-
Aksidentet përgjakin rrugët e Shqipërisë/ Dy të vdekur e 10 të tjerë të plagosur, një grua e një burrë në gjendje kritike
Viktima në Korçë po udhëtonte së bashku me familjarët në automjetin tip golf 5, ndërsa në makinën tjetër po udhëtonte vetëm një person. Ndërsa për aksidentin e ndodhur në Peqin, një grua është në gjendje më të rëndë ndërsa dëmtime kanë marrë të tre shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident. Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe tre aksidente të tjera ku më i rëndi ishte ai në rrugën e Kombit ku humbi jetën një e mitur.
15 Shtator 2019, 17:51 -
Dita e parë e shkollës/ Uron politika, Rama: Rindërtuam 200 shkolla, së shpejti libra falas për të gjithë! Meta: Dija e domosdoshme për dallgët e jetës
Në total ditën e sotme do u drejtohen shkollave 386 mijë nxënës. Nga klasa e parë deri në të pestën librat u shpërndanë falas këtë vit shkollor. Një urim për nxënësit ka ardhur nga kryeministri Rama i cili u ka uruar nxënësve një vit të mbarë shkollor. Ndërkohë një urim për nxënësit që fillojnë sot mësimin ka ardhur edhe një urim nga presidenti Meta.
15 Shtator 2019, 16:31 -
-
-
-
Godina e re e policisë së Shkodrës drejt përfundimit, Lleshaj: Kushte komode e siguri të lartë, prioritet rinovimi i infrastrukturës
Lleshja ka deklaruar se punimet për këtë godinë do të përfundojnë në kohë ashtu siç është rënë dakord me kompaninë ndërtuese por edhe cilësia do të jetë maksimale.
14 Shtator 2019, 15:41 -
Viti ri më i 'sigurt' për fëmijët, polic civil në çdo shkollë (VIDEO)
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e vitit të ri shkollor, siguria e ambienteve shkollore këtë vit do të jetë e shtuar. Në një takim të thirrur nga prefektja e qarkut Tiranë, me institucionet vendore ku u bë e ditur se çdo shkollë këtë vit do të ketë oficerë policie të veshur civil.
13 Shtator 2019, 22:42 -
-
Lleshaj në familjen e policit të rënë në detyrë: Do ju rindërtojmë banesën! Reforma në Drejtësi do hapë dosjet e vjetra
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishin ditën e sotme në familjen ish-efektivit të policisë Kolë Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.
13 Shtator 2019, 14:38 -
-
-
Kandidatët për patrullë të përgjithshme përgatiten për testimin fizik/Emocionet për profesionin e zemrës: Ka qenë ëndrra ime...
Vijon testimi fizik i konkurrentëve për 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme, në Policinë e Shtetit. Gjatë ditës së sotme në këtë testim morën pjesë 120 konkurrentë.
12 Shtator 2019, 16:41 -
-
Gjesti human i policisë/ Makina e turistëve italianë prishet në rrugë, patrulla shkon blen vajin dhe i ndihmon (FOTO)
Efektivët e rrugores ndihmëuan çiftitn, makina e të cilëve rezultoi se nuk kishte vaj. Në këtë mënyrë policia ka shkuar dhe ka blerë vajin e përshtatshëm dhe më pas janë kthyer tek makina e turistëve të cilën e rregulluan.
12 Shtator 2019, 09:53 -
Aksidenti i mistershëm i vëllait të deputetes së LSI në blindin me targa ruse/ Hije dyshimi për atentat! (FOTOT)
Eldin Dergjini (Barova) vëllai i deputetes së LSI, Amra Barova, u aksidentua mbrëmë në Tiranë në një ngjarje që dyshohet të jetë atentat ndaj tij. Makina e blinduar "Mercedes Benz G Class" me targa ruse të falsifkuara, e paregjistruar në asnjë pikë doganore. Precedentët e mëparshëm penalë dhe ndërrimi i mbiemrit. Dyshimet për një person të dytë në makinë. Skandali i drejtësisë ndaj të riut me blind me targa ruse, si u lirua. Dëshmia e 34-vjeçarit: Një makinë më ndiqte nga mbrapa dhe më goditi.
12 Shtator 2019, 08:08 -
-
Aksioni anti-informalitet, Krimi Financiar bën bilancin: 39 të arrestuar, 1764 biznese në 'sitë', gjoba e procedime
Minxhozi ka deklaruar se bilanci është bërë deri në datën 10.09.2019, në zbatim të Planit të Masave “Kundër informalitetit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, “Për evidentimin e subjekteve në vijën bregdetare që ushtrojnë aktivitet biznesi të shërbimit pa leje (kontrata me njësitë vendore)”, si dhe të Planit të Veprimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim edhe me strukturat e qeverisjes vendore dhe të tatimeve e doganave.
11 Shtator 2019, 14:51 -
-
-