-
Kaosi në Kuvend/ Në 3 muaj, 29 deputetë të përjashtuar! Bardhi, ‘më i ndëshkuari’, e ndjek edhe Nallbati! Noka rrezikon ndëshkim me rregulloren e re
Në 3 muaj aksion në parlament, 29 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. Më i ndëshkuari prej tyre rezulton Gazment Bardhi, ndërsa ndiqet nga Flamur Noka që rrezikon edhe përjashtimin 60 ditor për shkak të seancës së fundit të vitit të shkuar. Opozitarët kanë paralajmëruar që kaosin do ta vijojnë edhe në sesionin e ri të Kuvendit që nis më 15 janar.
7 Janar 2024, 15:24 -
Kaosi la PD ‘jashtë’ Kuvendit, 3 pr/ligjet e Bashës presin dritën jeshile! Kryedemokrati s’ka votat, duhet të ‘bindë’ PS-në e Rithemelimin
Të distancuar nga Kuvendi për rreth 3 muaj për shkak të kaosit, PD e Lulzim Bashës ka depozuar disa projekt-ligje, të cilat kërkojnë votat e kolegëve opozitarë dhe PS-së. Projektligjet kanë të bëjnë me dorëzimin vullnetarisht të imunitetit, ashpërsimit të dënimit për shpifje të deputetëve apo ndryshime në kodin zgjedhor
7 Janar 2024, 12:35 -
-
-
Kaosi në Kuvend ‘bllokon’ ligjet që kërkojnë 84 vota! Ngec ‘amnistia’, rreth 600 të burgosur ‘peng’ të sherrit! Asnjë hap para për Avokatin e Popullit e ‘Zgjedhoren’
Ngërçi dhe kaosi i krijuar nga opozita në parlament ka lënë pezull disa projektligje apo vendimmarrje të rëndësishme që për t’u miratuar kërkojnë edhe vota nga pakica parlamentare. Mes tyre, këtë fundvit nuk mundi të kalojë amnistia penale ndërsa në pritje janë edhe çështje si Avokati i Popullit
25 Dhjetor 2023, 12:22 -
Në 27 dhjetor vendimi për vulën e PD, Çollaku: Protesta e thirrur nga Berisha, jo sjellje e demokratëve! Ja pse nuk ishim në Kuvend kur iu hoq imuniteti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirlinda Çollaku në një lidhje skype për “Report Tv” me gazetarin Nertil Agalliu ka folur për protestën që Sali Berisha ka njoftuar para gjykatës së Lartë në datë 27 dhjetor kur pritet të merret vendimi mbi vulën e Partisë Demokratike.
24 Dhjetor 2023, 14:39 -
-
'Hiqi duart se mu në kokë e ke!' Noka i ndërsehet gardistëve me karrige e tymuese! Me rregulloren e re PS kërkon përjashtimin deri në mars për Flamur Nokën
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Flamur Noka pas kaosit që shkaktoi në seancën e ditës së djeshme (21 dhjetor) ku u votua pro heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berisha.
22 Dhjetor 2023, 13:10 -
-
-
-
Këshilli i Mandateve i hapi rrugë arrestit të Berishës, Bardhi: Praktikë e vendosur për herë të parë! Në dosjen e SPAK drejtuar Kuvendit s’ka prova
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës në kuadër të kërkesës së bërë nga SPAK për arrestin e tij nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën ‘Partizani’.
19 Dhjetor 2023, 15:15 -
Miratimi i propozimit të PS për komisionet hetimore, Tabaku: Dëshmitarë që do thirren me dyer të mbyllura! Pengesë e punës së opozitës
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për mediat pas miratimit që PS i bëri propozimit të Ermonela Felajt për ngritjen e komisioneve hetimore. Ajo tha se një ligj i tillë mbron mazhorancën dhe shtoi se thirrja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura pengon punën e opozitës për kontrollin parlamentar. Sipas deputetes, ligji a
19 Dhjetor 2023, 14:16 -
Miratohet me 15 vota pro propozimi i PS për komisionet hetimore! Felaj: Do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta
Komisioni për Çështjet Ligjore, ka miratuar me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS, Ermonela Felaj për ligjin për komisionet hetimore. Ndërsa u hodhën poshtë propozimet e bëra nga deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho. Felaj tha se propozimi i PS bazohet në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Sipas k&a
19 Dhjetor 2023, 13:54 -
Propozimi i PD në rregulloren e Kuvendit: Deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti në rast të kërkesës së SPAK! Kthupi: Bëhet 5 ditë pas miratimit të propozimit
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimin për një amendament në Rregulloren e Kuvendit për krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.
19 Dhjetor 2023, 13:37 -
‘Ligjet’ miratojnë propozimin e PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore! Felaj: Të ngrihen për çështje të veçanta! U bazuam tek modeli gjerman
Komisioni për Çështjet Ligjore, ka miratuar me 15 vota pro propozimin e bërë nga Partia Socialiste për ngritjen e komisioneve hetimore duke rrëzuar propozimet e bëra nga deputetët e opozitës, Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho.
19 Dhjetor 2023, 12:31 -
-
Dhuna në Kuvend, hyjnë në fuqi masat e ashpra ndëshkuese ndaj deputetëve që hedhin tymuese dhe lëndë piroteknike! Deri në 60 ditë përjashtim
Ditën e sotme (18 dhjetor), hyri në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit e miratuar në seancën plenare të 14 dhjetorit, sipas së cilës një deputet, ose një grup deputetësh do ta kenë thuajse të pamundur që të bllokojnë zhvillimin normal të punës së Kuvendit apo të komisioneve parlamentare.
18 Dhjetor 2023, 19:21 -
Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, nisin të hënën diskutimet! 3 nisma në Kuvend, PS kërkon 'objekt të qartë'! Tabaku e Spaho lehtësi për opozitën
Teksa ngritja e komisioneve hetimore vijon të jetë kërkesë e opozitës për të rikthyer normalitetin në parlament, nesër do të nisë diskutimi për nismat e ndryshimit të ligjit. Krahas projekt-ligjit të PS të dorëzuar së fundmi në parlament, do të diskutohen edhe dy drafte të tjera të propozuara rreth 1 vit më parë nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho
17 Dhjetor 2023, 13:43 -
Kërkohet arrestimi i Berishës, Karabina: PD mbështet SPAK pa asnjë rezervë! Kërkesa e 30 deputetëve në Kushtetuese, 'kurajo prej budallai'
Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtojë këtë të hënë kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
16 Dhjetor 2023, 16:08
