-
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, vijon turi i deputetëve për sigurinë në gjykata! Bledi Çomo inspektim në GJKKO, shoqërohet nga gjyqtari Erion Bani
Deputeti socialist, Bledi Çomo ka kryer inspektim në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjet e sigurisë. Çomo, gjatë inspektimit ishte i shoqëruar nga gjyqtari Erion Bani.
2 Shkurt, 13:06 -
Seanca paraprake në GJKKO/ Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe u largua nga salla: Po më mohohet mbrojtja! Më 9 shkurt jepet vendimi
Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në paraburgimin e Durrësit, ndaj nuk pati më shumë kohë të konsultonte me kryebashkiakun aktet hetimore. Veliaj është larguar nga seanca me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.
2 Shkurt, 09:49 -
Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njihte dosjen! GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për heqjen e arrestit me burg
Veliaj i pranishëm në seancë, përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani. Sipas kryebashkiakut, vijimi i paraburgimit, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. ndërsa kishte si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni
1 Shkurt, 09:25 -
Veliaj kërkoi zëvendësim mase, nesër në GJKKO mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.
31 Janar, 20:39 -
-
Mungesa e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, Demo: Ndikon shumë, bashkia kërkon lidership politik
Në konferencën për shtyp, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, u pyet si po ndikon mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në drejtimin e qytetit. Demo tha se mungesa është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur pë
28 Janar, 12:20 -
76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Imamoglu dhe Veliaj: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në paraburgim pa afat, cenim i demokracisë
Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
28 Janar, 08:58 -
Caktohet gjyqtari për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado
Shorti i Gjykatës Administrative të Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar Hazbi Balliun. Veliaj kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror sepse ai nuk ka kryer Shkollën e Magjistraturës. Kryebashkiaku pretendon se Presidenca ka miratuar dekretin pa verifikuar, teksa i kërkon KLP shkarkimin e Dados.
27 Janar, 11:10 -
-
-
Veliaj padit Presidencën dhe Dadon, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të dekretit të emërimit si prokuror: Nuk kreu Shkollën e Magjistraturës, KLP ta shkarkojë (DOKUMENTI)
Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kërkesë-padinë për dekretin e vitit 2007-2012 duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin sepse nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës dhe Presidenca e ka dekretuar emërimin pa kryer verifikimin. Veliaj kërkon nga KLP shkarkimin e prokurorit.
23 Janar, 08:36 -
“U përgjak kryeqyteti”- Veliaj reagon nga qelia për 21 Janarin: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fortë se kurrë për drejtësi
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në 15-vjetorin e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues në bulevard gjatë protestave të opozitës së asaj kohe.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilësoi 21
21 Janar, 12:49 -
‘Më falsifikuan firmën’, Veliaj kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: S’kam marrë dijeni në qeli për një vendim të Apelit të GJKKO-së, nuk e kam nënshkruar unë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, depozitoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Veliaj pretendon se në një vendim të marrë në mungesë të tij dhe avokatit nga Apeli i Posacëm, është edhe firma e tij sikur ka marrë dijeni për vendimin. Mungesa e njoftimit për këtë vendim gjyqësor, thekson kryebashkiaku, ka bërë që të digjen afatet ligjore për ta ankimuar atë në Gjykatën e lartë.
20 Janar, 15:44 -
U shkarkua me urdhër të Ristanit, gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi
Anuela Ristani firmosi shkarkimin e Dokushit dhe të Sara Goxhaj, pasi iu ridelegua detyra e kryebashkiakes së komanduar nga vetë Veliaj. Ristani u shkarkua më 18 mars nga Veliaj, por ky akt u zhbë duke u argumentuar si një keqkuptim.
20 Janar, 11:57 -
Kaosi në Kuvend/ Avokati Duraj për Report Tv: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për të karikuar anëtarët e partive dhe qytetarët
Avokati u ndal edhe tek seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj e cila u shty për më 2 shkurt, pasi avokatja e Veliajt kërkoi kohë që të njihet me aktet. Ai tha se avokatja por edhe kryebashkiaku ka të drejtë që të njihen me aktet.
19 Janar, 18:48 -
Dosja ‘Veliaj’, shtyhet më 2 shkurt seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun! Avokatja kryesisht kërkon kohë të njihet me aktet
Avokatja e caktuar kryesisht për Erion Veliajn nuk kishte përgatitur mbrojtjen me argumentin se ka qenë jashtë shtetit dhe është kthyer vetëm dje në vendin tonë. Ajo kërkoi autorizim nga GJKKO që të takohet me Veliajn në qeli për t’u konsultuar për mbrojtjen. Seanca e radhës u la më datë 2 shkurt.
19 Janar, 07:50 -
SHËNIM/ Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze
Drejtoria e Burgjeve e përshkruan shoqërimin e Veliajt me 12 persona, si një procedurë normale, në rastin e një personi me rrezik ‘standard’. Duke i qëndruar këtij interpretimi, rasti i sotëm i Altin Ndocit, i akuzuar për vrasje, përfaqëson një skandal shumë të rëndë. Ai është shoqëruar, jashtë paraburgimit, në praninë dhe të një të dënuari tjetër, nga vetëm 5 efektivë dhe shoferi i automjetit.
13 Janar, 16:08 -
Gjykata la Veliajn në detyrë: Qeveria cënoi garancitë e Kushtetutës! Presidenti shkeli parashikimet kushtetuese! Zbardhet vendimi
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut dhe duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës.
12 Janar, 20:22 -
European Business Magazine: Rasti Veliaj,testi i besueshmërisë së BE-së! Pse Brukseli duhet të këmbëngulë për llogaridhënie!
Një analizë e revistës mujore evropiane European Business Magazine, argumenton se mënyra si po trajtohet çështja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, minon besimin te drejtësia shqiptare dhe rrezikon besueshmërinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
8 Janar, 18:57 -
Burgjet: Nuk penguam zhvillimin e seancës për Veliajn, shkuam në kohë për ta marrë nga ambientet e burgut
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pasi në GJKKO u shty seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ky i fundit nuk u paraqit dhe avokatët pretenduan se furgoni për ta shoqëruar shkoi me vonesë. Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policis&a
5 Janar, 13:02