-
-
Dështimi i bojkotit të masave të sigurisë, avokatët ‘përplasen’ mes tyre! Haxhia thërret mbledhjen me urgjencë, ja mesazhi
Dështimi i bojkotit të masave të sigurisë, avokatët sërish përplasje mes tyre. Mbledhja e planifikuar për të hënën e ardhshme, do të zhvillohet nesër ora 13:00.
6 Korrik 2022, 09:36 -
Prej ditësh bojkot i përgjithshëm i avokatëve, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ: Nuk ka negociata, sugjerimet e tyre janë marrë parasysh
Në ditën e gjashtë së grevës së përgjithshme për masat e sigurisë dhe bojkotit pa afat të seancave të tjera nga ana e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Report Tv mëson se as Ministria e Drejtësisë dhe as Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e kanë pranuar kërkuar për negociata për ndryshimin e Hartës Gjyqësore.
5 Korrik 2022, 10:35 -
Harta e re gjyqësore, avokatët në Tiranë thyejnë bojkotin e masave të sigurisë
Avokatët e Tiranës nuk e kanë respektuar bojkotin e masave të sigurisë. Report TV me gazetarin Arsen Rusta mëson se ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar 5 masa sigurie, duke treguar se ky vendim për bojkot nuk ka gjetur dakordësinë e avokatëve të kryeqytetit, por edhe në rrethe.
2 Korrik 2022, 11:21 -
Situata për hartën gjyqësore, Xhafaj te ‘Ligjet’: Situatë e papranueshme, dy javë pa gjyqe! Njerëzit prej avokatët
Situata e krijuar nga bojkoti i avokatëve për ish-ministrin e Drejtësisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, është e papranushme. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve Xahfaj ka thënë se Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje.&
1 Korrik 2022, 10:57 -
Harta e re gjyqësorë, PD thërret në dëgjesë te ‘Ligjet’ ministrin e Drejtësisë, KLP-në, KLGJ-në dhe avokatët! Zhvillohet më 11 dhe 12 korrik
Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore. Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi Tyli në mbledhjen e komisionit të Ligjeve.
1 Korrik 2022, 10:46 -
'Viktimat e para' të bojkotit të avokatëve? Inspektori i AZHBR dhe blegtori në Korçë prej 24 orësh presin masën e sigurisë, s’ka avokat
Një inspektor i AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo, që akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme ai favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitoni me pa të drejtë subvencione nga shteti dhe një blegtor, Shaban Zaçe, që do të përfitonte prej tij prej 2
1 Korrik 2022, 10:17 -
Harta gjyqësore dhe bojkoti, PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe avokatët! Kreu i 'penalistëve' Vishaj: Të protestojmë para KLGJ e Ministrisë së Drejtësisë
Ndryshe nga daljet e mëparshme, kreu i Avokatëve Penalistë Sajmir Vishaj pati një qëndrim tjetër për bojkotin e avokatëve në seancat e masave të sigurisë pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore duke thënë se duhet të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë. Avokatët që thyejnë vendimin për bojkot, sipas Vishaj do të vuajnë pasojat deri në heqje të licensës.
1 Korrik 2022, 08:45 -
Kundër hartës së re gjyqësore por dhe kundër bojkotit, avokati Kola në Report Tv: Duhet zgjidhje institucionale! Po dëmtojmë interesat e qytetarëve
Njëri prej tyre, avokati Julian Kola është shprehur kundër bojkotit, njëkohësisht është dhe kundër hartës së re gjyqësor, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, avokati tha se bojkoti dëmton interesat e qytetarëve.
30 Qershor 2022, 13:35 -
-
Çela jep dakordësinë për hartën e re gjyqësore: E vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësim në sistemin e prokurorisë! Dakord dhe KLP
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka dhënë dakordësinë për hartën e re gjyqësore të hartuar nga KLGJ. Ky vendim i kryeprokurorit vjen në një kohë kur shumë gjykata të vendit janë në kaos pasi avokatët po bojkotojnë seancat gjyqësore.
27 Qershor 2022, 14:15 -
Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 6 rrethe! Në Korçë bojkotohen edhe masat e sigurisë
Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. Edhe sot avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjykatat e rretheve Korçë, Krujë, Lushnjë, Vlorë Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa bojkoti do të vijojë edhe në datat 27, 28 dhe 29 qershor.
24 Qershor 2022, 09:20 -
Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër: Gjykatat të mos hiqen, kosto shtesë për qytetarët
Qytetarët Shkodranë janë ngritur në protestë, këtë pasdite kundër draftit të KGJ për hartën e re gjyqësore. Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarë të Dhomës së Avokatisë. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që Gjykata e Ap
22 Qershor 2022, 18:48 -
Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 7 rrethe, kaos në disa gjykata të vendit! Me braktisjen e seancave të sigurisë rrezikohet lirimi i të arrestuarve
Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. E sotmja do të jetë një ditë bojkoti në gjykatat e rretheve Shkodër, Lezhë. Durrës, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.
22 Qershor 2022, 10:49 -
-
-
-
Kundërshtimet ndaj hartës së re gjyqësore, KLGJ ‘lan duart’: Vendimin përfundimtar e merr qeveria! Propozimi ynë synon rritjen e efikasitetit
Vendimin se si do të jetë kompozimi përfundimtar i hartës së re gjyqësore në vend i përket Këshillit të Ministrave. Kështu e përfundon reagimin e sotëm mbi kundërshtimet e shumta për propozimin për hartën gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke ‘tentuar’ kështu edhe një lloj shfryrje të përgjegjësisë apo akuzave ndaj këtij institucioni.
16 Qershor 2022, 16:12 -
Harta gjyqësore/ Meta: Situata është drejt kolapsit, nuk zgjidhet me shkrirje të gjykatave! Vendi ka nevojë urgjente për plotësimin e vendeve bosh
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për hartën e re gjyqësore që ka nxitur shumë diskutime dhe ka sjellë bojkotin e gjyqeve nga avokatët për 4 ditë me radhë. Meta thotë se në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së
15 Qershor 2022, 14:32 -
Harta e re gjyqësore, Gjiknuri: Ofron zgjidhje më të mira në shërbim të publikut, janë respektuar rekomandimet e Kuvendit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se harta e re gjyqësore ka respektuar rekomandimet e Kuvendit. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku u diskutua raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjiknuri tha se harta e re ka më shumë anë pozitive se anë nega
15 Qershor 2022, 14:23
