-
Presidenti vendos datën kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale të 2019
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve pak ditë pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare të partive më të mëdha në vend. Në zgjedhjet lokale të 2019-ës, në 61 bashkitë e vendit qytetarët do të zgjedhin kryetarin që do të qeverisë zonën e tyre për katër vitet e ardhshme dhe këshilltarët bashkiakë.
5 Nëntor 2018, 12:32 -
Debati/ Nishani në 2017: Kushtetuta s’i jep të drejtë Presidentit të mos dekretojë ministrin
Vendimi i presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, sipas deklaratës së dhënë të ish-presidentit Bujar Nishani në 2017-n, konsiderohet si një shkelje e Kushtetutës.
5 Nëntor 2018, 12:31 -
Refuzimi i Lleshit, Meta takim 60’ me Ruçin, e përcjell deri tek dera me buzëqeshje (VIDEO)
Ende nuk dihet nëse takimi i kërkuar nga Ruçi do të sjellë ndonjë surprizë, por në pamjet e siguruara nga Report Tv, kreu i shtetit shfaqet i buzëqeshur në momentin e përcjellës së kryetarit të Kuvendit.
5 Nëntor 2018, 11:35 -
-
Rama komandon Lleshin ministër: Meta shkeli Kushtetutën, por nuk mbaron me kaq
Refuzimi i dekretimit të Sandër Lleshit nga Meta ka bërë që Rama ta komandojë gjeneralin duke e emëruar fillimisht zv/ ministër të parë. Kryeministri ka deklaruar se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, ndërsa ka lëshuar edhe një paralajmërim. Nesër do të mblidhet Kuvendi për të shkarkuar Xhafën. Ruçi takon Metën më pas Ballën dhe Sekretarin e Kryeministrisë Agaçi pas refuzimit të dekretit të Lleshit nga Presidenti. Reagon PD: Rama këmbëngul në emërimin e Lleshit se i duhet një kukull për të mbrojtur veten.
5 Nëntor 2018, 10:28 -
Ivanovi ynë!
Edhe Presidenti I Republikës sonë, nuk e dekreton kandidatin për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi, pasi nuk ka besim tek ai. Mungesa e besimit I vjen nga fakti se Presidenti I ka çuar fjalë për një takim me djalin e tezes, por ky e ka refuzuar dhe kjo ka prishur klimën e besimit mes Presidentit dhe Kandidatit për Ministër të Brendëshëm Sandër Lleshi.
4 Nëntor 2018, 19:44 -
-
Refuzimi i Lleshit nga Meta, ja cilët janë pesë skenarët në tryezën e Ramës
Versioni më i mundshëm është që Rama ta emërojë gjeneralin zëvendës ministër të punëve të Brendshme dhe ta komandojë në krye të këtij dikasteri. Po ashtu e hapur është mundësia që Rama të marrë vetë edhe kompetencat e ministrit të Brendshëm
4 Nëntor 2018, 16:04 -
Misteri i mosdekretimit/ Përplasja e Metës me Lleshin pas refuzimit të Gjeneralit për t’u takuar?
Burime konfidenciale kanë bërë me dije për Report Tv se Presidenti Meta, dy ditë më parë ka kërkuar në një takim Sandër Lleshin, të propozuar nga kryeministri Edi Rama si zëvendësues të Fatmir Xhafajt.
4 Nëntor 2018, 15:50 -
-
-
Emërimi i Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij
Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, Zef Brozi me anë të një statusi në Facebook ka reaguar duke e përshëndetur emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.
4 Nëntor 2018, 11:46 -
Mosdekretimi i Lleshit, Rama takim kokë më kokë me Metën në presidencë (Foto+Video)
Kryeministri Edi Rama për më shumë se 90 minuta zhvilloi një takim në Presidencë. Report Tv ka mësuar se takimi u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Report Tv siguron pamjet ekskluzive në momentin kur Rama hyri në presidencë. Në dalje të ambienteve, Rama ishte i buzëqeshur.
4 Nëntor 2018, 11:39 -
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, reagon Basha: Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese, lëvizja e ashpër nuk është lojë shahu
Basha ka thënë se Meta ka kompetenca që ia njeh kushtetuta. Deklaratat e kryedemokratit u bënë nga Korca, ku ai nuk harroi të lëshonte akuza në drejtim të qeverisë.
4 Nëntor 2018, 11:35 -
-
Sot Ilir Meta nuk ma mbush më mendjen as mua për President, shkelësi më i madh i Kushtetutës
Ilir Meta është sot shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës dhe shkelja e tij nuk ka asnjë lidhje me rastin italian, ku Presidenti Matarela nuk ktheu mbrapsht asnjë dekret, por thjesht negocioi me Kryeministrin për të mos patur në kabinet një ministër që ishte shprehur hapur kundër kushtetutës italiane.
4 Nëntor 2018, 10:27 -
-
Sandër Lleshi drejt emërimit si zv.ministër i Brendshëm?
Ky vendim mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër. Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë vendi i parë në botë pa ministër të Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 21:34 -
I sfiduar sot nuk është Rama por Kuvendi, parlamenti duhet të rrëzojë “Republikën e bindjeve”
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t’ia heq sovranitetin Kuvendit. Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet.
3 Nëntor 2018, 21:28 -
Siguria/ Para Lleshit, Meta vazhdon të mbajë të bllokuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo
Ky qëndrim i presidencës lë vend për interpretime nësë është një JO përfundimtare për kandidaturën e Sandër Lleshit i cili sipas nenit 98 të kushtetutës thotë se Ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit, brenda 10 ditëve nga Kuvendi
3 Nëntor 2018, 20:14