-
Vettingu/ Yuri Kim takim me KPK: Biseduam në lidhje me presionet dhe sfidat me të cilat ato përballen! SHBA i mbështet në pavarësinë dhe integritetin
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut. Lajmin e ka dhënë vetë Kim në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID ka vijuar punën.
28 Dhjetor 2020, 15:22 -
U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe u zu me djemtë për makinën, lirohet ish gjyqtari Alaudin Malaj
Ish gjyqtari dhe ish anëtari i KLD-së, Alaudin Malaj, 49 vjeç, është liruar pas arrestimit me 26 dhjetor se theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, në një kohë që e kishte të ndaluar t'u afrohej.
28 Dhjetor 2020, 14:26 -
Dha dorëheqje nga posti, KPA lë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Astrit Haxhialushin
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi i cili është lënë jashtë drejtësisë për 15 vite. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së për ish-gjyqtarin. Kujtojmë se në muajin janar, KPK ndërpreu procesin e vettingut për Haxhialushin.
28 Dhjetor 2020, 14:12 -
Theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, arrestohet ish gjyqtari Alaudin Malaj! Nën hetim vëllai i tij
Policia e Tiranës ka arrestuar ish gjyqtarin Alaudin Malaj, 49 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.
26 Dhjetor 2020, 09:14 -
Zbardhet debati për makinën/ Ish-gjyqtari i Apelit policisë: Merreni futeni brenda shpejt! Djali: Do vish dhe ti brenda, dëgjove
Është zbardhur një pjesë e debatit mes ish-gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj dhe djalin e tij, për makinën. Nga sa shihet, marrëdhënie mes tyre është aq e acaruar sa ish- gjyqtari u kërkon policëve që të fusin në burg djalin e tij. Djali: Ça ke qe shan&
25 Dhjetor 2020, 21:00 -
Lëvizja/ Gjyqtarët e shkarkuar kërkojnë goditjen e ligjit të Vetingut në Kushtetuese, përpjekjet 4-vjeçare të PD dhe magjistratëve për sabotimin e ligjit
Ish-anëtari i KLGJ Tritan Hamitaj kërkon shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të Vetingut dhe rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga shkalla e parë për kriterin e pasurisë në shtator 2020.
25 Dhjetor 2020, 16:08 -
Debat me të birin në rrugë/ Policia shoqëron në komisariat ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malaj: Futeni brenda shpejt! Djali: Do vish dhe ti me mua (VIDEO)
Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj është shoqëruar në komisariatin e policisë ditën e sotme (25 dhjetor) në kryeqytet. Mësohet se ai ka pasur një mosmarrëveshje me të birin për një makinë, e cila ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë.
25 Dhjetor 2020, 13:44 -
I aftë, i drejtë dhe i ndershëm, ja pse KPA riktheu në detyrë gjyqtarin që votoi kundër Dritan Dajtit, shkalla e parë gaboi me shkarkimin
Zbulohen arsyet se pse Kolegji i Posaçëm i Apelimit riktheu në detyrë gjyqtarin e Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, duke rrëzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi magjistratin.
24 Dhjetor 2020, 17:39 -
Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Prokuroria e Përgjithshme hap garën! Mbledhja dhe votimi në grupe për shkak të COVID
Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi nga Vettingu i Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.
23 Dhjetor 2020, 12:59 -
-
-
Dokumenti/ Dosjet e nxehta që do marrë në dorë Gjykata Kushtetuese nga përplasja Rama-Meta për dekretimin e ministrave tek Teatri Kombëtar
Gjykata Kushtetuese në prag të funksionimit me 6 anëtarë, 143 çështje janë rrëzuar në dhomë këshillimit, kanë kaluar për shqyrtim ne seancë plenare disa çështje që kanë futur në sherr grupet politike në Tiranë.
22 Dhjetor 2020, 19:30 -
'Calavera bashkëpunëtore e Ramës'/ Varhelyi-Berishës: Kam besim te stafi im! Reforma në Drejtësi të vijojë pavarësisht presioneve
Pas akuzave të mbërritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, se shefja e ONM Genoveva Calavera është bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. Për Komisionerin, ky është një formë "presioni" ndaj Reformës në Drejtësi, e për këtë arsye ka bërë thirrje që ky proces i rëndësishëm duhet të vijojë përpara pavarësisht sulmeve.
21 Dhjetor 2020, 19:24 -
U dënua me 6 muaj burg nga GJKKO se falsifikoi dokumentet për tu bërë pjesë e KPA, Luan Daci apelon vendimin
Luan Daci, zyrtari i parë i cili është dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka ankimuar vendimin në Apel. Daci është dënuar për “Falsifikim dokumentesh”. GJKKO e gjeti fajtor, ndërsa dha dënimin me 6 muaj burg, i konvertuar në 12 muaj shërbim prove.
19 Dhjetor 2020, 11:33 -
Vendimi i KPA konfirmon përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartës, Aleksandër Muskaj
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj, nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë në vend. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për largimin e ish-gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj për një periudhë 15-vjeçare jashtë sistemit të drejtësisë.
17 Dhjetor 2020, 16:37 -
Vettingu në drejtësi, KPK konfirmon në detyrën gjyqtarin e Vlorës, Florjan Kalaja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Rrethit Gjyqësor të Vlorës, Florjan Kalaja. Ai rezultoi i pastër në 3 shtyllat e vettingut, pasuria, figura dhe integriteti profesional.
17 Dhjetor 2020, 09:43 -
Kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia prokurori Bilbil Mete
Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme Bilbil Mete kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, ishte në proces Vetingu që nga viti 2018, Këshilli i Prokurorisë deklaroi mbarimin e statusit për shkak dorëheqje pasi mosha e pensionit është 67 vjeç, Komisioni i Vetingut ndërpret verifikimin dhe e përjashton nga sistemi.
14 Dhjetor 2020, 18:50 -
EKSKLUZIVE/ Raporti sekret: Gjin Gjoni i përfshirë në korrupsion dhe i lidhur me njerëz të krimit të organizuar
Zbulohet raporti që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i dërgoi Komisionit të Vetingut për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni: I papërshtatshëm për të vijuar detyrën, i përfshirë në korrupsion që nga vitit 1994, ka favorizuar fnjerëz të krimit në procese gjyqësore në këmbim të përfitimeve të paligjshm.
10 Dhjetor 2020, 13:57 -
-