer shumë sjellja jote, unë do reagoja shumë keq
Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i qetë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Kiara Tito, ndryshe nga herët e tjera, është parë më e distancuar nga Luizi. Por, ajo që mori vëmendje është fakti se Olta u afrua me Kiarën dhe madje e mbështeti për mënyrën se si ishte sjellë me Luizin.
28 Shkurt 2023, 15:02 -
Si e ndryshoi sfida e Big Brother marrëdhënien Luiz-Kiara, moderatorja i 'tregon derën'
Sfida e re nga Big Brother Vip ishte për Ermionën dhe grupin e vajzave. Vajzat do të fitonin një vantazh në lojë nëse do ta fitonin atë, por sfida solli debate të ashpra mes çiftit Luiz-Kiara, derisa kjo e fundit u përlot dhe u ndje e bllokuar nga Luizi. Çifti ka pasur një diskutim në orët e vona, rreth gjithë situatës, por ende nuk ka pasur një ‘pajtim’ mes tyre
28 Shkurt 2023, 11:16 -
Kiara përlotet nga debati i ashpër me Luizin: S'ka më tolerancë
Një debat i ashpër dhe me tonë të larta ka ndodhur ditën e sotme midis Kiarës dhe Luizit dhe shkaku ishte për një lojë të organizuar nga Big Brother Vip. Debati i ashpër vijoi për më shumë se një orë dhe e gjitha kjo ndodhi për shkak se Luizi e bllokoi atë në lavaman dhe nuk e la të kalonte.
27 Shkurt 2023, 20:25 -
-
Luizi vë në siklet Kiarën përballë banorëve: Kur ke kryer marrëdhënie për herë të fundit?
Luzi e ka “ngacmuar” sërish Kiarën, por kësaj radhe i ka kaluar më tepër kufijtë e saj pasi ajo nuk dëshiron të flasë shumë për jetën e saj private. Mbremë të gjithë lojëtarët bënë një lojë e si pjesë e lojës ishte edhe pyetja pikante e luizit ndaj Kiarës.
27 Shkurt 2023, 16:35 -
Olta ia thotë në sy Kiarës: Më vjen inat nëse ti do jesh në finale, nuk e meriton
Olta Gixhari ka shprehur edhe një herë mendimin e saj të sinqertë për qëndrim e Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, e për më tepër për qëndrimin e saj deri në finale. Sipas Oltës, Kiara nuk e meriton të jetë pjesë e finales dhe këtë nuk ka ngurruar t’ja thotë Kiarës në një bisedë që pati me të.
27 Shkurt 2023, 16:15 -
