-
Skandali i shtetësisë për 8 orë, Meta: Futbollisti afrikan u verifikua, por nuk ua tregoj dokumentin se është sekret
Presidenti Ilir Meta i cili i dha nënshtetësinë futbollistit afrikan që falsifikoi dokumentat për lejen e qëndrimit në Shqipëri, tha se janë bërë verifikimet për të, por nuk tregoi se nga cili institucion dhe tha se dokumentete janë sekret shtetëror.
26 Tetor 2020, 12:47 -
Pse nuk më shantazhon dot matrapazi i pasaportave Ilir Meta?
Prej disa ditësh jam bërë objekt i një sulmi nën brez nga zyra e Presidentit të Republikës, institucion i cili paguhet me taksat tona për të përfaqësuar unitetin e popullit, por që faktet tregojnë se përfaqëson unitetin e pazareve, korrupsionit, pastrimit të parave, fabrikimit të lajmeve të rreme, diversionit, manipulimit, falsifikimeve, frikës nga një drejtësi e pavarur dhe fatit të LSI-së, e cila po lundron drejt muzgut të saj politik.
26 Tetor 2020, 12:39 -
Sulmi ndaj Shqiptarja.com/ Denaj: Distancohemi nga akti i fundit i Metës! Liria e fjalës duhet të mbështetet nga të gjithë
Listës së personazheve të politikës, dhe jo vetëm që kanë dënuar sulmin e presidentit Ilir Meta ndaj botuesit të Shqiptarja. com, Carlo Bollino dhe gazetarëve, i është bashkuar edhe ministrja e Financave, Anila Denaj.
26 Tetor 2020, 12:12 -
-
Ilir Meta është 'armiku' që të nderon dhe aleati që të shkatërron
Ilir Meta i ka vënë të gjithë aleatët e vet në siklet. Së pari ka vënë në siklet institucionin e Presidencës, i cili duket se ka humbur edhe qetësinë edhe dashurinë, që ishin maska fallco e dikurshme e Ilir Metës.
25 Tetor 2020, 19:53 -
‘Tregtari’ i pasaportave dhe kërcënuesi i mediave
Unë nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që është habitur për ”tregtimin” e pasaportave nga Ilir Meta dhe nga sulmi i tij ndaj mediave e gazetarëve që investiguan pazarin në fjalë. Por, për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të asaj që ka ndodhur, po jua përmbledh shkurt: Shqiptarja.com dhe gazetari i tyre Adriatik Doçi kanë bërë një investigim ku kanë zbuluar skandalin e 419 nënshtetësive që Ilir Meta ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme.
25 Tetor 2020, 19:36 -
Erion Braçe: 26 vite nga koha kur përfundoja në birucën e Berishës si gazetar! Pasardhesi i tij, kopja e errët kërkon të vrasë të vërtetën
Kur nuk ja dalin me këtë menyre te kene gazetarine e tyre, atehere sillen si mafia, camorra, refuzojne te verteten, relativizojne te verteten;
25 Tetor 2020, 19:01 -
Carlo Bollino: Përgjigjet e mia 10 pyetjeve të Metës që fsheh vrasës fëmijësh mes intelektualësh e priftërinjsh
Presidenti Republikës Ilir Meta vazhdon të refuzojë t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që i kërkojnë të sqarojë me detaje se cilat janë vlerat dhe interesat kombëtare të marra në konsideratë kur ka dhënë me qindra nënshtetësi shqiptare me procedura të përshpejtuara dhe pa kaluar kontrollin e sigurisë. Për të mos iu përgjigjur këtyre pyetjeve të thjeshta, Meta prej javësh kërcënon dhe ofendon gazetarët që po bëjnë këtë investigim duke shpresuar në këtë mënyrë t’i bëjë të heshtin. Pas Mero Bazes dhe Adriatik Doçit, në shënjestër të Presidentit përfundova dhe unë e bashkëshortja ime, Alba Malltezi.
25 Tetor 2020, 18:52 -
Sulmi ndaj Shqiptarja.com, analisti Yzeiri: Meta si Berisha, që u dënua për shpifje! Aksidentalisht në postin e presidentit, të ngrihet një komision ta hetojë
Analisti Ilir Yzeiri shprehet se ne jemi një vend i mjerë që kemi për president Ilir Metën i cili sulmon fjalën e lirë dhe gazetarët.
25 Tetor 2020, 18:43 -
Sulmi i Metës ndaj Shqiptarja.com, Cukali: Gjuha agresive ka qëllim të mbyllë gojën, kërcënim i pastër ndaj gazetarëve
Drejtori i Këshillit të Medias Koloreto Cukali e ka quajtur një kërcënim të hapur gjuhën e përdorur nga këshillitari i Presidentit Meta ndaj botuesit Carlo Bollino pas publikimit të skandalit me nënshtetësitë. Sipas tij, komuniteti i gazetarëve do duhet të reagojë për mos lejuar sulme të tilla.
25 Tetor 2020, 16:17 -
Meta dhe Basha njëzëri, akuza qeverisë: Qeveria të rris urgjent numrin e testimeve për COVID-in
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta, (i zhveshur tashmë nga roli i një kreu të shtetit) kanë sulmuar ditën e sotme qeverinë, sipas së cilëve nuk po teston mjaftueshëm popullësinë për COVID-19.
25 Tetor 2020, 14:46 -
Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.
25 Tetor 2020, 13:55 -
Meta ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor/ Hajdari kërkon të martën mbledhjen e Këshillit Politik: Mundësi e mirë për të bërë një ligj gjithëpërfshirës
Dy ditë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari bën hapin e radhës.
25 Tetor 2020, 13:29 -
Sulmi i Metës ndaj botuesit të Shqiptarja.com dhe gazetarëve/ Rama: I vetmi faj i tyre është që i shërbejnë publikut
Pas sulmeve të bëra nga presidenti Ilir Meta në adresë personale të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
25 Tetor 2020, 13:14 -
Ja dosja penale e ‘heroit’ të Metës nga Afrika, bëri leje qëndrimi në fotokopje me vula e firma false, Presidenti i dha shtetësi për 8 orë si ‘aset kombëtar’
Dosja penale e futbollistit afrikan konfirmon pazaret e Ilir Metës me dhënien e nënshtetësisë, Cobbina u kap në Rinas me leje qëndrimi të falsifikuar që ia dha në stadium një personazh me peshë, një vit pasi prokurori i kopsiti dosjen, Ilir Meta e pajisi me nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, pa kryer verifikime dhe duke shkelur protokollin e sigurisë. Presidenti pjesë e mashtrimeve të klubeve të futbollit.
25 Tetor 2020, 12:01 -
Meta jep titullin e lartë 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit' ish- mesfushorit: Nëse futbolli do kishte martirë, ai do ishte një prej tyre
Presidenti Ilir Meta ka nderuar pas vdekjes ditën e sotme një nga legjendat në futbollin shqiptar, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose Roza Haxhiun, siç e njohin të gjithë lushnjarët dhe shqiptarët.
25 Tetor 2020, 10:56 -
Trafikimi me nënshtetësitë, Meta sulm gazetarëve. Bollino: Presidenti po tradhton Kushtetutën dhe rolin e tij
Presidenti I Republikës Ilir Meta sulmoi sonte me një sërë shpifjesh botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino dhe gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që Shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë
25 Tetor 2020, 00:56 -
Meta për 75-vjetorin e OKB-së: Është gurthemeli i bashkëpunimit shumëpalësh! Anëtarësimi i Kosovës, faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur 75-vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila përkon dhe me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të.
24 Tetor 2020, 19:15 -
-
Ekskluzive/ Skandali i Metës me nënshtetësinë, edhe BE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të ligjit dhe duke anashkaluar protokollet e sigurisë, me qëllim për të lëvizur pa viza në Evropë, është një temë që ka shqetësuar edhe institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat kanë ndërhyrë për të t’i dhënë fund kësaj praktike. DOKUMENT: Diskutimet për dhënien e nënshtetësisë për raste të veçanta në Komisionin e Sigurisë
24 Tetor 2020, 17:09
