-
Veliaj luftë Ramës nga burgu, PD e PS dy lexime të ndryshme! Opozita: Të hetohen pretendimet në letër, dëshmi e kapjes së SPAK! Socialistët: Drejtësia e pavarur
Opozita kërkon që pretendimet e Erjon Veliajt të vihen në filtrin e prokurorisë, por socialistët, më të distancuar, thonë se mazhoranca i ka duart nga drejtësia me miratimin e reformës në 2016-ën, dhe s’mund të urdhërojë për hetime një institucion të pavarur.
3 Nëntor, 10:56 -
-
-
Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore! Ndreca: Kallëzim, Gogu shkeli ligjin me takimin! Shtyhet gjyqi
Erion Veliaj i kërkon GJKKO-së të hetojë transferimin e tij në Fier, duke përsëritur përmes një letre akuzat se gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. Gjykata tha se pretendimet duhet t’i verifikojnë organet kompetente. Gjyqi u shty për më 17 nëntor për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Sulës, ndërsa u pezulluan afatet e paraburgimit për Veliajn.
3 Nëntor, 08:20 -
Protesta drejt një lëvizjeje politike? Organizatori Xhemalaj: Ka përpjekje, por duhet të bashkohen fraksionet! Kandidati, profili i pedagogut
Zërat që qarkullojnë se protesta po përpiqet të organizohet në një lëvizje politike, s’janë vetëm thashetheme. Një prej organizatorëve, Ilir Xhemalaj, shprehet për “Repolitix” në Report Tv se një përpjekje e tillë ekziston.Protestuesit kanë dhe nj&
2 Nëntor, 22:37 -
Protestat e dhunshme, avokati Petraj: Tirana u dogj, pse s’pati asnjë reagim nga Veliaj?
Sipas Edmond Petrajt, mungesa e një reagimi për protestat e dhunshme në Tiranë, ishte fatale për Erion Veliajn. Avokati shprehet në “Repolitix” në Report Tv se protestat e gjetën kryeqytetin të papërgatitur duke e përfshirë në akte të dhunshme.“Kryetari i bashkis&e
2 Nëntor, 22:24 -
Kryebashkiak i ardhshëm? Arbër Hajdari i përgjigjet Erjon Veliajt: Çorbë fantazish, asnjë lidhje me këtë histori! S'kam ëndërruar të më punësojë Lali Eri
Arbër Hajdari ka reaguar lidhur me letrën e kryebashkiakut Erion Veliajt, lidhur me pjesën ku ky i fundit thotë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të heqë dorë nga bashkia dhe t’ia dorëzojë themeluesit t&
2 Nëntor, 22:04 -
Revolucioni i Veliajt sapo ka nisur!
Veliaj nuk është një i "vdekur" politik, është një politikan i arrestuar, por me forcën për t'u rikthyer kundër realitetit që i përkiste dikur! Ai kërkon të bëjë një tabula raza, për të filluar të gjithë sistemin nga fillimi duke krijuar një hapsirë krejt të re pushteti, të madhe dhe duke përjashtuar të tjerët që janë pjesë e këtij realiteti.
2 Nëntor, 21:56 -
Protestat, organizatori Xhemalaj: Pjesëmarrës edhe eksponentë të PS! Ka pasur edhe njerëz të Veliajt
Ilir Xhemalaj, një prej organizatorëve të protestave, thotë se në këto të fundit ka pasur edhe njerëz të Erion Veliajt, por pa fuqi reale mbi rrjedhën e tubimeve. Sipas kryetarit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, një prej tyre të pranojë se është përfshirë në
2 Nëntor, 21:47 -
‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë
Avokati Alban Duraj thotë në “Repolitix” në Report Tv se gjithçka nisi në shkurt, kur Veliaj u arrestua. Fillimisht ishte ndërhyrja e kryeministrit te pushteti vendor duke thirrur në takim nëpunësit e bashkisë dhe më pas, në shtator, me lënien në fuqi të masës së arrestit në burg nga Gjykata e Lartë.
2 Nëntor, 21:39 -
Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Dënojmë me forcë kërcënimin ndaj kryebashkiakut, hetim urgjent për aktin e kryeministrit, Gogut dhe Arbër Hajdarit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu i Fierit ku thotë se kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, që i janë përcjellë nga Toni Gogu në takimin e tyre të premten. Mes kushteve, janë dorëheqja nga bashkia Tiranë për t’ia deleguar Arbër Hajdarit si dhe të pranojë se ka ndërhyrë në protestat e flamingove.
2 Nëntor, 20:41 -
Veliaj nga burgu, luftë e hapur me Ramën: Kam më shumë dinjitet se Kryeministri! E sfidoj të provojë se kam lidhje me protestat! Gogu më ka kërkuar dorëheqjen! Ministri e mohon: S'është e vërtetë
Erion Veliaj akuzon Ramën se urdhëroi transferimin e tij në Fier dhe e sfidon të provojë se ka financuar protestat. Pretendon se ministri Toni Gogu i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmon takimin me Veliajn, por mohon akuzat.
2 Nëntor, 17:29 -
Pse Veliaj nuk u njoh me urdhrin e transferimit? Monitoruesi i Komitetit të Helsinkit për Report Tv: Dy arsyet që më dhanë drejtuesit e burgut të Fierit
Burgu i Fierit i ka dhënë dy arsye Komitetit Shqiptar të Helsinkit se përse Erion Veliajt nuk i është dorëzuar urdhri i transferimit nga Durrësi. Në një intervistë për Report Tv, monitoruesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit Zylyftar Bregu, i cili e takoi personalisht kryebashkiakun më 30 tetor, tha se drejtuesit e burgut të
2 Nëntor, 14:47 -
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nuk iu treguan arsyet, urdhri ‘sekret’ pa një bazë të qartë ligjore s'lejon ankimin! Pa telefonata me familjen
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për transferimin e Veliajt në Fier me një urdhër sekret, pa iu sqaruar arsyet. Monitorimi evidentoi mungesë të komunikimit me familjarët dhe të dokumentacionit mjekësor, ndërsa Veliaj deklaroi se ndihej i kërcënuar nga prania e një të dënuari për krime të rënda.
2 Nëntor, 09:56 -
Paraburgimi i Veliajt po përdoret si mjet politik? Eurodeputeti holandez Smit: Rasti i tij tregon se Shqipëria ka ende probleme me shtetin e së drejtës
I pyetur nëse paraburgimi i Erion Veliajt përdoret si mjet politik, eurodeputeti holandez Sander Smit e cilësoi rastin e kryebashkiakut të Tiranës jashtëzakonisht të rëndësishëm, duke thënë se Shqipëria ende ka probleme me shtetin e së drejtës.
1 Nëntor, 11:46 -
Ndrecës i pengojnë takimin me Veliajn në burgun e Fierit: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar, debati nisi dje! Më ka kërkuar kryebashkiaku, ende s’kemi folur (VIDEO)
Nga Prokuroria e Fierit ku ndodhet për të bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre punonjësve përgjegjës që nuk e lejojnë të takohet me Erion Veliajn, Plarent Ndreca shpjegon se debati vijon që prej ditës së djeshme.Deri më tani punonjësit i kanë thënë
31 Tetor, 18:54 -
Plarent Ndrecës i ndalohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, mesazh drejtorit: Ligji lejon vizitën në çdo kohë! Kallëzim penal për autorët
Pak ditë nga transferimi në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është takuar dot me avokatin e tij, të cilit i është refuzuar hyrja me pretendimin se nuk ishte orar për vizita. Plarent Ndreca iu drejtua prokurorisë për të depozituar një padi ndaj drejtuesve të burgut për shpërdorim detyre.
31 Tetor, 18:09 -
-
Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Po e ndjekim me vëmendje, të respektohet proces i rregullt ligjor (VIDEO)
Çështja e paraburgimit të Erion Veliajt u ngrit edhe në takimin e zhvilluar në Elbasan mes përfaqësuesve europianë dhe pushtetit vendor shqiptar. Zyrtari europian Antonio Mazzeo theksoi nevojën për një proces të drejtë dhe respektimin e pavarësisë së gjyqësorit
30 Tetor, 13:05 -
Transferimi i Veliajt në Fier, ministri Gogu i përgjigjet Xhafajt dhe Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin, përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Një ditë pasi deputetët socialist Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi, kryetarë të dy Komisioneve parlamentare, i kërkuan informacion për transferimin e papritur të Erion Veliajt në burgun e Fierit, ministri i Drejtësisë është përgjigjur zyrtarisht. Burime të Report Tv, shpjeguan se në shkresën e tij, Gogu është shprehur se ka urdhëruar inspektim për rastin, dhe se është në pritje të gjetjeve që do të rezultojnë në përfundim të tij.
30 Tetor, 11:53